web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prokurorja e dosjes së milionave/ Zbardhet pasuria e Ornela Rrumbullakut

26 Qershor 2018, 10:24, Aktualitet CNA

Ornela Rrumbullaku, bën pjesë nën grupin e prokurorëve të skemës së shahut të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku.

Rrumbullaku është një nga lëvizjet e shumta  që ka ndërmarrë Kryeprokurorja Marku.

Nga Kavaja, Rrumbullaku u komandua, prokurore në  Prokurorinë e Durrësit, për të marrë duar ka marrë disa çështje të rëndësishme

Prokurorja Rrumbullaku ka në duar hetimin për ekstradimin e ?financierit të Habilajve?, Nezar Seitit, hetimin për çiftin e prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina dhe së fundmi si pjesë e Task Forcës për hetimin e krimit ekonomik, ka marrë në ngarkim hetimin e dosjes së miliarda eurove të sekuestruar në Portin e Durrësit për t’ia kaluar më pas Prokurorisë për Krime të Rënda.

Të gjitha këto raste kanë një interes të madh publik dhe mediatik, pasi kampet politike janë përfshirë me akuza kundrejt njëri tjetrit.

CNA.al sjell deklaratën e pasurisë së prokurores Ornela Rrumbullaku, e cila së fundmi në media është lakuar krah emri të bashkëshortit, Alban Mësonjësi. Për këtë të fundit në media është shkruar se ka dyshime se është i përfshirë në skandalin financiar ndërkombëtar, ?Panama Papers?.

Ornela Rrumbullaku

Llogari bankare. Në këtë llogari është hapur një over draft në shumën e 100.000 lekëve. Balanca në datën 31.12.2017  edhte  26,851. 08 lekë.

Llogari, gjendja në datë 31.12.2017 është 13.6 lekë.

Llogari në euro, gjendja në datë 3 1,12.2017 është 0 euro.

Llogari në euro (kartë krediti me limit 500 (pesëqind ) euro.  Gjendja në datën 31.12.2017 : detyrim 91.96 euro.

Kontratë  prenotim apartamenti me datë 14.1 1.2017. Vlera totale e apartamentit 52.249 euro, është në ndërtim, apartamenti nuk ka dokument pronësie. Burimi i krijimit : paguar kësti i parë nga të ardhurat nga shitja e apartamentit sipas kontratës së  datës 5.10.2017.  Paguar kësti i parë 30.000 euro, pa shlyer kësti i dytë 22.249  euro.

Shtesë në llogarinë e hapur gjatë vitit 2017. Burimi: të ardhura nga shitja e shtëpisë, pasi është shlyer kredia ka një diferencë.  Balanca në 31.12.2017 është 229,416.45 lekë.

Shtesë në llogarinë e hapur gjatë vitit 2017. Burimi : të ardhurat nga shitja e shtëpisë, pasi është shlyer kredia ka një diferencë.  Balanca në 31.12.2017 : 2,998.89  euro.

Kaluar pronësia nga banimit e apartamentit me sipërfaqe 85 metër katror. Nuk është shlyer asnjë pagesë pasi shuma për blerjen është shlyer me kontratë sipermarrje dhe kredi bankare.

Shitur Apartament banimi me sipërfaqe 85 metra katrorë, në vlerën 78.000  euro.

Të ardhura nga paga si Prokurore pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, në shumën 502.242 lekë.

Të ardhura nga Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore (pagesë për leje lindje), në shumën 324,374  lekë.

Të ardhura nga shitja e apartamentit të banimit sipas kontratës së shitjes me kusht caktuar para noterit publik. Apartamenti në bashkëpronësi ideale në pjesë të barabarta me Alban Mësonjësi. Vlera është 78.000 euro.

Të ardhura nga shitja e mobiljeve të përdorura (pjesë e mobilimit të shtëpisë së shitur). Të ardhurat janë në bashkëpronësi me bashkëpronarin e apartamentit A]ban Mësonjësi dhe shkojnë në vlerën 3.000  euro.

Të ardhura nga shitja e makinës Opel, e shitur në vitin 2017. (e ardhur e pritshme, blerësi nuk ka paguar në vitin 2017).  Vlera është 1.200 euro.

Kësti i dytë detyrim nga  Kontratë Prenotim apartamenti sipas kontratës së datës 14.11.2017.  Është shlyer në datë 14.11.2017, kësti i parë. Vlera totale e apartamentit të prenotuar 52.249  euro, pa shlyer kësti i dytë.

Shlyer 30.000 euro në datë 14.11.2017. Në vitin parardhës nuk ka pasur detyrime, kontrata është lidhur në 2017. Mbetur pa shlyer 22.249 euro.

Pagesë këste kredie (principal dhe interesa për kredinë  sipas kontratës së datës 7.03.2011. Interesi mujor 7.3, fillon mars 2011, mbaron mars 2031,.Shuma e marrë 46.000 euro. Burimi : nga të ardhurat. Kredi e mbyllur në vitin 2017.  Shuma e shlyer është  2,276.15  euro.

Shlyerje kredie, marrë sipas kontratës së datës 7.03.2011. Burimi i fondeve : Kredia e marrë me qëllim shlyerjen e kredisë. Pagesa është bërë në lek dhe është konvertuar në 42,649. 12 euro.

