web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në 'Ertugrul' do të ndiqni/ Ahmeti përballet me Nojanin në një dyluftim për jetë a vdekje

4 Qershor 2018, 09:00, Lifestyle CNA

Ertugruli duhet të shpëtojë Surën gruan e cila sapo ka humbur fëmijën e saj. Ahmeti takohet në shpellën sekrete me Turgutin, Bamsin dhe Gynalp beun. Ertugruli përballet me ushtarët të cilët duan të vrasin Surën. Nojani shfaqet përpara Ahmetit, ai kujtohet se e ka parë Nojanin në Kalanë e Bilexhikut tek Tekfuri Kritos, mes tyre nis një dyluftim për jetë a vdekje.

Nojani arrinë të vrasë Ahmetin i cili mbetet i vdekur nga ky dyluftim. Bamsi dhe Turguti vijnë në punishtën e lëkurave dhe takohen me Almilën. Ertugruli tashmë duhet ta marrë Surën në Kampin e tij e cila duhet të bëhet nëna e qumështit të Osmanit. Almila shkon të takohet me Nojanin.

Punishtja e lëkurave mbetet në dorë të Turgutit, Bamsit, Gynalp beut dhe disa ushtarëve të tjerë besnikë të Ertugrulit, ushtarë e Tukfurit Kritos sulmojnë punishten, trimat e Ertugrulit duhet të përballen me ushtarët e Tekfurit Kritos…





Lajmet e fundit nga