Investimi në Zvërnec/ Rama: Ja njeriu që investitorët kanë kontraktuar për arkitekturën e peizazhit
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar arkitektin me famë botëro...
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar arkitektin me famë botëro...
Nga Janis PAPADIMITRIOU *
Kjo është “një fitore e madhe diplomatike, por edhe një shans i madh historik”, deklaron kryeministri grek Alexis Cipras në një fjalim të transmetuar në televizion të martën (12.06)në mbrëmje. Sido që të jetë “fqinjët e veriut” kanë rënë dakord ta quajnë vendin e tyre “Maqedonia e Veriut” (Severna Makedonija). Ky emër, shtoi Cipras, vlen “erga omnes” (për të gjithë). Që do të thotë jo vetëm Greqia, por të gjitha vendet e botës duhet ta quajnë vendin fqinj me emërtimin “Maqedonia e Veriut”.
Nëse kjo do të ndodhë nuk dihet, sepse mbi 140 vende të botës e kanë njohur tashmë shtetin e ri me emrin e ankoruar në kushtetutë si “Republika e Maqedonisë”. “Nëse marrëveshja midis Athinës dhe Shkupit do të ketë jetë apo jo, varet në fakt nga erga-omnes- pra nga efekti i saj”, thotë Jorgos Tzogopoulos, profesor për marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Trakës, në bisedë me DW.
I sigurt për këtë është Konstantinos Filis, drejtor i kërkimeve në Institutin e Athinës për marrëdhëniet ndërkombëtare. “Drejtimin themelor që ka marrë çështja unë e vlerësoj si pozitiv”, thotë ai. Disa pika kanë nevojë për shpjegime, si për shembull çështja nëse Greqia e njeh gjuhën maqedonase. Ose futjen e nënshtetësisë “maqedono-veriore”. Me saktësi për këto gjëra mund të flitet kur të publikohet teksti i marrëveshjes, shjegon Filis për DW.
Sipas mediave greke njoftimet që nuk janë konfirmuar ende thonë, se Alexis Cipras dhe kolegu i tij maqedonas Zoran Zaev do të takohen ditët e ardhshme në Liqenin e Prespës, në trekëndëshin midis Greqisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë, për të nënshkruar marrëveshjen dhe për të filluar një epokë të re bashkëpunimi. Më parë ministri i Jashtëm maqedon Nikola Dimitrov bëri një vizitë të shkurtër në Berlin.
Ministri i Jashtëm Kotzias mbetet i sigurtë
Se si e përfytyron të gjithë këtë ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, e shpjegon në emisionin televiziv “Kontra Channel” ditën e hënë (11.06). “Ne na duhet një marrëveshje, që mund t`i rezistojë kohës dhe që pranohet nga të dy popujt”, tha kryediplomati grek. “Ne nuk duam t`i bëjmë një vendi të vogël çfarë na kanë bërë të tjerët neve.” Por Kotzias nuk thotë për kë e ka fjalën.
Sidoqoftë ai u tregua i kënaqur nga rezultati i bisedimeve: Greqia fitoi në disa gjëra, që janë “pretendimet e saj për territore, njohjen e kufijve ekzistues, qëndrimet ndaj spekullimeve mbi një pakicë këtu në vend dhe efektin erga-omnes”. Kjo mbetet koseguente nëse edhe pala tjetër përfiton diçka, thotë Kotzias.
Grinjda për emrin ka 25 vjet që vazhdon. Mbas shpërbërjes së Jugosllavisë më 1991, shteti në veri të Greqisë ka shpallur pavarësinë me emrin “Republika e Maqedonisë”. Greqia e pretendon këtë emër për vete dhe ka frikë nga pretendimet territoriale të fqinjit sllav mbi provincën me të njëjtën emër. Prej kohësh qeveria greke ka refuzuar të gjitha llojet e kompromiseve që përmban mbiemrin “i, e, të, së Maqedonisë”. Sidoqoftë të dy vendet ranë më 1995 dakord për një marrëveshje të përkohshme, mbasi Athina e njohu vendin fqinjë me emrin provizor “Former Yugoslav Republic of Macedonia” (FYROM). Skeptikët në Hellas nuk duan ta përdorin vetë këtë emër dhe flasin për një “shtet shkupjan”.
Që prej marrjes së pushtetit prej të majtëve në Athinë, më 2015 dhe sidomos pas ndërrimit të qeverive në Shkup më 2017 të dy vendet janë përpjekur shumë për të zhvilluar një proces të ri për çështjen e emrit dhe me sa duket me sukses. Pas marrëveshjes midis Ciiprasit dhe Zaevit mund të fillojnë bisedimet për pranimin e vendit fqinj në NATO, thotë Nikos Filis.
Kuriozitete të politikës së Athinës
Mes të tjerash është rritur pasiguria në politikën e brendshme në Athinë. Partia populiste e djathtë ANEL, partnere e re në qeverinë e koalicionit të kryesuar nga kryeministri i majtë Cipras, nuk pranon asnjë lloj kompromisi në grindjen për Maqedoninë. Tek kjo çështje nuk ka ndryshuar asgjë, paralajmeroi të martën (12.06) kryetari i ANEL-it dhe ministër i Mbrojtjes Panos Kammenos. Nëse një nga deputetët e tij voton në parlament për kompromisin, atëherë ai do të largohet nga partia, kërcënoi ai duke çuditur po ashtu me thënien se do të vazhdojë t`i mbetet besnik koalicionit, nëse Cipras e bën kompromisin.
Pa partinë ANEL kryeministri i majtë nuk ka shumicën e mjaftueshme për të aprovuar në parlament marrëveshjen për Maqedoninë, duke u bërë kështu i varur nga votat e partive opozitare, sidomos të socialistëve. Nëse ai arrin ta realizojë këtë vepër arti, atëherë politika e Athinës do të pasurohej me një fakt interesant, që pikërisht socialistët që bëjnë opozitë frontale dhe kërkojnë zgjedhje të reja, ia japin votën duke e siguruar mbijetesën e Ciprasit, ndërkohë që aleatët bëjnë opozitë duke mos u larguar nga qeverisja.
* Radio Dojçe Welle
Mbi 70 punonjës të ish -“Veneto Bankë”, sot “Intesa San Paol...
Kur mori përsipër të bëjë këtë përgjim Albert Veliu nuk e di...
Albert Veliu është kthyer në një nga njerëzit më të rëndësis...
Ndërkohë që dy prokurorë të çështjes së audio-përgjimit Baba...
Prokuroria e Posaçme e Kosovës, ngriti aktakuzë kundër një s...
Në vitin 2014, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në një mbledhj...
Komisioni i Kulturës edhe pse në mungesë të ministres Mirela...
Pas deklaratës së Ministrisë së Arsimit, lidhur me daljen e ...
Kryeredaktorja e emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut në Tv...
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka reaguar pas lajme...
Presidenti Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Ki...
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nëpërmjet faqes së tij në ...
E thënë troç, Albert Veliu është njeriu më i rëndësishëm për...
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se “Koreja e V...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Igli Cara, ka reaguar pas...
Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Dr...
Dr. Bledar KurtiKëto vitet e fundit, duket sikur qeveria zgj...
Për herë të parë Policia e Kufirit dhe Migracionit do të për...
Ndryshime në radhët e policisë kufitare janë raportuar së fu...
Samiti i të premtes në Paris mes liderëve të Gjermanisë, Fra...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...