Gazetarja Klodiana Lala jep alarmin/ Kush i mbuloi krimet e gjyqtarit Thanza në 26 vite
Gazetarja e e News24, Klodiana Lala, ka sqaruar situatën e g...
?Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Kryetarit të PD Lulzim Basha për të shpallur moskompetencën për akuzën e ngritur nga Taulant Balla?.
Kështu ka njoftuar selia blu, me anë të një njoftimi për media.
Në argumentat e Kryetarit të PD theksohet se ankimimi në gjykatën e gabuar nga Taulant Balla të mos jetë bërë me qëllim zvarritjen e çështjes,krijimin e rrethanave të rreme për të ndikuar hetimin penal ndaj çështjes ku akuzohet si i përfshirë dhe mashtrimin e opinionit publik.
?Duke vënë në dukje shpejtësinë me të cilën Gjykata e Krimeve të Rënda trajtoi brenda 24 orëve kërkesën e Ballës, që nga procedura e regjistrimit, marrja e saj në dorëzim nga Kryetari i Gjykatës, hedhja e shortit dhe caktimi i gjyqtarit, marrja në dorëzim e dosjes nga gjyqtari i caktuar, shqyrtimi fillestar i saj, caktimi i seancës gjyqësore dhe përpilimi i aktit procedurat të thirrjes së palëve në gjykim, Basha shprehet se ?dëshiron të besojë që me këtë standard dhe shpejtësi maksimale, Gjykata zbaton për çdo çështje që lidhet me krimin e organizuar dhe korrupsionin?, thuhet në njoftim.?
Kërkesa e Bashës dërguar Gjykatës së Krimeve të Rënda
KËRKESË PARAPRAKE
DREJTUAR: Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda
BAZA LIGJORE: Nenet 74, 75/a, 83, 85, 354 dhe dispozita tranzitore (miratuar me nenin 285 të Ligjit nr. 35/2017) të Kodit të Procedurës Penale
I nderuar z. Gjyqtar,
Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda është paraqitur nga viktima akuzues Taulant Balla kërkesa për gjykim ndaj meje Lulzim Basha për veprën penale ?Shpifje?, parashikuar nga neni 120 i Kodit Penal.
Kjo kërkesë është depozituar nga viktima akuzues më datë 27 Qershor 2018, ora 14.35 min. Më datë 29 Qershor 2018, na është përcjell thirrja në gjykim për në seancën gjyqësore të datës 10.07.2018, ora 13.00. Ky akt procedural është hartuar në përputhje me nenin 333 të Kodit të Procedurës Penale, ku specifikohet se: ?1. Brenda dhjetë ditëve nga depozitimi i kërkesës së prokurorit ose viktimës akuzuese, kryetari i trupit gjykues, i ngarkuar për gjykimin e çështjes cakton datën e seancës gjyqësore. 2. Data e seancës i njoftohet prokurorit, të pandehurit, mbrojtësit, viktimës, palëve private dhe përfaqësuesve të tyre të paktën dhjetë ditë para datës së caktuar për gjykim.?.
Fillimisht me lejoni të shpreh vlerësimin tim maksimal për shpejtësinë me të cilën Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka proceduar me trajtimin e kësaj kërkese. Në këtë rast mbajmë në konsideratë faktin se procedura e regjistrimit, marrja e saj në dorëzim nga Kryetari i Gjykatës, hedhja e shortit dhe caktimi i gjyqtarit, marrja në dorëzim e dosjes nga gjyqtari i caktuar, shqyrtimi fillestar i saj, caktimi i seancës gjyqësore dhe përpilimi i aktit procedurat të thirrjes së palëve në gjykim, është realizuar në kushtet e shpjetësisë maksimale dhe të lavdërueshme, brenda 24 orëve nga momenti i regjistrimit të kërkesës, edhe pse ligji parashikon një afat maksimal prej 10 ditëve.
Dëshiroj të besoj dhe uroj që kjo shpejtësi maksimale në trajtimin e kësaj kërkese për gjykim, është një standard që Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e aplikon në çdo çështje penale që paraqitet aty, përfshirë çështjet penale për vepra të rënda penale si trafikimi i lëndëve narkotike, trafikimi i qënieve njerëzore, pjesëmarrja në grupe të strukturara kriminale apo organizata kriminale, korrupsion, etj. Nëse ky është një standard i Gjykatës tuaj, atëherë si ligjvënës dhe politikan gjej rast ta konsideroj këtë si një arritje të rëndësishme të sistemit tonë të drejtësisë, duke qenë se gjykimi i shpejtë dhe brenda afateve të arsyeshme është një standard europian dhe i lidhur ngushtë me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, përfshirë të drejtën për një proces të rregullt ligjor.
Duke u rikthyer në thelbin e çështjes, kërkoj paraprakisht vëmendjen e Gjykatës, mbi një çështje që në vlerësimin tonë, përbën pengesë ligjore të vijimit të gjykimit të kësaj kërkese nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Kjo na detyron që në mbështetje të nenit 354 të Kodit të Procedurës Penale, të paraqesim këtë kërkesë paraprake, që ka të bëjë me kompetencën e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda për shqyrtimin e kësaj kërkese.
Sipas legjislacionit në fuqi, përpara ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore të viteve 2016-2017, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, sipas nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale, të pandryshuar, nuk ka patur kompetencë lëndore për gjykimin e veprës penale të ?shpifjes?, apo subjektin e posaçëm ?deputet i Kuvendit të Shqipërisë?. Në këtë kuadër, referuar dispozitës tranzitore të përfshirë në Kodin e Procedurës Penale, si dhe Vendimit Njësues të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë Nr. 00-2018- i Vendimit (13), datë 04.04.2018, deri në momentin e krijimit të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shqyrtimi i kërkesës për gjykim ndaj një deputeti, për veprën penale ?Shpifje?, parashikuar nga neni 120 i Kodit Penal, është në kompetencën lëndore të gjykatave të rretheve gjyqësore dhe apeleve me juridiksion të përgjithshëm penal. Në rastin konkret, kompetenca lëndore për gjykimin e kësaj kërkese i përket Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Ne duam të besojmë se paraqitja e kërkesës në një Gjykatë jokompetente sipas ligjit:
Si rregull, në kushtet kur viktima akuzues Taulant Balla, është deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe ka votuar, pas shqyrtimit, ndryshimet që i janë bërë Kodit të Procedurës Penale, ai prezumohet se ka dijeni të plotë që shqyrtimi i kërkesës që ka paraqitur nuk është në kompetencën e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, sipas legjislacionit procedural në fuqi.
Mirëpo, ne duam të besojmë se paraqitja e saj në një gjykatë jokompetente ka ndodhur si pasojë e një lajthitje juridike momentale dhe mungesës së vëmendjes e kujdesit të duhur nga ana e viktimës akuzues. Duke e prezumuar rrethanën e mësipërme, vlerësojmë se viktima akuzues ka interes, njëlloj edhe si i akuzuari, që kërkesa të shqyrtohet nga gjykata kompetente, sa më parë të jetë e mundur.
Për të gjitha arsyet e parashtruara më sipër, në mbështetje të neneve 75/a (para ndryshimeve) 83, 85, 354 dhe dispozitës tranzitore (miratuar me nenin 285 të Ligjit nr. 35/2017) të Kodit të Procedurës Penale, kërkojmë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda:
Argumentet ligjore, lutemi i gjeni bashkëlidhur kësaj kërkese.
Me respekt,
Lulzim Basha
I përfaqësuar në gjykim nga:
Av. Ivi Kaso Këshilltari Ligjor GPPD Gazment Bardhi
ARGUMENTAT LIGJORE QË SHOQËROJNË KËRKESËN PARAPRAKE
Lulzim Basha është deputet i Kuvendit të Shqipërisë, njëlloj si edhe viktima akuzuese Taulant Balla. Sipas nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale, kompetenca për të gjykuar akuzat penale kundër një deputeti i përket Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pavarësisht nga lloji i veprës penale për të cilën akuzohen. Është fakt i njohur botërisht që Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk është krijuar ende, edhe pse ndryshimet kushtetuese dhe ligji organik i saj, janë miratuar prej rreth 2 vitesh.
Në mungesë të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në dispozitat tranzitore të ndryshimeve të Kodit të Procedurës Penale (miratuar me nenin 285 të Ligjit nr. 35/2017), në pikën 1 theksohet se: ?Deri në krijimin e Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, çështjet penale në kompetencën lëndore të saj, sipas nenit 75/a, të Kodit të ndryshuar me këtë ligj, do të gjykohen, përkatësisht, nga Gjykata për Krimet e Rënda dhe gjykatat e rretheve gjyqësore.?.
Kjo dispozitë ligjore me natyrë tranzitore ka qenë edhe objekt i Vendimit Njësues të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë Nr. 00-2018- i Vendimit (13), datë 04.04.2018 dhe që sipas pikës 4 të nenit 438 të Kodit të Procedurës Penale, ku specifikohet se: ?Vendimi i Kolegjit Penal dhe Kolegjeve të Bashkuara është i detyrueshëm për gjykatat në gjykimin e çështjeve të ngjashme?, duhet të mbahet në konsideratë nga kjo Gjykatë.
Konkretisht, në këtë vendim njësues, Kolegji Penal është shprehur se:
?64. ……Nga data 01.08.2017 të gjitha çështjet në hetim apo gjykim, që kanë si lëndë procedimi veprat penale të parashikuara nga neni 141 pika 1 e pandryshuar e Kushtetutës, do të kalojnë nga Prokuroria e Përgjithshme në prokurorinë respektive kompetente pranë gjykatës së rrethit gjyqësor apo pranë prokuroritë për krimet e rënda sipas rastit. Prokuroritë e zakonshme do të vazhdojnë të ushtrojnë juridiksionin fillestar të ushtrimit të ndjekjes penale dhe përfaqësimit të akuzës në gjyq edhe për të gjitha veprat penale që nuk parashikohen në nenin 75/a të pandryshuar të Kodit të Procedurës Penale.
Ndërkohë që pyetjes se ?si do të atribuohet kompetenca lëndore ndërmjet gjykatave me juridiksion të përgjithshëm dhe të posaçëm penal për kërkesat dhe çështjet që janë regjistruar dhe regjistrohen për gjykim pas datës 01.08.2017 deri në momentin kur të krijohet Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar? Pra, cila gjykatë do të gjykojë çështjet që rrjedhin nga veprat penale procedimi penal i të cilave ka nisur dhe do të nisë pas datës 01.08.2017??, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në vendimin njësues të cituar më sipër, i ka dhënë këtë zgjidhje detyruese:
?68. ….. Kjo mënyrë e interpretimit të ligjit do të cenonte njëlloj nenin 148 të pandryshuar dhe të ndryshuar të Kushtetutës, pasi edhe para edhe pas ndryshimeve të Kushtetutës, prokuroria ka qenë dhe është konceptuar si një organ që ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në gjyq pranë gjykatës respektive. Nga kjo rrjedh konkluzioni se prokuroria e ngritur nga ligji pranë një gjykate të caktuar me ligj do të ketë si vëllim kompetencash lëndore pikërisht ato që ka gjykata që ajo i atashohet. Akoma më tej konkluzioni që rrjedh nga kjo mënyrë e organizimit institucional dhe funksional të institucionit kushtetues të prokurorisë, konkludohet se nuk mundet që gjykata ta marrë kompetencën lëndore nga prokuroria që i atashohet asaj, porse e kundërta është ajo që ka paraparë Kushtetuta dhe ligji, që do të thotë se kompetenca lëndore e gjykatës përcakton vëllimin e kompetencës lëndore edhe të prokurorisë.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë konkludon se mosmbyllja e pikës 1 të nenit 285 të Ligjit nr. 35/2017 është një pakujdesi në hartimin e normës dhe mangësi në mënyrën se si është përdorur teknika legjislative për të normuar rregulla kaq të rëndësishme sikurse është veprimi i ligjit në kohë dhe regjimi juridik gjatë periudhës tranzitore. Megjithatë Kolegji Penal vlerëson se këto keqformulime të pakujdesshme të ligjit nuk mundet dhe nuk duhet të determinojnë mënyrën kushtetuese të zbatimit të tij dhe të ushtrimit të pushtetit të dhënies së drejtësisë. Roli i gjykatave dhe posaçërisht roli i autoritetit më të lartë gjyqësor, Gjykatës së Lartë, në qartësimin e rregullave ligjore është misioni kushtetues i pushtetit gjyqësor dhe se është thelbësor për shtetin e së drejtës. Ndaj Kolegji Penal konkludon se kompetenca lëndore gjyqësore e përgjithshme dhe e posaçme dhe kompetenca lëndore prokuroriale e përgjithshme dhe e posaçme mbi procedimet penale para ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore dhe pas, deri në krijimin e gjykatave dhe prokurorisë sipas nenit 135 pika 2 dhe 148 pika 4 të Kushtetutës, do të rregullohet sipas nenit 74 dhe 75/a të pandryshuar formalisht të Kodit të Procedurës Penale. Kjo do të thotë se neni 74 dhe 75/a i ndryshuar formalisht i Kodit të Procedurës Penale do të hyjë në fuqi ditën e krijimit të Prokurorisë së Posaçme dhe gjykatave të posaçme.
