Vrau efektivin e policisë dhe plagosi një tjetër/ Kush është autori i ngjarjes në Maliq
Një ngjarje e rëndë u shënuar këtë të enjte në Lozhan të M...
Një ngjarje e rëndë u shënuar këtë të enjte në Lozhan të M...
Deputeti i LSI, Nasip Naço i ka parashtruar disa pyetje qeverisë në lidhje me Teatrin, ku kërkon përgjigje për pjesën financiare të projektit dhe përzgjedhjes së kompanisë ndërtuese. Naço ka shprehur shqetësimin për mangësi në relacion, pasi sipas tij nuk përcaktohet nëse propozimet e bëra janë të kompanisë “Fusha” apo të qeverisë.
Deputeti i LSI, ka shprehu gjithashtu shqetësimin edhe për shmangjen e asistencës së huaj, gjë e cila nuk u shmang në rastin e ?Rrugës së Arbrit? apo ?Portin e Karpenit?.
Fjala e plotë e Naços
Të nderuar kolegë,
Sigurisht që duke respektuar artistët, shoqërinë civile si ata që duan të ruajnë vlerat historike dhe kombëtare kulturore të godinës por edhe një pjesë të artistëve që duan të prishet kjo godinë për ta realizuar një ëndërr të tyren për tu bërë një godinë me parametra europian.
E nderuar znj. Ministre e Kulturës, i nderuar Ministër i Ekonomisë dhe Financave, në bazë të nenit 73, neni 2 të rregullores së Kuvendit, ju parashtroj disa pyetje si më poshtë; Sipas relacionit prej 18 faqesh që shoqëron këtë ligj, raportin e vlerësimit dhe shpenzimet buxhetore ju parashtroni se projektligji parashikon financim plotësisht me fonde private të godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe godina do ti dhurohet shtetit shqiptar. Vlera e pronës shtetërore përfshirë edhe godinat të angazhuara nga shteti shqiptar ështlë rreth 6 milionë euro. Ndërsa vlera e godinës së Teatrit që do të përfitohet është rreth 30 milionë euro.
Po në relacion ju përmendni se modeli ekonomik i propozuar, mbështetet në disa praktika të aplikuara më parë nga qeveria, përgjatë 3 viteve të fundit, 2016-2018 si mënyrë inovative dhe që i japin zgjidhje optimale nevojave dhe kërkesave të palëve të përfshira. Në këtë mënyrë përbën avantazh që shteti disponon njohuri dhe eksperiencën për të hyrë në marrëdhënie të tilla me ligj të veçantë. Duke qenë se në këtë projektligj dhe në realcionin e saj përdoren mënyra inovative të papara më parë, sigurisht që në emër të Grupit Parlamentar të LSI-së, por dhe në emër të shqetësimeve të disa qytetarëve do të parashtroj disa pyetje, pasi nuk e kuptoj dot që shteti vë 6 milionë euro në dispozicion të një kompanie dhe ajo në mënyrë bujare na e jep ne 30 milion euro me çelësa në dorë, për ta dhënë një godinë me parametra europian.
Pyetja e parë: Nga përmbajtja e Projektligjit dhe relacioni nuk del qartë nëse është propozim i pakërkuar nga operatori ekonomik, shoqëria Fusha SHPK apo është propozim i kërkuar nga qeveria. Kush e ka bërë studimin e fizibilitetit, analiza teknike dhe financiare ekonomike dhe ligjore dhe përllogaritjen e vlerës së kontratës së këtij partneriteti publik-privat? 2. Shmangia e procedurave ligjore në kushtet e një propozimi të pakërkuar nga shoqëria Fusha shpk dhe miratimi në negocim, sa do ti kushtojë më shumë qytetarëve shqiptarë? 3. Ku e keni sigurinë që në hapjen e garës nuk do të ketë oferta më të larta se kompania që propozuat? Nga projektligji përcaktohet se kjo kontratë do të lidhet me procedurë të veçantë me atë të negocimit dhe mungon shpallja paraprake e njoftimit të kontratës. Cila është arsyeja që nuk është bërë me procedurë të hapur? Ju drejtorin e Teatrit Kombëtar e zgjidhni me konkurrim ndërsa ndërton një godinë të re multifunksionale, një godinë që e bëni me negocim për 30 milionë euro. Është praktikë e re inovativ e qeverisë.
