web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rrëmbimi dhe vrasja e Çollakut/ Zbardhet vendimi i Krimeve të Rënda për Denis Shtrazën  

25 Qershor 2018, 09:25, Kronika CNA

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për dënimin me burg të përjetshëm të Denis Shtrazës.

Denis Shtraza, akuzohet për rrëmbimin dhe torturimin me pasojë vdekjen e Gazmend Çollakut në janar të vitit 2016.

Gazmend Çollaku u rrëmbye në janar 2016 në qytetin e Durrësit dhe u gjet një ditë më vonë në një fshat të Krujës, anës rrugës dhe i pajetë. Policia menjëherë pas ngjarjes ndaloi Denis Shtrazën dhe ish-efektivin e Policisë, Ervin Dalipajn, për ngjarjen. Por, për mungesë provash, ata u liruan.

Më pas, Shtraza u arrestua me urdhër të Prokurorisë, ndërsa Dalipaj u shpall në kërkim. Ky i fundit u ekzekutua në një atentat në Sukth disa muaj më vonë dhe hetimet ndaj tij pushuan. I vetmi i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut ishte Denis Shtraza.

Sipas Prokurorisë, Shtraza kishte fajësuar Çollakun për plagosjen e tij në vitit 2013. Atij iu bë atentat, por mbeti i plagosur. Kështu, Prokuroria thotë se Shtraza ishte betuar se do të hakmerrej për plagosjen dhe se e dinte se kush e kishte bërë atë, duke akuzuar Gazmend Çollakun. Shtraza, së bashku me ish-efektivin e Policisë Ervin Dalipajn, i akuzuar gjithashtu për vrasjen, kanë dhënë deklarata kontradiktore në Prokurori.





Lajmet e fundit nga