Sipas legjislacionit në fuqi, përpara ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore të viteve 2016-2017, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, sipas nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale, të pandryshuar, nuk ka patur kompetencë lëndore për gjykimin e veprës penale të ?shpifjes?, apo subjektin e posaçëm ?deputet i Kuvendit të Shqipërisë?. Në këtë kuadër, referuar dispozitës tranzitore të përfshirë në Kodin e Procedurës Penale, si dhe Vendimit Njësues të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë Nr. 00-2018- i Vendimit (13), datë 04.04.2018, deri në momentin e krijimit të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shqyrtimi i kërkesës për gjykim ndaj një deputeti, për veprën penale ?Shpifje?, parashikuar nga neni 120 i Kodit Penal, është në kompetencën lëndore të gjykatave të rretheve gjyqësore dhe apeleve me juridiksion të përgjithshëm penal. Në rastin konkret, kompetenca lëndore për gjykimin e kësaj kërkese i përket Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Me respekt,
Av. Ivi Kaso Këshilltari Ligjor GPPD Gazment Bardhi
[1] Kjo pjesë e dispozitës parashikon se: ?1. Deri në krijimin e Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, çështjet penale në kompetencën lëndore të saj, sipas nenit 75/a, të Kodit të ndryshuar me këtë ligj, do të gjykohen, përkatësisht, nga Gjykata për Krimet e Rënda dhe gjykatat e rretheve gjyqësore.?.
[2] Kjo pjesë e dispozitës parashikon se: ?4. Deri në krijimin e Prokurorisë së Posaçme, çështjet në hetim për veprat penale apo subjektet e parashikuara në nenin 75/a, të Kodit të ndryshuar me këtë ligj, do të hetohen përkatësisht nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe prokuroritë pranë gjykatave të rretheve gjyqësore, sipas kompetencës të përcaktuar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji.?.
Gazetarja e e News24, Klodiana Lala, ka sqaruar situatën e g...
Policia italiane ka shkatërruar një rrjet shqiptar të prosti...
Gazetari Basir Çollaku ka komentuar procesin e Vetinngut, du...
Në samitin e NATO-s i cili do të zhvillohet të mërkurën dhe ...
Kryeministri Edi Rama, ka nisur fushatën e shkarkimeve në Vl...
Në Karnataka të Indis, shefi i policisë së këtij vendi u ka ...
Të paktën 12 persona mbetën të vrarë, mes tyre edhe fëmijë, ...
U arrestua në flagrancë shtetasi Aleksandër Gurra, 45 vjeç b...
Muajt dhe javët e fundit, shumë ndërmarrje publike në Kosovë...
Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoelle...
Të gjithë mendojnë se nuset që përzgjedhin këtë stil, janë a...
Shenja e horoskopit është jo vetëm diçka që ju bën të dallon...
Fjalët se brisku duhet ndërruar pas 4 apo 5 përdorimeve, jan...
Tammie Umbel në Dallas të Virxhinias është një grua në bizne...
Një fotografe e njohur ka shpërndarë në internet fotot e të ...
Duke filluar nga mesnata e sotme Jupiteri, planeti i zemërgj...
Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka sulmuar mediat, d...
Çifti i prokurorëve, Dritan Gina dhe Rovena Gashi kanë dërgu...
Nesër në orën 10 të mëngjesit, prokurori Adriatik Cama do të...
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nga Londra ka folur për ta...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...