A janë bërë studime mjedisore dhe implikimet në natyrë? Sa është vlera financiare e parashikuar dhe sa do të jetë kohëzgjatja e kësaj kontrate? Sa do të jenë në zbatim te kjo kontratë dispozitat e ligjit për prokurimin publik, dispozitat e ligjit për konçensionet, për investime strategjike. Sa e besueshme është kjo shoqëri duke marrë parasysh kostot dhe risqet e ndërtimit në varësi të zgjatjes së kontratës. Sipas ligjit 87 të vitit 2001 të regjistrimit të pronave të paluajtshme i ndryshuar, përse nuk i është bashkëlidhur këtij projektligji edhe inventari i pronave të paluajtshme në shtet, meqënëse jemi në kushtet ku do të shkëmbehet prona shtetërore me atë private për të parë dhe statusin ligjor.
Duke qenë se baza ligjore e kësaj kontrate thuhet se është Kodi Civil por nuk përcaktohet cilat janë nenet, kur Kodi Civil ka rreth 1200 nene dhe përmendi shkarazi vetëm një kontratë shkëmbimi. Dhe po t’i referohemi nenit 760 që është kontrata e shkëmbimit, rregullat e përcaktuara në kontratën e shitjes zbatohen edhe për kontratën e shkëmbimit për aq sa janë në pajtim me atë. A do të shmanget shoqëria fusha shpk nga tarifat e shitjes së pasurisë së paluajtshme? Pasi kjo është e barabartë me kontratën e shkëmbimit.
Dhe nëse po sa është kjo shumë? Sipas nenit 5 të projektligjit, në krye të Komisionit të Negocimit është Bashkia e Tiranës. Nëse qëllimi është ndërtimi i Teatrit Kombëtar përse në krye të Komisionit të Negocimit dhe autoriteti kontraktor është Bashkia e Tiranës, e cila ka vetëm 2100 metër katror truall, ndërsa teatri i përfaqësuar nga Ministria e Kulturës ka godinën dhe një sipërfaqe prej 6000 metra katror truall. Është praktikë e re inovatore e qeverisë? Cila është arsyeja që nuk është vendosur bashkëlidhur projekt propozimit fusha shpk në kuadër të transparencës edhe relacioni që shoqëron këtë projektligj?
Përcakton se avantazh përbën fakti se kemi të bëjmë me një investitor serioz me kapacitete ekspertive dhe eksperiencë të madhe në fushën e sipërmarrjes. Pyetja ime është a ka bërë shoqëria fusha shpk investime të rëndësishme publike si për shembull me Bashkinë e Tiranës, me Ministrinë e Kulturës, me Ministrinë e Ekonomisë Financës apo dhe të infrastrukturës. A mund të kemi një CV të këtyre investimeve? Si ka qenë me realizimin e kontratave kjo kompani? A kemi investime të rajonit apo në europiane kjo për transparencë për deputetët dhe opinionin publik? A ka ndërtuar ndonjë vepër të ngjashme brenda apo jashtë vendit si Teatri Kombëtar brenda standardeve europiane që duhet të ketë një teatër? Po kështu në relacionin që shoqëron projektligjin për ju përmendni faktin që shoqëria fusha shpk për më tepër është e lidhur në mënyrë të konsoliduar me projektin duke qenë se kanë porosi një truall dhe objekt selinë dhe zyrat e kompanisë afër Teatrit dhe është tejet e interesuar.
Pyetja ime do ishte sa është sipërfaqja në metër katror truall dhe sipërfaqja në metër katror ndërtime që do të jetë në zonën e zhvillimit që ka kjo kompani? Nëse kjo shoqëri është në pronësi të kompanisë apo në pronësi të personave dhe subjekteve të tjera private që kanë lidhur marrëveshje me shoqërinë fusha shpk. Nëse po cilat janë këto marrëveshje? A ka paraqitur shoqëria fusha shpk një pasqyrë financiare që pasqyron garancitë ekonomike të partnerit privat dhe çdo dokument tjetër provues se pala financuese nëse ka si garantim për zhvillimin e projektit. A ka paraqitur shoqëria fusha shpk bilancin financiar të tre viteve të fundit? Në nenin 6 të projektligjit janë përcaktuar kompetencat e Komisionit të Negocimit. Në nenin 6 ju thoni se Komisioni i Negocimit të kontratës vlerëson dhe negocion me partnerin shoqërinë fusha shpk, propozimin e hartuar prej tyre dhe harton projekt kontratën finale të negociuar nga palët. Përse është shmangur hapja e garës për kompani të tjera kombëtare apo ndërkombëtare?
