Moti për ditën e sotme/ Ja sa gradë do të shënojë termometri
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Deputeti i Partisë Demokratike, Florion Mima, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama lidhur me vendimin për të votuar pro projektligjit për Teatrin Kombëtar.
Sipas tij, Rama është kthyer në një “satana” dhe po bën gjithçka në interes të tij dhe atyre që i shërbejnë atij, ndërsa shprehet se kushdo që do të vendosë për prishjen e teatrit do të dalë para drejtësisë.
Duke folur në emër të grupit parlamentar të PD, Mima tha:
“Sot ai merr në telefon qytetarët e këtij vendi dhe i thotë gjithsecilit pa iu drithur qepalla T.Q.R. Kryeministri u thotë njerëzve të këtij vendin TQR. Po nëse populli të kthehet e të thotë R.K.T.K. Sot ai përfaqëson guston më vulgare, shijen më gërvishtëse me maja, me cepa, me kulla, me ulërima çjerrëse për kundruall një kompleksi harmonik të qetë. Gati gati si sinfoni. Sinfoni e kompozuar nga ata të këqinjtë, pushtuesit italianë. Kjo sinfoni, kjo harmoni është plagosur nga komunizmi por është vrarë. janë 3 karkasa dinosaurësh të ngordhur; piramida, Pallati i Kulturës dhe Muzeu Historik Kombëtar”.
Fjala e plotë e deputetit Florion Mima në Parlament
Kronologjia e asaj që diskutojmë sot është pak a shumë kështu: Në ?38-ën Francesco Jacomoni firmos blerjen e një trualli rreth 10 miijë m2 nga familja Libohova për rreth 75 mijë franga ari afërsisht katër fish i vlerës që vlerësohet sot nga qeveria shqiptare dhe pasi e blen, ia dhuron popullit shqiptar me vetëm një kusht, prona t?i jepet të gjithë shqiptarëve, për edukim, kulturë, shplodhje, rekreacion.
Francesco Jacomoni pra, ?ai i keqi?, ?armiku?, ?i ziu?, bleu me ar, një tokë nga provati dhe ia dhuroi publikut shqiptar.
Në ?44-ën, ishte nje fshatar poturegrisur me opingat me baltë dhe me bajga i pari që hodhi idenë e prishjes së Teatrit Kombëtar, por jo vetëm të Teatrit, por edhe të Pallatit te Mbretit, edhe te Ministrive, edhe të Radio Tiranës, por arriti e thyente vetëm qelqurinat dhe serviset e argjentit tek Pallati i Mbretit dhe ndynte mbulojat e krevatit me baltën e opingave.
Në ?58-ën, një fshatar poturegrisur, ky individ bëhet drejtor tek Sigurimi i Shtetit dhe i bën nje letër Enver Hoxhës dhe i thotë që: Teatri Popullor duhet prishur sepse ka rrezik sepse ka rrezik zjarri, është prej populiti dhe ka mbulese eterniti. Të gjitha këto arsye që thotë qeveria për të justifikuar prishjen. Per hir të së vertetës Enver Hoxha nuk firmos. Ndonëse kishe nevojë që të firmoste afër zyrave të punës oficerët e sigurimit të shtetit që rrifnin dhe vrisnin njerëzit.
Në 2002-shin kemi një tjetër personazh i cili sugjeron qe Teatri të bëhet muze për e varur brekët e Violeta Manushit por Kryeministri i kohës, nuk po e shoh zotin Majko. A e përzutë ju apo iku vetë?Kryeministri Majko refuzon dhe propozuesi fut përkohësisht bishtin ndër shalë dhe në pritje të zhvillimeve të reja. sot ai është bërë sulltan që firmos fermane, që fal prona të popullit pë rata që pinë gjakun e popullit. Sot populli proteson e thotë ?unë jam Teatri?, ai bën karshëllik e thotë ?unë jam kulla?.
Dikur, për hir të vërtetës ai rrinte me njerëz të ditur, mendjehapur, properëndimor, të shkolluar dhe merrte edhe ndonjë ide të mirë prej tyre siç ishte kthimi në identitet, zgjerimi i hyrje-daljeve të Tiranës, lyerja me bojë e ndërtesave të vjetra të komunizmit e kështu me radhë. Por sot si fashistoid e harroi kthimin në identitet. Sot ai është kthyer në një princ të shkatërrimit, në kalorës të errësirës, në satana të kullëzimit, heroino-kokainik, në censor të fjalës së lirë ndaj kujdo që nuk mendon si ai dhe linja editoriale e ERTV.
