web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Doza e bebushëve që na duhej: Të famshmit shqiptarë urojnë 1 Qershorin me vogëlushët e tyre

1 Qershor 2018, 18:44, Lifestyle CNA

Fëmijët kanë qenë protagonistët kryesor të ditës së sotme dhe kanë rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve. Sot është 1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e fëmijëve dhe gjithçka iu është dedikuar vetëm atyre.

Me rastin e kësaj feste personazhet e famshëm shqiptarë kanë nxituar t?i urojnë fëmijët e tyre nëpërmjet dedikimeve emocionuese në rrjetet sociale. Madje disa prej tyre na kanë prezantuar edhe me surprizat që iu kishin rezervuar vogëlushëve të tyre me rastin e kësaj feste.

Këngëtarja shqiptare Zaimina Vasjari me rastin e kësaj feste na zbuloi për herë të parë fytyrën engjëllore të vajzës së saj.?Gëzuar 1 qershorin tënd të parë sy kaltërta ime! Gëzuar edhe të gjithë vogëlushëve! Qofshin fytyrat dhe zemrat tuaja të lumtura gjithmonë ??#mykhloe?, shkruan Zaimina krahas videos ku shfaqet Khloe.

Trashëgimtarja e ?Top Channel?, Sara Hoxha që në orët e para të mëngjesit publikoi në Instastory një foto të djalit të saj London Noor, i cili mendohet se është në shoqërinë e Itanit, vëllait të saj. Një foto e adhurueshme e shoqëruar me një mesazh të këndshëm.

?Shpirti shërohet duke qenë pranë fëmijëve?, shkruan Sara sipër fotos.

Moderatorja Bora Zemani kishte zgjedhur një foto ku shfaqet duke puthur djalin e saj, Arborin për t?iu uruar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve.

?Gëzuar kalamaja 1 Qershorin?, shkruan Bora krahas fotos ku shfaqet së bashku me të birin.

 

Për moderatoren Ilva Tare ky 1 Qershor ishte i dyfishtë, këtë vit ka dy urime dhe dy dhurata për të bërë. Ajo kishte zgjedhur një mënyrë shumë origjinale për të uruar festën e 1 Qershorit. Të sapo zgjuar nga gjumi Ilva iu kishte shkrepur një foto Thomasit dhe Melodisë, dy fëmijëve të saj.

?E bekuar?, shkruan Ilva sipër fotos.

Këngëtarja Miriam Cani zgjodhi ta uronte vogëlushen e saj, Ameli për 1 Qershorin me një mesazh që iu drejtohet gjithë prindërve.

?Nëse dëshironi që fëmijët tuaj të jenë mirë, shpenzoni dy herë më shumë kohë me ta dhe gjysmën e atyre shumë parave që shpenzoni?, thuhet në foton me të cilën Miriami ka uruar vajzën e saj për 1 Qershorin.

 

Edhe për bukuroshen Amarda Toska ky 1 Qershor është i dyfishtë. Tashmë nuk ka për të uruar vetëm Joelin, por edhe të voglën Sia, e cila ua ka zbukuruar jetën.

Ami ka publikuar në Instastory një foto të Joelit nga festa që është organizuar në kopshtin e tij.

?Gëzuar 1 Qershorin?, shkruan Ami sipër videos ku shfaqet Joeli së bashku me shokët e tij.

Gazetarja Jonida Shehu ka uruar festën e fëmijëve me një foto të vajzës së saj, Kristalit.

?Gëzuar 1 Qershorin! Të vetmen festë që s?do t?ia dish se çdo veshësh, po sa do kënaqesh?, shkruan Jonida krahas fotos ku shfaqet vajza e saj.





Lajmet e fundit nga