Dhe pse jemi në kushtet e një propozimi të pa kërkuar nga shoqëria fusha shpk? Përse po shmanget procedura e ligjit për koncesionet, kur procedurat edhe për këto propozime janë të detajuara? Përse pa u bërë vlerësimi po kalohet direkt në lidhje kontrate me kushtet e diktuara nga shoqëria FUSHA.shpk? Si mund të bëhet vlerësimi financiar, pa patur ndonjë inventar të pronës? Në nenin 7, paragrafin e tretë të këtij projektligji, ju thoni se komisioni I negocimit të kontratës mund të asistohet për marrjen e ekspertizave të specializuara nga një konsulent I përzgjedhur sipas një procedure të veçantë të përshpejtuar nga ana e Këshillit të Bashkisë, nga ana e Bashkisë së Tiranës dhe të përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave?
Pyetja ime është: përse në komisionin e negocimit është shmangur asistenca dhe vlerësimi I projektit nga pikëpamja teknike, financiare dhe ligjore e një konsulence të huaj, të propozimit të paraqitur nga shoqëria Fusha Shpk të kontratës që do lidhet, ndryshe nga praktikat e tjera të mëparshme, praktika innovative që përmendni dhe ju në relacion?! Në praktikat e tjera që ju përmendni, siç është Rruga e Arbërit apo Porti i Karpenit, në projektligj është parashikuar se komisioni I negocimit të kontratës asistohet nga një konsulent I huaj, I cili bën vlerësimet ligjore dhe financiare të propozimit të paraqitur të kontratës që do të lidhet. Përzgjedhja e konsulentit bëhet nga Avokatura e Shtetit në përputhje me vendimin 392, datë 08.04.2009 të Këshillit të Ministrave për miratimin e Rregullores për Marrëdhëniet e Avokaturës së Shtetit me institucionet shtetërore dhe entet publike, rolin e avokatëve të shtetit në gjykim dhe normat e posaçme proceduriale.
Kjo procedurë është ndjekur edhe në rastet inovative, që ka bërë qeveria juaj. Për negocimin në këtë projektligj, pra në projektligj ju keni përcaktor fjalën ?mund?, ku thuhet se komisioni I negocimit të kontratës mund të asistojë për marrjen e ekspertizave të specializuara nga konsulenti I përzgjedhur sipas një procedure të veçantë. Mund edhe të mos e zgjidhni, sepse ju e keni në dorë. Mbase do t?ju dëmtojë transparencën. Përse keni shmangie të garës nga konsulenti i specializuar që do të zgjidhet pa garë, sipas një procedure të përshpejtuar nga ana e Bashkisë? Si do të bëhet vlerësimi, nëse ky konsulent është më I mirë, nëse nuk ka garë? Përse qeveria sipas këtij projektligji shmang garën?
Apo përsëri është një zgjidhje inovative e juaja? Sipas nenit 8 të projektligjit kontrata duhet të përmbajë: kontrata nëpërmjet partnerit shtet dhe partnerit privat duhet të përmbajë propozimin e paraqitur nga shoqëria Fusha shpk, sipas këtij ligji, I cili është vlerësuar nga komisioni negociator dhe do të jetë pjesë e pandashme e kontratës?
