“Albanian Files”/ Klodjan Braho: Askush nuk është imun për SPAK, nëse dikush ka prova t’i depozitojë
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur Vettingun për Kryetarët e Gjykatave dhe Prokurorëve në rrethe.
CNA.al do të vijojë publikimin e pasurive të tyre, apo thënë më saktë pasuritë e vetëdeklarara nga ata pranë ILDKPKI-së.
Ajo çfarë kemi konstatuar, përgjatë vëzhgimit të pasurive të njerëzve të drejtësisë, është se gjyqtarët mbajnë rekord.
Sigurisht që askush nuk do të shohë në gjykata, në shekullin 21, ?Lulin e Migjenit?, me këpucë të grisura, por pasuria që ata deklarojnë sfumon karakterin e ?Lulit të vocërr? dhe për ndershmëri, dhe integritet as që mund të flasim.
Kryetari i Gjykatës së Elbasanit, Sulejman Kurti, ka deklaruar në formularin e vetd
eklarimit se ka punuar ilegalisht në Greqi përgjatë periudhës 20.01.1995-30.03.1995.
Ai nuk deklaron se çfarë pune ka bërë, por pyetja që lind në këtë rast është,
se a ka shërbyer ky tremujorsh pune për pasurimin e tij?
Nëse shikojmë formularin e deklarimit të pasurisë, Kurti, shet garsoniere, blen apartament në Tiranë dhe jep pasuri në Librazhd me qira, shton gjendje llogarie, diku-diku përmend ndonjë pakësim dhe sigurisht që nuk mund të harrojë edhe ndonjë kredi, si të gjithë kolegët e tij.
Nga njëra anë opinioni publik, duhet ta shohë këtë realitet me sy prej optimisti se kemi gjyqtarë që punojnë shumë, jo vetëm në gjykata, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë vendit.
Çekani i drejtësisë është në duar ?punëtore dhe të sigurta?, ndaj gjykatat janë kthyer në ambjente pazaresh dhe korrupsioni, shpesh duke dëmtuar rëndë edhe punën e atyre pak prokurorëve të ndërshëm që gjenden në organin e akuzës.
Risjellim në vëmendje se gjyqtari Sulejman Kurti më herët, në vitin 2014, është lakuar në media si pjesë e ?listës së zezë?, të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Në media u raportua se lista i ishte dërguar Presidentit të Republikës në atë kohë Bujar Nishanit.
Në fakt këtë gjë prioritet duhet ta kishte Komisioni i Vettingut, por ndërsa ata janë të zënë me kaseta dasmash, CNA.al, duke iu referuar shkrimeve të mëhershme të mediave sjell dhe shkeljet që pretendohet se janë kryer nga gjyqtari Sulejman Kurti.
KLD nuk është deklaruar asnjëherë për masa ndaj ?listës së zezë”, së dërguar nga ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Rastet
Armë mbajtje pa leje ? Gjyqtari vendos detyrim paraqitje
Policia e Shtetit në datë 13/03/2014 ka arrestuar në flagrancë shtetasin Agron Kasmi për veprën penale të ?Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe të municionit?, parashikuar nga neni 278/5 i K.Penal, pasi në datë 13.03.2014, rreth orës 17.00 në vendin e quajtur fshati Bratile, komuna Kodovajt, pranë kasolles të cilën ky shtetas e posedon u gjetën dhe u sekuestruan një sasi municioni prej 24 (njëzet e katër) kaseta metalike me fishekë luftarakë të kalibrit 7.62 m/m, ku tre kaseta metalike me fishekë mod 56, kalibri 7.62 m/m janë të hapura. Nga numërimi i tyre rezulton se u gjendën gjithsej 16.200 (gjashtëmbëdhjetë mijë e dyqind ) fishekë mod 56, kalibri 7.62 mm. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me Prokuror të çështjes znj. Elveta Stafa ka kërkuar masën e sigurimit ?Arrest në burg?. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me gjyqtar të çështjes z. Sulejman Kurti me vendimin Nr. 320 të datës 16.03.2014, ka vendosur masën e sigurimit ?Detyrim paraqitje në policine gjyqësore?.
