“Nuk duhen diagramat e Reformës Territoriale”/ Boçi: Protesta qytetare prej pakënaqësive në nivel politik
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Luç...
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Luç...
Nga Sokol Balla
Edi Rama kurrë nuk ka patur një ditëlindje të qetë sa kohë ka në politikë aktive. Mbaj mend verën e vitit 1998, kur sapo u be ministër, 4 korrikun e vitit 2009, kur Ilir Meta i bëri ?dhuratë? koalicionin me Berishën, apo 4 korrikun e vitit 2011, kur KQZ i bëri dhuratë humbjen ?teknike? të mandatit të katërt si kryetar bashkie.
Edhe katër korriku i ketij viti erdhi frikshëm për Ramën tashmë kryeministër. Me një datë të diskutueshme për hapjen e negociatave vitin tjetër, me një situatë të cuditshme rreth ministrit të brendshëm, që duhet thënë se është së paku shumë i pafat ? si pasues i një ish ministri nën hetim, si vëllai i një ish trafikanti dhe si punëdhënësi i një shoferi të sapo vetëvrarë ? me një mal kritikash për disa nga ministrat e tij, me një debat që thuajse e vendosi përballë një beteje vdekjeprurëse me aktoret e artistët, Kryeministrin e priste një ditëlindje e vështirë të mërkurën në Tiranë.
I vetmi faktor plus: Kampionati Botëror dhe fakti që njerëzit më shumë u hutuan nga eleminimi i Spanjës e Gjermanisë sesa nga autogolat e qeverisë. Por nëse qeveria është e justifikuar per t?i bërë gola vetes pas pesë vjetëve në pushtet, ndërsa pritej sulmi i fortë në portën e saj, befas si gjithmonë këto vite, ndodh e kundërta. SI në një skenar që tmerron gjumin e cdo traineri, Opozita kthen topin dhe përmes kapitenit të saj, kthehet dhe bën gol në portën e vet. Këtu nuk po i referohem aksioneve të fundit të saj. As qëndrimit që mbajti gjatë procesit të shqyrtimit të hapjes apo jo të negociatave. As Babales dhe mënyrës sesi [do denoncim publik kundër qeverisë ja arrin me sukses ta zhvlerësojë.
I referohem një cicërime të Lul Bashës, i cili duke nxjerrë bile jashtë konteksti një cicërimë në Tuiter të Mateo Salvinit, ishte bërë më katolik se Papa, me Populist se Trump, më europian se Viktor Orban. Jashtë [do parashikimi, si një gol i Japonisë ndaj Belgjikës, Lul Basha doli të martën dhe i kërkoi liderit të Lega Nord, ministrit italian të brendshëm që ?erën e ndryshimit? që po sjell në Itali, të përcjellë edhe në Shqipëri, ku narkoshteti dhe mafia jane bërë një?.
I referohej aksionit të policisë italiane kunder organizatave kriminale që favorizojnë trafikun e drogës dhe qenieve njerëzore dhe kryesisht emigrantëve, në kuadër të qëndrimit të ri, aspak dinjitoz dhe human të Italisë katolike, që tashmë u ka mbyllur detin anijeve me refugjatë të dëshpëruar, duke i lënë ose të mbyten në det, ose në mëshirë të Spanjës. Salvini tani me dorë të hekurt, po mundohet të mbylle territorin italian ndaj këtyre aktiviteteve, ndoshta si një reagim edhe ndaj votes në rritje populiste të italianëve. Dhe megjithëse nuk është kjo Italia që ne njohim, në fund të fundit kush jemi ne që ta gjykojmë Salvinin, i cili punon për interesat e vendit të tij. Edhe me mënyra që ne nuk jemi dakort.
Unë dikur e kam takuar Salvinin në shkallët e San Siros dhe nuk u dukte [un i keq. Shante shumë Interin me fjalor jo shumë dinjitoz, por dukej djale i sinqertë në tifozllëkun e tij. Dhe ambicioz deri në pikën që për të arritur në pushtet, mund të shkelte mbi gjithcka, edhe mbi dinjitetin e humanizmit shekullor italian. Por deri këtu nuk ka asgjë që nuk kuptohet.