Sot ai merr në telefon qytetarët e këtij vendi dhe i thotë gjithsecilit pa iu drithur qepalla T.Q.R. Kryeministri u thotë njerëzve të këtij vendin TQR. Po nëse populli të kthehet e të thotë R.K.T.K. Sot ai përfaqëson guston më vulgare, shijen më gërvishtëse me maja, me cepa, me kulla, me ulërima çjerrëse për kundruall një kompleksi harmonik të qetë. Gati gati si sinfoni. Sinfoni e kompozuar nga ata të këqinjtë, pushtuesit italianë. Kjo sinfoni, kjo harmoni është plagosur nga komunizmi por është vrarë. janë 3 karkasa dinosaurësh të ngordhur; piramida, Pallati i Kulturës dhe Muzeu Historik Kombëtar.
Kthimi në identitet duhet të fillonte me ngritjen e pazarit të vjetër, të çarshisë së Tiranës, më tej të Bashkisë së Tiranës, më tej me nënkalimin e dy akseve nën gungën me pllaka majolike.
Në komision i kam drejtuar disa pyetje ministres së Kulturës dhe pyetja kryesore ishte; po qe se qeveria do të kishte para, a do ta kishte ndërtuar vetë teatrin? Qoftë edhe riparuar. Përgjigja e saj e sinqertë dhe ndoshta naïve ishte se po. Por s’kemi para tha. Ministrja vërtet nuk ka para por ne një bashkëbisedim disa minutësh i thamë se si mund të gjendeshin paratë. Siç u gjetën përshembull për gjysëm tunelin kapriçosh të Pogradecit për të ruajtur një bunker të kohës së fashizmit pa asnjë lloj vlere dhe vetëm për të justifikuar luftën. Është fare e vërtetë dhe ka shkuar gati 11 milionë euro deri tani dhe 3 herë ka rënë faqja e malit ashtu siç është e vërtetë që edhe rinovimi i Operas dhe Baletit ka shkuar gati 11 milionë euro të tjera. Ashtu siç është e vërtetë që donatorët kanë dhënë 23 milionë euro për evente dhe festime pa asnjë vlerë për historinë e kombit.
Pra paraja nuk është problem por investimi i disa parave të tjera që duhen pastruar, duhen shpëlarë, duhen tharë, duhen hekurosur, në mënyrë që të blihen zgjedhjet e radhës, në mënyrë që njerëzve tu hidhet hi syve. mundet që me këto para të blesh heshtjen e një pjesë të aktorëve dhë të parnerëve, për të gjithë kohën. Mund të blesh heshtjen e të gjithëve për një pjesë të kohës por kurrë nuk mund të blesh heshtjen e të gjithëve për gjithë kohën. Mbaje mënd mirë. Tiranën vërtet e kanë plagosur për vdekje kusarët dhe zuzarët por ajo është gjallë. Falë orientimit të saj perëndimor, falë shpirtit të saj antikomunist, meket në 50 e kusur vite nuk ia kanë dalë dot ta nënshtrojnë e tia ulin kokën për ta kthyer në një një qytet të nënshtruar nga barbarët.
Mbajeni mend mirë. Gjithçka e shembur në mënyrë korruptive do të rindërtohet siç ka qënë. gjithkush që do të identifikohet si shkaktar dhe bashkëpunëtor në këtë krim do të dalë para drejtësisë dhe do të mbahet përgjegjës individualisht. Mos e prishni teatrin o delenxhinj. Mos i hapni Tiranës plagën e radhës o batakxhinj sepse është fare e qartë; barbarët nuk e nënshtrojnë dot Tiranën. /CNA.al
Projektligji për Teatrin Kombëtar është miratuar mbrëmjen e ...
Pas miratimit të ligjit që i hap rrugë shembjes së Teatrit K...
Ish-shefi i Departamentit të të Përndjekurve Politikë në Par...
Pas miratimit të ligjit që i hap rrugë shembjes së Teatrit K...
Deputeti i Partisë Demokratike, Florion Mima, ka sulmuar kry...
Pas votimit në Kuvend nga maxhoranca të projektligjit për Te...
Mes tensionesh mazhoranca me 75 vota pro ka miratuar projekt...
Maxhoranca ka votuar me vetëm votat e saj dhe nën tensione s...
Emisioni investigative “Fiks Fare” ka denoncuar mbrëmjen e s...
Pas hetimeve intensive policia ka realizuar një operacion ko...
Në një letër drejtuar kryetarit të Komisionit të Jashtëm, të...
Ndërkohë që në senacën plenare po diskutohet për projektligj...
Mbrëmjen e sotme ambasadorët në ikje, ai i SHBA-ve Donald Lu...
ATA, Shoqata e Operatorëve të Turizmit, e ka kundërshtuar as...
Analisti Fatos Lubonja është ftuar mbrëmjen e sotme në emisi...
Ndërsa kanë përfunduar mbledhjet e grupeve parlamentare, ka ...
Një denoncim ka mbërritur në adresë të redaksisë së CityNews...
Presidenti i SHBA-së, Donald Tump, ka vendosur të vizitojë B...
Partia Socialiste ka njoftuar mbledhjen e grupit parlamentar...
Kryetari i PD Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij ditën e sotm...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...