Mashtrim me përfitim ? Gjyqtari vendos detyrim paraqitje
Policia e Shtetit në datë 11/03/2014 ka bërë ndalimin me inisiativë për shtetasin z. Dhimitër Peqini, i dtl. 19.06.1966. Ky shtetas duke përfituar nga puna si agjent të Kompanisë Intersig me qendër pranë DRTSH Elbasan, ju premtonte dhe ju propozonte shtetasve të ndryshëm për të nxjerrë koalidimet e mjeteve në pronesi të tyre në kundërshtim me ligjin, kundrejt shpërblimit në lekë e cila shkonte deri në 5000 lekë, për të nxjerrë çertifikatën e koalidimit në kohë të ndryshme. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me Prokuror të çështjes z.Kreshnik Ajazi, ka kërkuar masën e sigurimit ?Arrest në burg?. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me Gjyqtar të çështjes z.Sulejman Kurti, me vendimin Nr. 311, të datës 13.03.2014 , ka vendosur ?Detyrim paraqitje?.
Kapet duke vjedhur? Gjyqtari vendos detyrim paraqitje
Policia e Shtetit në datë 08/03/2014 ka arrestuar në flagrancë shtetasin Blerim Bellova, pasi në datë 08.03.2014 ora 17:00 në vendin e quajtur fshati Pajovë ? Peqin, është kapur në flagrancë duke vjedhur dy dhe shkatërruar tre kupola betoni të ish-repartit ushtarak.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me Prokuror të çështjes z.Milan Laskaj ka kërkuar masën e sigurimit ?Arrest me burg?. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me Gjyqtar të çështjes z. Sulejman Kurti me vendimin Nr.296 të datës 12.03.2014 , ka vendosur ?Detyrim paraqitje?.
Pasuria e deklaruar nga kryegjyqtari i Elbasanit Sulejman Kurti
Shtesë në gjendjen e pagës së patërhequr në llogarinë rrjedhëse në datën 31.12.2017 për deklaruesin Sulejman Kurti (ishte 1329, bëhet 1978 lekë, diferenca 649 leke).
Shtesë, gjendje në shumën 9066 lekë, për deklaruesin Sulejman Kurti, pagë patërhequr.
Pakësim të gjendjes cash (ishte 200 000 behet 0 lekë).
Pakësim në gjendjen e pagës së patërhequr në Ilogarinë rrjedhëse në datën 31.12.2017 për bashkëshorten Ike Kurti (ishte 742 lekë, bëhet 168 lekë, diferenca 574 leke).
Shtesë, gjendje e pagës së patërhequr në llogarinë rrjedhëse në datën 31.12.2017 për Ilda Kurti 170 lekë.
Shitje ap. Garsoniere Tiranë, pasuria nr.1/46+1-5/2, Z.K 8360 Tiranë, rr.Barrikadave, p.135/1, sh.1, ap.5/2, me sipërfaqe 33.78 m2, me kontratën Nr.1110 Rep. Nr.640 Kol. date 06.04.2017, të Noterisë Tiranë, noter Alket Skendaj në shumën 4 391 400 (katërmilion e treqind e nëntëdhjetë e një mijë e katërqind) lekë.
Blerje apartamenti me sipërfaqe 56.37 m2 dhe garazh me sip.27m2 e 28m2, pasurite nr.7/276+2-12; 7/277+2-G7; 7/277+2-G6; Z.K 8170 Tiranë, me kontratë nr.2260 rep. nr.651 kol. date 05.06.2017 të Noterisë Tiranë, notere Valbona Selimi, në shumën 5 834 300 (pesëmilion e tetëqind e tridhjetë e katër mijë e treqind) lekë.
Paga vjetore neto e deklaruesit Sulejman Kurti për vitin 2017 në shumën 1 476 520 lekë, marrë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, si dhe shpërblim në shumën 19 660 lekë dhënë nga Shkolla e Magjistraturës Tiranë, Mars 2017).