Pagesë këste kredie (principa) dhe interesa) e marrë sipas kontratës të datës  22.06.2017. Interesi 3%, fillon korrik 2017, mbaron korrik 2032, shuma 6.000.000. Burimi me të ardhurat. Kredi e mbyllur gjithashtu në vitin 2017.  Shlyer 5,638,095.23 lekë.

Nuk ka detyrim në 31.12.2017, pasi është shlyer totalisht me kredinë. Nuk ka detyrim në 31.12.2017, pasi është shlyer totalisht me kredinë marrë pranë Intesa Sanpaolo Bank referuar në vijim. Shlyer gjatë vitit 2017 : 128,640.94 lek. Nuk ka detyrime nga viti paraardhës pasi kredia është marrë gjatë 2017.  Nuk ka detyrim ne 31.12.2017 pasi është shlyer totalisht me të ardhurat nga shitja e apartamentit, të dhënat e shitjes referuar në vijim.

Shlyerje e kredisë. Kredi e marrë me kontratë me datë 22.06.2017. Burimi: të ardhura nga shitja e apartamentit sipas kontratës  të datës 5.10.2017.  Është shlyer shuma 5,921,115.43 lekë.  Shlyer shuma 5,921,115.43 lekë.

Nuk ka detyrim në 31.12.2017 pasi është shlyer totalisht me të ardhurat nga shitja e apartamentit, të dhënat e shitjes referuar në vijim.

Deklarimi i bashkëshortit

Shtesë në llogari në Lek. Shtuar 21.307, 27 lekë. Burimi të ardhurat nga rroga nga “Albpetrol” sh.a.  Gjendja në 31.12.2017 është 119.388,30 lekë.

Pakësim në llogarinë në lek.  Balanca në 1 janar 2017 është 95,803 lekë. Pakësuar 95,803 lekë. Gjendja më 31.12.2017 është 0 lek.

Pakësim në llogarinë Euro (personi fizik Alban Mësonjësi, personi fizik është çregjistruar). Gjendja në fillim 21.07 euro. Gjendja në 31.12.2017 është 0 lekë.

Pakësim në llogarinë në Lek (personi fizik Alban Mësonjësi, personi fizik është çregjistruar). Gjendja në fillim 4427.02  lekë. Gjendja në 31.12.2017 është 2209.84 lekë.

Kaluar pronësia nga shoqëria e apartamentit të banimit me sipërfaqe 85 metër katror .

Nuk është shlyer asnjë pagesë pasi shuma për blerjen është shlyer me kontratë sipërmarrje dhe kredi bankare.

Shitur apartament banimi me si përfaqe 85 metër katror me vlere  78.000  euro.

Shtesë në llogarinë e hapur gjatë vitit 2017. Burimi: të ardhurat nga shitja e shtëpisë, pasi është shlyer kredia ka një diferencë. Balanca në 31.12.2017 është 2,998.89 euro.

Shtesë në llogarinë e hapur gjatë vitit 2017. Burimi : të ardhura nga shitja e shtëpisë, pasi është shlyer kredia ka një diferencë. Balanca në 31.12.2017 në shumën  229,416.45 1ekë.

Llogari për kartë krediti me limit 200 euro. Karta e kreditit është marrë në vitin 2017.  Detyrim për kartën e kreditit për t?u paguar 25 euro.

Llogari në lek. Balanca në fillim është 865.08 lek. Balanca më 31.12.2017, është 22789, 51 lekë.

Llogari në euro. Balanca në fillim të vitit 28.14 euro. Balanca në 31.12.2017 : 0 euro.

Llogari në Euro, fillim 28.14 euro.  Balanca në 31.12.2017 : 0 euro.

Kontrate prenotim apartamenti. Vlera  totale e apartamentit është 52.249 euro. Është në ndërtim, apartamenti nuk ka dokument pronësie. Burimi i krijimit : paguar kësti i parë nga të ardhurat nga shitja e apartamentit sipas kontratës të datës 5.10.2017.

Paguar kësti i parë 30.000 euro, pa shlyer kësti i dytë është 22.249 euro.  Llogari në Le. Balanca në fillim  është 259.45 lekë.  Balanca në 31.12.2017, është  13.16  lek.

Të ardhura neto nga paga Bashkia Vlorë me detyrë drejtor i drejtorisë së pronave publike dhe menaxhimit të aseteve. Periudha janar 2017- 15 qershor 2017.  Shuma 390.503  lekë.

Të ardhura neto rroga nga kompania “Albpetrol” sh.a korrik 2017 ? dhjetor 2017, në shumën 553.581, 94 lekë.

Kësti i dytë detyrim për kontratë prenotimi, apartamenti. Është  shlyer me datë 14.11.2017 kësti i parë.  Vlera totale e apartamentit të prenotuar është 52.249 euro. Është shlyer shuma 30.000 euro me datë 14.11.2017. Në vitin parardhës nuk ka pasur detyrime, kontrata është lidhur në vitin 2017. Ka mbetur pa shlyer shuma  22.249  euro.

Të ardhura neto Federata Shqiptare e Futbollit si anëtarë i Dhomës Kombëtare të Zgjedhjes së konflikteve është 136.000 lekë.

Të ardhura si ortak i shoqërisë Marketing & Media Advertising shpk, me N1PT L 22015005R. Shoqëria ka qenë e pezulluar, është aktivizuar në fund të vitit 2017. Është e ardhur e pritshme.  Shuma në vlerën 1.988.288 lekë./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga