Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas dështimeve të tij të pafundme, sjelljes së çoroditur politike dhe paaftësisë epike për të drejtuar opozitën, tani ka gjetur rrugë të reja për të justifikuar gjithçka që ai bën keq dhe shumë keq.
Kryetari në detyrë i PD-së, i zgjedhur me një proçes të manipuluar një vit më parë, pasi refuzoi të kishte garë dhe u vetëngri, ende sot, jo pas një, por pas katër vitesh në krye të PD-së, nuk ka mundur të zhvillojë një proçes të plotë zgjedhor dhe riorganizimi në PD.
Strukturat janë të shpartalluara. Në shumë degë ka kryetar të komanduar, seksionet janë inekzistente, dhe nga një verifikim në shumicën e degëve, del se PD-ja sot ka një çorganizim të mirëorganizuar.
Për këtë, Lulit fajin ia kanë kritikët dhe kundërshtarët brenda partisë. Pra, për paaftësinë që Basha dhe stafi i tij nuk organizojnë dot PD-në, kush mund ta ketë tjetër përgjegjësinë, vecse atyre që kryetarin që nxjerr urdhëra, nuk e lënë rehat me kritikat e tyre?!
Një vit më parë, Basha firmoste marrëveshje me Ramën. Një marrëveshje që askush ende nuk e di. Qeverisi disa muaj, me atë që vetë Basha e quante kreun e mafias dhe drogës.
Përgatiti një listë të turpshme përfaqësuesish të PD në parlament. Shkoi në zgjedhje dhe humbi në mënyrë skandaloze. Nuk mundi dot të thithte pas tij pakënaqësinë e shqiptareve ndaj qeverisë. Mori rezultatin më të ulët historik të PD-së që nga themelimi i saj dhe për këtë fajin e kanë kritikët e Lulit. Ashtu si Enveri dikur, sozia e tij në miniaturë gjeti sabotatorë e tradhëtarë, megjithëse gjithçka e kishte bërë me dorën e vet, tamam si një atentat dhe akt kriminal ndaj Partisë Demokratike.
Çfarë nuk bëri për të bllokuar Reformën në Drejtësi dhe në fund u dorëzua pa kushte. Nuk ndryshoi dot asgjë dhe pasi e votoi, sot qurravitet për të dhe për këtë prap fajin e kanë kritikët.
Më pak se një vit para zgjedhjeve lokale, në kushtet kur duhet përfunduar Reforma Zgjedhore, Luli nuk flet asnjë fjalë, ndoshta nga kompleksi i tij apo ndoshta nga fakti që ende i del në ëndërr Astrit Patozi, i cili sa herë fliste në parlament i kërkonte palëve të bënin reformën zgjedhore dhe ti jepnin Shqipërisë zgjedhjet që duhen.
Çfarë nuk bëri Lulzim Basha për të shtyrë negociatat e Shqipërisë, për të vonuar hapat në integrimin europian. Ndoshta trembet në gjumë, kur i del Majlinda Bregu dhe i flet me kompetencë dhe autoritet për rrugën e integrimit të Shqipërisë, të cilën Luli nuk e kupton sepse mendjen e ka të mbushur me gomarllëqet e Genc Pollos.
Në makthin dhe frikën e uljes që i bën Jozefina Topalli, ai sheh ëndrra me sabotatorë dhe grupe armiqësor, a thua se fajin për shpartallimin e PD-së, pazaret me Ramën dhe një opozitë të pabesueshme ia ka Ridvan Bode, i cili hesht, por në fakt sheh opozitën skandaloze të Lulzim Bashës, që rrudhet çdo ditë.
Përtej çdo paragjykimi ndaj Lulzim Bashës dhe sikur të duash ta shohësh pozitivisht dhe ti japësh një vlerësim për punën e tij, sheh se Lulit i ka ngelur ora, është keq me ëndrrat dhe makthet e tij. Është i turbulluar dhe nuk gjen rehat dhe për këtë vështirë se gjendet kush që mund ta qetësojë, as ?ilacet? e doktor Berishës nuk i bëjnë derman. Dhe ëndrrat që sheh e trembet natën , zgjohet dhe i sheh të vërteta në mëngjes dhe për gjithcka, për cdo gabim dhe dështim të tij, fajin e kanë kritikët.
Tashmë nuk i ka ngelur gjë tjetër vecse të shkojë të këndohet në ndonjë hoxhë, të largojë “xhindet” e tij, kështu ndoshta do të jetë më i qetë dhe do të gabojë më pak, por sërish fajin që Luli është i paaftë, i padobishëm dhe i pavlerë si politikan gjithmonë do ta kenë kritikët dhe kundërshtarët e tij në PD./ CNA.al
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon tju qëndrojë ...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha, përpara mikrofonave të gaz...
Kalimet e nxituara nga njëri krah i rrugës në tjetrin pa u s...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar së...
Hapi i parë që duhet të bëni kur ndjeheni të stresuar është ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar në li...
Një aksident ka ndodhur në qytetin e Durrësit, në rrugën dyt...
Kryetari i PD-së, prej disa javësh bllokoi foltoren e parlam...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, depozitoi në...
Personi në foto është autori i sulmit me armë zjarri në reda...
Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar sot një skandal, që si...
Këshilli i lartë i Drejtësisë po shqyrton delegimin e mandat...
Katër persona po ndiqen penalisht në gjendje të lirë nga pol...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka folur sot në lidhje me...
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka qënë i pranishëm para...
Kryeministri Edi Rama ka qënë i pranishëm sot në një takim m...
Një çift të moshuarish kanë mbetur në mes të katër rrugëve p...
Një 41-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Dibrës,...
Departamenti amerikan i Shtetit publikoi të enjten Raportin ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...