Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Lulzim Basha është peng i kryebashkiakut Erion Valiaj, përtej ortakërisë së tij me Edi Ramën. Lulzim Basha është jo vetëm i marrë peng prej tij, por edhe peng i bizneseve dhe interesave të lidhura me të dhe me kryebashkiakun e Tiranës. Interesa dhe biznese të cilat kanë filluar në momentin e zgjatimit të bulevardit të ri të Tiranës, ku u përfol dhe u akuzua keqazi kryetari i opozitës, në atë kohë me detyrën e kryebashkiakut të kryeqytetit, se po jepeshin miliona euro për lejet e ndërtimit. Akuza të forta që bëheshin jo vetëm politikisht, por edhe nga individë të veçantë, të cilët akuzonin Lulzim Bashën se me zgjatimin e bulevardit dhe me kullat që po ngriheshin atje, po mbushte xhepat e tij në kundërshtim me interesat e qytetarëve, duke mos respektuar pronarët e vërtetë dhe duke mos i dhënë zonës zhvillim në interes të të gjithë qytetarëve, por gjithçka ishte bërë në interes të disa pronarëve që e kishin marrë peng, ku disa prej tyre ishin edhe botues mediesh.
Sot në të njëjtën situatë është edhe kryebashkiaku Veliaj, dhe me sa duket këta janë ata që i bashkojnë. Ai erdhi me shpatë të madhe në krye të Bashkisë së Tiranë, por nuk anuloi kullat shumëkatëshe të Lulzim Bashës, për më tepër diku shtoi edhe katet. Nuk bëri asgjë por thjeshtë e la ashtu siç ishte ai projekt, për interesat e ndërtuesve por edhe për interesat e Lulzim Bashës, i cili ishte njeriu që e pati nisur dhe zhvilluar projektin, por edhe siguroi investimet e para, ndërsa Erion Veliaj ishte njeriu që do ta bitiste dhe kështu do të kishin një urë komunikimi të dy.
CNA.al prej disa ditësh ka denoncuar një aferë të pisët të kryebashkiakut Veliaj, atë të vrasjes së qenve endacakë, ku për gati 2-3 vjet po hidhen rreth 500 milionë lekë. Me foto dhe video ekskluzive, trajtuam de treguam sesi vriteshin me acid. Treguam gjithashtu sesa kushtonte realisht sterilizimi dhe vaksinimi i qenve endacakë, ndërkohë që Bashkia përdorte 6 apo 8 herë më shumë vlerë, për të bërë këto dy procese.
Në disa shkrime denoncim, të cilat janë përdorur nga shumë shoqata dhe nga njerëz të kauzës që mbështesin mbrojtjen e qenve endacakë, kishte edhe korrupsion për shkak të shumave të mëdha që përdoreshin, të cilat Erion Veliaj i ka mohuar gjithmonë. Por në çdo dalje televizive ka thënë një gënjeshtër të re. Diku ngatërron numrin e qenve endacakë, diku ngatërron shifrat, por gjithmonë thotë se ai nuk ka bërë kurrë dhe nuk ka pranuar kurrë që qentë të vriteshin. Në fakt ata vriten, dhe ne e kemi treguar me fakte të padiskutueshme dhe askush nuk i ka vënë në dyshim.
Por çudia më e madhe që ndodhi ishte se opozita nuk reagoi. Partia Demokratike heshti.
Pas këtij skandali të Erion Veliajt, i cili vriste qentë endacakë dhe bënte tendera me qindra milionë lekë, duhet të fliste opozita. Zëri i Lulzim Bashës duhet të ishte i fortë. I këshilltarëve të Partisë Demokratike po ashtu. Por, përjashto ndonjë qëndrim sporadik të ndonjë këshilltari, ka një heshtje totale. Nuk ka një deklaratë zyrtare të Partisë Demokratike, apo një qëndrim të fortë, jo ndoshta vetëm për qentë endacakë, por edhe për korrupsionin, pasi Veliaj është kapur i gjallë, jo vetëm duke gënjyer, por edhe duke vjedhur fondet e qenve endacakë, ai apo vartësit e tij, dhe Lulzim Basha hesht. Partia Demokratike nuk tha asnjë rresht, ai nuk tha asnjë fjalë.
Lulzim Basha shkon dhe shikon sport, finalet e të rinjve të grupseksioneve të Tiranës apo nëndegëve të Tiranës dhe nuk denjon të dalë dhe të flasë për skandalet e Erion Veliajt, për vjedhjet dhe abuzimet e kryebashkiakut të Tiranës. Bën sikur nganjëherë del dhe hedh ndonjë shashkë dhe më pas zhduket.
Lulzim Basha është vërtetë pengu i radhës tek Erion Veliaj, ashtu sikundër është ortaku i Edi Ramës në njërin krah dhe tashmë i duhet të zgjedhë interesat e tij klienteliste dhe krejtësisht korruptive me Erion Veliajn, të cilin e mbron dhe hesht kur ai ka probleme dhe flet atëherë kur nuk duhet të flasë. Veliaj duket se e ka rrugën autostradë, sepse përballë ka Lulzim Bashën, ashtu siç e ka edhe Edi Rama. Të dy kanë një kundërshtar, por përtej saj atë e kanë mik e bashkëpunëtor, në interesa, klientelizëm, korrupsion dhe kudo. Heshtja e Lulzim Bashës në rastin më të fundit edhe një herë vërteton se ai është peng i Erion Veliaj dhe kryeministrit Rama. /CNA.al
Mbahet më së shumti mend për gafat që ai lë në çdo dalje të ...
Një tjetër shqiptar ka humbur jetën në kryeqytetin e Anglisë...
Drejtori i Spitalit ka konfirmuar se rreth 70 persona kanë k...
Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasur...
Protesta e të rinjve të FRPD-së nga ambjentet e Ministrisë s...
Në kuadër të nismës #ipërkasimnjëritjetrit e cila është inic...
Është një personazh mediatik, që shfaqet rrallë, por njihet ...
Të rinjtë e FRPD-së, vijojnë protestën të cilën prej ditësh ...
Nga: Klodiana LALAMesditën e 23 majit, Xhuljeta Çuni, ngjiti...
Zgjidhja: Fizioterapia në Spitalin AmerikanJeta moderne e qy...
Presidenti Donald Trump ndodhet në Singapor për takimin e së...
Qeveria e Kosovës ka nxjerrë vendimin për ngritjen e lapidar...
“Kushti për hapjen e negociatave për anëtarësim është që ven...
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të hënën se bis...
Ish-ministri i qeverisë Rama 1, tashmë kryetari i grupit par...
15 persona me origjinë kosovare janë arrestuar në Katalonja...
Në një intervistë për “Opinion” numri dy i partisë së Kancel...
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Robert Bitri, va...
Në mjediset e Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA u zhvi...
Numri dy i partisë së Kancelares Merkel në CDU/CSU, Dr. Joha...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...