Ajo që nuk kuptohet është përse Lul Basha doli pro tij të martën? Do kishte kuptim nëse [ështjet e drogës, hetimet në dy brigjet, do ishin pjesë sot, ose dje, i fjalorit politik të lideirt të Lega Nord( i vetmi formacion politik italian që i ka klasifikuar shqiptarët në të njëjtin lloj me peshkaqenët dhe krokodilët, këtu e 20 vjet më parë).
Por i vetmi reagim ? i vjetër i Salvinit ? për Shqipërinë, në fakt nuk është kundër Qeverisë Rama, por kundër Shqipërisë. Dikur Salvini thoshte se nëse duan t?i hapin negociatat Shqipërisë ?atëherë më mirë të hyjnë ata dhe të dalim ne?. Reagimi në Tuiter i Bashës ishte në rastin më të mirë i habitshëm. Ministri i jashtëm Bushati tentoi me ironi ta ?mbronte?, duke aluduar se llogaria mund t?i jetë hakeruar, në fakt i vetmi shpjegim i logjikshëm ndaj cicërimës së Bashës.
Cila nxehtësi duhet të vijë në Shqipëri? Që motovedetat italiane të bllokojnë brigjet shqiptare? Që Salvini të na rikthejë vizat? Që të arrestojë Tahirin? Që të bllokojë negociatat? 200 gërma nuk janë mjaft që në Tuiter të japësh një qëndrim politik, por nuk besoj se është ky, problemi i Bashës. Kreu i opozitës ka artikulimin e duhur, por mesa duket jo orentimin të tillë. Zoti Basha nëse do që të vijë në pushtet, duhet të tregojë se do më shumë Shqipërinë sesa pushtetin, ashtu si ca lojtarë emigrantë shqiptarë treguan ? jo pa kosto ? se duan shqiponjën më shumë se Zvicrën. Nuk vihet në pushtet si populist europian, në një vend që kërkon kundër kësaj rryme populiste, të bëhet vend anëtar i BE. Të gjithë ne kemi preferencat tona, pozitive dhe negative. Edhe ne e dimë sesa cfarë do apo nuk do Salvini, Macron apo holandezët fluturues. Por në Shqipëri votohesh si shqiptar dhe jo si holandez. Po c?të them?! Ky Ed Rama është me fat. Ashtu si Holanda e Bashës, edhe Italia e tij, s?ishte në botëror. Shqipëria e tij dhe e Bashës nuk i mori as këtë vit hapjen e negociatave.
Po prapë kryeministri e kapi dhuratë, një Lul për ditëlindje!(TemA)
Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi është ftuar mbrëmjen e sot...
Një aksident është regjistruar ditën e djeshme në bulevardin...
Deklarata e ministrit të Brendshëm të Italisë, Matteo Salvin...
Presidenti i SHBA-ve, Donald trup ka propozuar emrin e ambas...
Pas reagimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha lidhur me dekl...
Prej disa ditësh në mediet të ndryshme është folur për mundë...
Ka mjaftuar një firëm e hedhur në vitin 2004, nga ish kryemi...
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar pas deklaratës...
Detaje të reja janë zbardhur nga mediat e vendit fqinj për o...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, reagoi sot për ...
Kohët e fundit flitet shumë për koncensione apo formën e re ...
Ndërkohë që aeroporti i Rinasit është një nga aeroportet me ...
Një ngjarje e rëndë raporohet të ketë ndodhur në Korçë, ku n...
Lufta kundër mafias është një nga prioritetet e qeverisë së ...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar pas ...
Publicist i njohur, Fatos Lubonja, ka folur për Teatrin, në ...
Komisioni i Medias ka shtyrë votimin për projektligjin e Tea...
Bashkia e Elbasanit ka dalë me një deklaratë për shtyp, ku k...
Në Kosovë ka rënë kënaqshmëria e publikut ndaj punës së inst...
Shqetësimi se aeroporti i Rinasit ka tarifat më të larta në ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...