“Rama trajton turizmin si real estate”/ Këlliçi: Po u fal tokat e fermerëve biznesit të 5D
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, mori pjesë sot në takimin e Ministrave të Ekonomisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, takim që zhvillohet çdo vit në korrik, në kuadër të Procesit të Berlinit. Pjesëmarrës ishte edhe Komisioneri Johannes Hahn.
Fokusi i takimit ishte prezantimi i arritjeve në tre drejtime kryesore: nxitja e Investimeve dhe Tregtisë në Ballkanin Perëndimor; Integrimi Ekonomik Rajonal me avancimin e projektit të zonës ekonomike rajonale MAP REA dhe Rritja e Aksesit në Financë për Ndërmarrjet e Vogla e të Mesme dhe ato Start-up, në përputhje me objektivat e vendosur në samitet e mëparshme (Samiti i Investimeve të Ballkanit Perëndimor mbajtur në Londër dhe Samitit Dixhital i Shkupit).
Takimi u drejtua nga Mbretëria e Bashkuar dhe Austria, ndërsa data e takimit përkon edhe me fillimin e Presidencës Austriake të Këshillit të Bashkimit Europian, që do të ketë si prioritet një perspektivë zgjerimi të besueshme për Ballkanin Perëndimor.
Rritja e zgjuar në Ballkanin Perëndimor
Vendet pjesëmarrëse në Samit diskutuan nevojën për të adresuar hendekun e aftësive dixhitale, në mënyrë që forcat e punës të jenë të afta t?i përgjigjen sfidës së trasformimit dixhital
Qeverisja e përmirësuar dhe transparenca; nxitja e inovacionit, produktivitetit dhe konkurrueshmërisë; hapja e tregjeve të reja dhe gjenerimi i mundësive të mëtejshme të punësimit; forcimi i edukimit dhe trajnimit profesional; promovimi i përfshirjes sociale dhe rritja e nivelit të mirëqenies së qytetarëve, u vlerësuan si avantazhet kryesore të dixhitalizimit.
Vendet u dakordësuan se Plani i Veprimit për Edukimin Dixhital i Bashkimit Europian, i miratuar në Janar 2018, si dhe rekomandimet e raportit të OECD (South East Europe Competitiveness Outlook 2018), mund të shërbejnë si bazë e rëndësishme për zhvillimin e strategjive kombëtare të aftësive dixhitale, përfshirë programet për uljen e hendekut gjinor dhe rritjen e punësueshmërisë.
Në këtë kuadër u kërkua mbështetje për mbajtjen e Samitit Dixhital 2019 në Serbi, që do të bashkë-organizohet nga Komisioni Europian, RCC dhe përfaqësues të biznesit.
Integrimi Ekonomik Rajonal
Samiti i Vjenës njohu progresin e bërë në implementimin e Planit Shumëvjeçar të Veprimit të Zonës Ekonomike Rajonale (MAP REA) dhe fushat prioritare për periudhën 2018-2019, të nënvizuara nga Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit (RCC) dhe Sekretariati i CEFTA sipas katër shtyllave kryesore.
Vendet pjesëmarrëse në takim konfirmuan potencialin transformues të Zonës Ekonomike Rajonale (REA), duke njohur rëndësinë e integrimit rajonal.
Po kështu, u vlerësua miratimi i Axhendës Rajonale të Reformave të Investimeve (RIRA) dhe lançimi i platformës online të investimeve, që paraqet rajonin si një destinacion të vetëm investimi.
Mbështetja për sektorin privat dhe SME-të në Ballkanin Perëndimor
Një nga çështjet e ngritura nga vendet pjesëmarrëse në samitin e Vjenës është mundësia e kufizuar e tregjeve lokale të kapitalit për financimin e SME-ve. Huadhënia bankare dominon tregun e kredisë, ndërsa burimet alternative të financimit mbeten të pakta.
Vendet pjesëmarrëse diskutuan propozime të ndryshme për rritjen e mbështetjes finnaciare për SME dhe Start-up, përmes ndërthurjes së një sërë instrumentash: thellimin e fondeve ekzistuese të mbështetjes; kombinimin e programeve të vazhdueshme të asistencës teknike për institucionet financiare jo bankare dhe zgjerimin e kuadrit ligjor të nevojshëm për financime të tilla, si dhe përmirësimi i programeve edukuese, këshillimore dhe ndërgjegjësuese për të adresuar mangësitë nga ana e kërkesës se SME-ve.
Në të njëjtën kohë, Komisioni Europian njoftoi për një instrument të ri garancie, i cili do të krijohet nën Kuadrin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe do të lançohet në fillim të vitit 2019.
Angazhimi fillestar i BE deri në 150 milionë Euro në 2019-2020 do të synojë të rrisë investimet deri në 1 miliard Euro për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm social-ekonomik dhe integrimin rajonal.
Tërmeti që lëkundi vendin ditën e sotme shkaktoi panik tek q...
Dy persona kanë rënë në pranga nga Policia e Tiranës, nën a...
Tërmetet që lëkundën ditën e sotme Shqipërinë, kanë sjellë r...
Me datë 11.05.2018, kryetari i PD –së Lulzim Basha ka nxjerr...
Policia vijon aksionin për parandalimin e aksidenteve.Këtë h...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar pavarësinë...
Deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi, ka publikuar ...
Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se procesi i...
Deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi, ka publikuar ...
Deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi, ka publikuar ...
Pas tërmeteve të njëpasnjëshme që lëkundën vendin epiqendra ...
Policia ka vënë në pranga një 29 vjeçar nga Përmeti, në kërk...
Ndërsa Evropa diskuton me forcë për trajtimin e migrantëve, ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një rast vjedhjej...
6 kurdë irakianë janë kapur nga policia e Korçës, në fshatin...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka prezantua...
Gjyqtarja Alma Brati është përballur sot me Komisionin e Pav...
Gjermania do të marrë personel mjekësor nga Shqipëria dhe Ko...
Shtetet e Bashkuara po festojnë të mërkurën Ditën e Pavarësi...
Tërmeti i fuqishëm që goditi sot Tiranën u ndje edhe në Komi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...