web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I dehur në timon/ Ja si e pëson 57-vjeçari

7 Qershor 2018, 07:23, Kronika CNA

Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit, pasi është kapur duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit.

Mësohet se i arrestuari është shtetasi G. K. 57 vjeç, banues në lagjen Dëshmorët e Kombit, Berat.

Arrestimi i tij u krye pasi në vendin e quajtur “Orizaj”, Berat u kap nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar automjetin tip Benz në gjendje të dehur, në masën 1.22 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ?Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt?, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.





Lajmet e fundit nga