Paga vjetore neto e bashkëshortes Ike Kurti, për vitin 2017, marrë pranë Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë Elbasan dhe Bashkisë Tiranë, në shumën 585 686 lekë.
Paga vjetore neto e vajzës Ilda Kurti, per vitin 2017, marrë pranë Bashkisë Tiranë, në shumën. 168 588 lekë.
Qiraja e katit të parë të dyqanit në Librazhd, për vitin 2017, marrë qiramarrësve Kujtim Alija e Fatmir Dobra, sipas kontratës nr.107, datë 01.02.2016 dhe kontratës nr.108, datë 02.02.2016, të Noterisë Librazhd, në shumën 220 000 lekë.
Qiraja e apartamentit: Pasuria nr.7/276+2-12; Z.K 8170 Tiranë, me kontratë nr.4032 rep, nr.1092 kol. date 02.10..2017 të Noterisë Tiranë, notere Valbona Selimi (muajt Tetor, Nëntor, Dhjetor+një muaj garanci), në shumën 80 000 lekë.
Kredi e marrë sipas kontratës datë 25.052017, në shumën 1 800 000 lekë, me afat tre vjet. Shlyerja nga data 25.06.2017 deri në datën 25.05.2020, me interes 6 %, me këst mujor 54,759.49 leke. Shuma totale per t’u paguar, principali + interesat, gjithsej 1,971,655.48 lekë.
Të ardhura nga shitja e apartamentit, garsoniere, me kontratën Nr.1110 Rep. Nr.640 Kol. datë 06.04.2017, të Noterisë, Tiranë, noter Alket Skëndaj, në shumën 4 391 400 lekë.
Kredi e marre tek Raifeissen Bank, sipas kontrates date 23.12.2016, ne shumen 612 000 leke, me afat nje vit. Shlyerja nga data 05.02.2017 deri ne daten 23.12.2017, me interes 4.9 %, me kest mujor 52363 leke. Shuma e totale per t’u paguar, principali + interesat, gjithsej 628 364.88 leke. (Shlyer tërësisht në datën 25.05.2017, me anë të një kredie të re.
Kredi e marrë, sipas kontratës datë 25.05.2017, në shumën 1 800 000 lekë, me afat tre vjet. Shlyerja nga data 25.06.2017 deri në datën 25.05.2020, me interes 6 %, me këst mujor 54,759.49 lekë. Shuma totale për t’u paguar, principali + interesat, gjithsej 1 971 655. 48 lekë.
Detyrimi i shlyer është në shumën 383 316 (treqind e tetëdhjete e tre mijë e treqind e gjashtëmbëdhjetë) lekë.
Ndërsa detyrimi pashlyer është në shumën 1 588 339. 48 leke./CNA.al
Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë, që prej një viti ka...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me ardhjen në ...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka bërë kr...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, është ...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka bërë de...
Qeveria Rama vijon të ndiqet nga skandalet. Pas ministrit të...
Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në rrjet...
Policia ka sekuestruar një arsenal të tërë armësh dhe munici...
Nënkryetari i PD –së Edi Paloka ka komentuar turin e llogari...
Analisti dhe gazetari i njohur Agron Gjekmarkaj, ka “shpërth...
Një i ri është mbytur teksa po lahej në plazhin e Gjirit të ...
Kreu i grupit parlamentar të PD –së Edmond Spaho ka “kryqëzu...
Një i ri është mbytur teksa po lahej në plazhin e Gjirit të ...
Kryeministri Edi Rama i zhvendosur në qytetin e Cërrikut në ...
Në kuadër të turit të llogaridhënies publike, kryeministri E...
Policia e Fierit ka vënë në pranga një shtetas, ka shpallur ...
Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme panairin e P...
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në Sarandë, në...
Ministri i Brendshëm i Kosovës Bejtush Gashi ka vizituar dit...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Sarandë, në zonën ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...