Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Gjermania do të marrë personel mjekësor nga Shqipëria dhe Kosova, por do të kujdeset që këto vende të mos kenë vetë mungesa të stafit mjekësor.
Me një program prej disa miliarda eurosh qeveria gjermane synon të kapërcejë mungesat në stafin e kujdesit për të moshuarit dhe në infermierë. I ashtuquajturi “Konzertierte Aktion Pflege? (aksion i koordinuar në sektorin e kujdesit shëndetësor) u prezantua të martën në Berlin dhe përfshin së paku tre Ministri, atë të Shëndetësisë, të Familjes e Ministrinë e Punës.
Brenda një viti tre ministritë do të hartojnë së bashku me 40 organizata partnere një program për furnizimin e tregut të punës me infermierë. Bëhet fjalë për afro 13 mijë vende të reja pune në sektorin e kujdesit për të moshuarit, ndërkohë që mbi 35 mijë vende pune në sektorin e infermierisë dhe kujdesit shëndetësor janë vakant që tani.
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn
Rekrutime nga Shqipëria dhe Kosova
Për të papunët në vend ky profesion është jo atraktiv. “Vetëm 28 konkurrues ka për çdo 100 vende vakante?, tha ministrja e Familjes, Franziska Giffey. Prandaj edhe krahas përmirësimit të kushteve të punës e rritjes së pagës kjo mangësi do të plotësohet nëpërmjet rekrutimit masiv nga vende si Shqipëria dhe Kosova, popullsia mesatare e të cilave është 29, përkatësisht 26 vjeçare. “Këto vende kanë shkolla shumë më të mira se ç’mund të mendojë kush?, tha ministri i shëndetësisë Jens Spahn të martën para gazetarëve në Berlin. Ai shtoi se deri tani është bërë një përvojë e mirë me to, dhe se në të ardhmen rekrutimi do të bëhet ndoshta më i organizuar dhe më i strukturuar.
Se si do të bëhet rekrutimi konkretisht, se a do të nënshkruhen marrëveshje bilaterale mes shteteve apo me agjencitë ndërmjetësuese dhe punëdhënësve të mundshëm, siç është deri tani, kjo duhet shqyrtuar, tha Spahn më tej. “Për mua ka rëndësi që ky proces të shoqërohet nga Organizata Botërore e Shëndetit, në mënyrë që të garantohet që të dyja palët të kenë përfitime?.
Ministrja e Familjes, Franziska Giffey
Viza për të kërkuar punë
Deri tani një problem që kanë patur disa infermierë që kanë ardhur në Gjermani ka qenë njohja e diplomave të huaja. “Nganjëherë procedurat zgjasin deri në dhjetë muaj, kur ky proces bëhet nga jashtë shtetit procedurat janë edhe më të gjata?, tha ministri i Punës Hubertus Heil (SPD). Prandaj edhe plani i prezantuar të martën në Berlin parashikon ndër të tjera që kandidatët të vijnë në Gjermani edhe si punëkërkues me një vizë gjashtëmujore, në mënyrë që njohjen e diplomës ta bëjnë në Gjermani. Për këtë Heil do të duhet të koordinohet edhe me ministrin e Brendshëm Horst Seehofer, i cili është përgjegjës për sektorin e vizave si edhe me ministrin e Ekonomisë, Peter Altmeier.
Një element tjetër i këtij plani është edhe rritja e pagës dhe përmirësimi i kushteve të punës, duke i lidhur pagat me tarifat e sindikatave. Puna e infermierit duhet të jetë sërish atraktive, tha ministrja e Familjes Franziska Giffey.
Ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil
Mijëra infermierë që tani nga Shqipëria në Gjermani
Nga Shqipëria dërgohen prej tashmë dy vjetësh infermierë në Gjermani. Aktualisht vetëm në filialin e Tiranës janë afro 1000 infermierë që po përgatiten për t’u larguar nëpërmjet DEKRA Akademie, e cila u ofron infermierëve shqiptarë kurse gjuhe dhe përgatitore për njohjen e licencës. Deri tani ky institucion ka dërguar rreth 1200 infermierë në Gjermani, bën të ditur për Deutsche Welle drejtoresha e Akademisë Dekra, Jonida Gjuzi.
Megjithëse shkollat shqiptare nxjerrin shumë infermierë, afro 3000 në vit, ekspertët janë të shqetësuar për mungesën e profesionistëve nëpër spitale, pasi infermierët më me përvojë po largohen.
Shtetet e Bashkuara po festojnë të mërkurën Ditën e Pavarësi...
Tërmeti i fuqishëm që goditi sot Tiranën u ndje edhe në Komi...
Dy njësi bërthamore janë parashikuar të ndërtohen në Kinë pa...
Dje CNA.al, publikoi një denoncim ndaj Drejtoreshës Arsimore...
Policia e Pogradecit vuri në pranga një 32 vjeçar nga fshati...
Avokatët mbrojtës për vrasjen e Enea Ftoit në komisariatin e...
Duken si ditët e fundit të pushimeve për ciftin Buffon-D’Ami...
Ajo konfirmoi romancën e saj me Paul Solomons një ditë më pa...
Anglia dhe Kolumbia zhvilluan mbëmjen e djeshme një nga ndes...
Jessica Alba është një ndër aktoret më të talentuara të gjen...
Një grua që po merrte rreze dielli prishi setin fotografik t...
Një tërmet ka goditur sot Shqipërinë duke shkaktuar panik ng...
Meghan Wiggins ka grumbulluar më shumë se 50 000 ndjekës në ...
Lëngu i kockave është shumë i mirë për shëndetin dhe bukurin...
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 21 vjeçar nga fsha...
Autoritetet greke kanë bllokuar një sasi prej 2800 kg domate...
Lëkundjet e forta të tërmetit të cilat goditën sot Shqipërin...
Pak kohë më parë u përfol se Cristiano Ronaldo dhe e dashura...
David Beckham ka një lidhje shumë të veçantë me të bijën dhe...
Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova janë një prej çifteve m...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...