Sipas këtij përcaktimi, ky është një detyrim i paracaktuar për të shmangur në çdo rast vlerësimin dhe negocimin, por në çdo rast, ajo do të përmbajë vetëm propozimin e paraqitur nga shoqëria Fusha shpk. Edhe kjo është një zgjidhje inovative e qeverisë suaj. Sipas nenit 8, pika 2 është vendosur kushti që mbi tokë, godina e re e Teatrit Kombëtar është një godinë më vete, pa asnjë ndërtim tjetër, përveçëse pjesës ndihmëse së saj, dhe I gjithë investimi do të përballohet nga partneri privat, sipas parimit me çelësa në dorë. Si relacion, edhe në projektligj përcaktohet se pronari shtet, në zonën ku propozohet ku të zhvillohet projekti ka një sipërfaqe prej 8465 metra katrorë, nga të cilat rreth 2100 metra katrorë janë pronë e Bashkisë Tiranë.
Pyetja ime është sa metra katrorë është sipërfaqja aktuale dhe funksionale e godinës së Teatrit Kombëtar? Sa metër katrorë sipërfaqe që do të përfitohet si pjesë e godinës së re të Teatrit Kombëtar me çelësa në dorë? Sa metra katrorë ëshët sipërfaqja ndihmëse aktuale e godinës së Teatrit Kombëtar? ? Sa metra katrorë ëshët sipërfaqja ndihmëse aktuale e godinës së Teatrit Kombëtar që do të shfrytëzohet nga shoqëria Fusha shpk? Sa përqind do të jetë koifiçenti I shfrytëzimit nga shoqëria Fusha Shpk? Dhe sa përqind apo metra katrorë do të jetë përfitmi nga Ministria e Kulturës, pra nga Teatri? Sa përqind do të jetë koifiçenti I shfrytëzimit në zonën në qendër të Tiranës nga subjektet private dhe sa përqind është përfitimi I tyre?
Sipas relacionit, toka e Bashkisë Tiranë është e përbërë prej 2100 metra katrorë truall, që do të zhvillohet nga shoqëria Fusha shpk. Sa përqind apo sa metra katrorë do të jetë sipërfaqja përfituese nga Bashkia e Tiranës? Sa përqind është koifiçenti i shfrytëzimit të përfitimit në zonën në qendër të Tiranës nga subjektet private? Sipas nenit 10 të projektligjit, miratimi i kontratës është parashikuar se pas nënshkrimit të kontratës nga kryetari i bashkisë, ose personi i autorizuar prej tij, kontrata së bashku me relacionin përmbyllës të negociatave i dërgohet Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Financave për ndjekjen e procedurave të mëtejshme në Kuvend.
Ndryshe nga praktikat e tjera inovative që keni patur më parë, kjo praktikë është në kundërshtim me ligjin, është në kundërshtim me ligjin numër 9000 datë 30.01.2003 për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave. Ju keni anashkaluar miratimin e projektligjit për miratimin e kontratës në Këshillin e MInistrave dhe dërgimin në Kuvend, pasi nëpërmjet këtij projektligji që ju propozoni, autorizoni vetëm dy ministrisë përkatëse që të ndjekin procedurat ligjore në Kuvend. Dhe kjo është një praktikë e re inovative, ju po I shmangeni qëllimisht miratimit në Këshillin e Ministrave. /CNA.al
Apeli i Krimeve të Rënda ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ...
Ish kryeministri Sali Berisha është rikthyer të flasë në Kuv...
Dosja e 3.4 milion eurove të kapura pak ditë më parë në një ...
Pas një ndërprerje prej disa minutash, Kuvendi ka rifilluar ...
Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka marë fjalën në foltore...
Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në një seancë plenar...
Sot ambasadori amerikan Donald Lu, iu ka bërë “dush të ftoht...
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në aktivitetin “Forca e L...
Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se kjo që ...
Me përfundimin e procesit të Vettingut, sipas ambasadorit am...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot shkarkimi...
Diplomati amerikan Donald Lu, ndonëse në largim ka qenë teje...
Pas fjalës së kreut të PD, Lulzim Basha në sallën e Kuvendit...
Ambasadori amerikan në largim Donald Lu edhe njëherë tjetër ...
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka kërkuar praninë e Edi Ramës n...
Basha është shprehur në foltoren e Kuvendit se mazhoranca kë...
Seanca parlamentare ka filluar mes kaosit dhe tensionit. Gja...
Kryetari i grupit Parlamentar të LSi, Petrit Vasili ka kërku...
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka marë fjalën në Kuven...
Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në një seancë plenar...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë u shënuar këtë të enjte në Lozhan të M...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...