11 shqiptarët që emocionuan gjithë botën në 2018-ën dhe na bënë krenarë
Shqiptarët ndër vite e kanë vërtetuar që janë një popull i a...
Në pamje të jashtme duket sikur marrëdhëniet mes VIP-ave familjarë janë të përkryera, por në fakt disa herë ka rezultuar e kundërta. Sherret dhe skandalet e tyre kur janë bërë publike kanë vërtetuar se punët mes tyre nuk kanë qenë aspak mirë.
Dhe mjafton të kujtojmë Tunën dhe Robertin. Ishte ky i fundit që zbuloi se marrëdhëniet nuk i ka aspak mirë me Tunën, gjë që askujt nuk i kishte shkuar në mendje. Pak javë më parë Roberti lëshoi bombën. “Me Tunën as nuk dua që të takohemi. Unë i kërkoj falje Patrisit që nuk ishim në ditëlindjen e Tian dhe nuk do kemi mundësi të shkojmë në asnjë ditëlindje të familjes së tij, për shkak të Tunës”, u shpreh Roberti por shkaku pse nuk flet me Tunën e la enigmë. Është dashur vetëm një përçarje mes Tunës dhe Robertit që dy familjet të mos shkojnë mirë me njëra-tjetrën sot pasi edhe Nora nuk shihet më të takohet me Tunën.
Marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin nuk kishin as dy baxhanakët, Getoari dhe Krenari. Dënimi i Krenarit me 6 muaj burg dhe përfshirja e Getit si dëshmitar në këtë çështje, i prishi marrëdhëniet mes tyre. Madje mediat shkruajtën se ata nuk flasin me njëri-tjetrin dhe kjo ndikoi tek Marina e Luana. Megjithatë marrëdhënia e Luanës me kunatin, Getoarin mbeti e njëjta, të paktën kështu u tha kur këngëtarja i komentoi një emoji zemër reperit pak kohë më parë.
Një nga sherret më të bujshme ishte ai mes Sajmir Çilit dhe Suela Kalajas. Divorci i tyre shkaktoi shumë zhurmë në media dhe fakti që ata akuzonin njëri tjetrin për dhunë e bëri edhe më të madhe këtë çështje. Sajmir dhe Suela denoncuan njëri-tjetrin në polici dhe kërkuan secili urdhër-mbrojtje për dhunë. Policia e gjeti çiftin në mes të një konflikti. Asokohe u tha se në prani të forcave të rendit, Suela në gjaknxehtësi e sipër i kishte qëlluar me shuplakë Sajmirit. Më pas ata luftuan për kujdestarinë e vajzës e cila u vendos se do të qëndronte me të ëmën.
Në prill të këtij viti edhe Kastro pati një sherr me ish-partneren e tij Erleta Hoti. Ai i kishte dërguar mesazh Erletës ku e pyeste për vajzën e tyre Nia, por ajo iu kthye keq duke i shkruar se nuk është postiere. “Si është Nia?”, e pyeste Kastro. “S’jam postier m’fal”, ja ktheu Erleta. “S?desha ndonjë gjë të madhe, me pyet si je ti dhe Nia”, i shkruante këngëtari ndërsa Erleta krahas fotos shkroi me ironi: “Dashuria e babes ndaj vajzes se tij: Me rendesi pjesemarrja ne pyetje.” Por nuk mbaroi me kaq pak ditë më vonë Erleta bëri një status të cilin më pas e fshiu. “A e di kush që i mban nga dy a tre punë dhe s?të bie ndërmend t?kujdesesh për fëmijën tënd? A e di kush që s?i vjen fëmijës as për ditëlindje e në anën tjetër çdo 2 javë je n?Kosovë?”, shkruante ndër të tjera ajo.
Bujë bëri edhe sherri mes Erjona Sulejmanit dhe Blerimin Xhemailit. Ata u ndanë vitin e kaluar, por me deklaratat e saj, Erjona u vendos në qendër të vëmendjes gjatë këtij viti. Modelja deklaroi se Blerimi nuk ishte i mirë në shtrat dhe se me të e ndjente veten në kafaz. Madje Erjona deklaroi se do të publikojë një video ku do të zbulojë të gjitha ato që ka përjetuar dhe sekretet e jetës private të futbollistëve, transmeton Xing.al.
Kanë kaluar vite nga ndarja e Devis Xherahut nga ish-bashkëshortja Paola Kondakçi, por sherri i kësaj të fundit me partneren aktuale të Devisit do mbahet mend gjatë. Paola dhe Ertemiona u përfshinë në sherr për shkak të klipit “Akoma se besoj” pasi aty Devisi dhe ish-Miss Shqipëria, Ertemiona Mejdani shfaqeshin në skena intime. Debatet mes tyre degjeneruan me ofendime, por Devisi nuk u përzie. “Klipi u realizua me dashurinë e ndrydhur dy vjeçare me shikim të parë të Devisit me miss-in. Do dëshiroja ta kisha mësuar këtë fakt më përpara që të mund t?i kërkoja divorcin dy vjet më parë duke i kursyer vetes dy vite tepër të çmuara”, u shpreh asokohe Paola duke lënë të kuptohej se Devisi e kishte tradhtuar këto dy vite.
Probleme familjare kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë edhe Ermal Meta me të atin. Këngëtari me origjinë shqiptare deklaroi se babai e ka dhunuar dhe madje këngën fituese të Sanremos “Non mi avete fatto niente” ja dedikoi të atit. “Kur e kam kënduar për herë të parë më erdhi në mend fëmijëria ime. Doja të këndoja me forcë: Bastard, nuk me bëre dot asgjë”, është shprehur Ermal Meta. I ati pak ditë më parë i shkroi një letër Ermalit ku shprehej se nuk e ka dhunuar asnjëherë dhe kërkonte ta takonte të birin duke i thënë se e ka falur për të gjitha ato çfarë ka thënë për të./Xing.al
Shqiptarët ndër vite e kanë vërtetuar që janë një popull i a...
Moderatorja e emisionit “Ekonomia me Erëzën”, Erëza Vela ka ...
Jean Claude Van Dam ka mbërritur ditën e djeshme në Tiranë ...
Kur flasim për stinën e verës, flasim për një nga periudhat ...
Ata festojnë sot 2-vjetorin e romancës së tyre dhe në këto m...
Botërori në Rusi ka bërë që atje të shkojnë shumë turistë ng...
Tetë vjeçarja Maya Ali Merhi rasti i së cilës pushtoi mediat...
Këngëtarja Elvana Gjata vetëm para pak javësh publikoi klipi...
Me fillimin e sezonit të ri televiziv në shtator, do të rini...
Familja mbretërore në Britaninë e Madhe është tronditur pas ...
Çështja e ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar shkaktoi shumë...
Dramat e familjes Kardashian nuk kanë fund. Traileri për sez...
Ata janë dy ndër artistët shqiptar më të njohur, të cilët pr...
Ditën e sotme në emisionin “Thumb” ishte e ftuar këngëtarja ...
Aktori i humorit Erion Isai, pak javë më parë u emëruar drej...
Mbrëmjen e djeshme, u mbajt spektakli madhështor i “Miss Uni...
Disa ditë më parë, moderatorja Jona Spahiu kurorëzoi me mart...
Vajza e këngëtarit shqiptar Sabian, është bërë shumë e njohu...
Kadir Inanir, një prej legjendave të kinematografisë turke, ...
Mbrëmjen e djeshme modelja e njohur shqiptare Afërdita Dresh...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...