Vetëvrasje nga rrjetet sociale/ Ja qytetet më të prekura në Shqipëri
Në vitin 2017, në Shqipëri, u kryen 199 vetëvrasje, sipas të...
Italia duhet të jetë mirë. Ndryshe nga Britania, eksportet me jashtë janë më shumë se importet, dhe qeveria e tyre shpenzon më pak se taksat që merr. Megjithatë, Italia është në stanjacion. Popullata është në gjendje revolte, pas dy dekadash të humbura.
Ndonëse është e vërtetë që Italia ka një nevojë të madhe për reforma, ata që ia vënë fajin paaftësisë së brendshme dhe korrupsionit, duhet të shpjegojnë se pse ekonomia italiane u rrit aq fort gjatë periudhës së pas-luftës e deri në Eurozonë. Ka pasur gjë Italia politika më të sakta në vitet 1970 dhe 1980? Nuk besoj.
Arsyeja e vetme për ngadalësimin e Italisë, është bashkimi me një union monetar të hartuar shumë keq, Eurozona, në të cilën ekonomia europiane nuk merr dot frymë dhe të cilën qeveritë gjermane refuzojnë ta reformojnë.
Në vitin 2015, populli grek zgjodhi një qeveri progresive, me sytë nga Europa, që të kërkonin një marrëveshje të re në Eurozonë. Në gjashtë muaj, nën drejtimin e qeverisë gjermane, BE dhe banka e tyre qendrore na shtypën. Pak muaj më pas, gazeta italiane Corriere della Sera më pyeti nëse më dukej demokracia europiane në rrezik. U përgjigja: ?Greqia u dorëzua, por demokracia europiane ishte e plagosur rëndë. Nëse europianët nuk e kuptojnë që ekonomia e tyre drejtohet nga pseudo-teknokratë që nuk janë zgjedhur nga populli, të cilët kryejnë një gabim trashanik pas tjetrit, demokracia jonë do të mbetet pjesë e imagjinatës kolektive?.
Që nga ajo kohë, qeveria e Partisë Demokratike Italiane ka zbatuar politika që u kishin kërkuar zyrtarët e BE-së, të cilët nuk janë zgjedhur me vota. Si rezultat, pati më shumë stanjacion. Zgjedhjet e Marsit ia dhanë fitoren dy partive anti-sistem, të cilat, pavarësisht ndryshimeve, kishin dyshime për anëtarësimin e Italisë në Eurozonë dhe do të shtonin ashpërsinë ndaj emigrantëve. Ishin pasojat e hidhura që solli mungesa e perspektivës dhe e shpresës.
Disa javë pas negociatave pas-zgjedhore, që janë shumë të zakonshme në vende si Italia dhe Gjermania, 5 Yjet dhe Lega ranë dakord që të krijonin një qeveri. Por presidenti Matarela përdori pushtetin që i ka dhënë Kushtetuta për ta ndaluar krijimin e një qeverie, duke ia dhënë mandatin një teknokrati, një ish drejtuesi të FMN, që s?ka për t?i rezistuar votëbesimit në parlament.
Sikur Matarela t?i kishte refuzuar Salvinit postin e ministrit të brendshëm, për shkak të premtimit të tepruar për të dëbuar 500,000 emigrantë, unë do ta kisha mbështetur. Por presidenti s?ka prirje të tilla. Atij as që i shkoi nëpër mend t?i vinte veto idesë që një vend europian mund t?i kundërvihej qindra mijëra njerëzve, do t?i fuste në qeli, nëpër trena, autobusë e tragete, për t?i dërguar një Zot e di se ku.
Matarela zgjodhi të përballet me shumicën e parlamentarëve për arsye të tjera: për postin e ministrit të financave. Pse? Sepse zotëria në fjalë, sado që është mëse i kualifikuar për atë punë, sado që deklaroi se do t?i respektonte rregullat e BE-së, ka shprehur dyshime për arkitekturën e Eurozonës dhe ka qenë në favor të hartimit të një plani për ndarje nga BE, nëse do të lindte nevoja. Matarela sikur deklaroi që arsyetimi i logjikshëm prej ministri financash bën që ai të përjashtohet nga posti.
Më shqetësues është fakti që s?ka ekonomist në botë që të mos jetë i shqetësuar për arkitekturën Eurozonës. Asnjë ministër finance nuk do ta linte pas dore hartimin e një plani për të dalë nga Eurozona, nëse një ditë lindte nevoja. Unë kam informacion të sigurt që edhe vetë ministria e financës në Gjermani, Banka Qendrore Europiane dhe shumë korporata e banka të tjera të mëdha, kanë një plan sigurie që të jenë gati në rast se Italia, ose edhe Gjermania, dalin nga Eurozona. Matarela po na thotë se ministri italian i financave nuk duhet ta mendojë një plan të tillë?
Përveçse bëri një gabim moral duke mos iu kundërvënë mizantropisë në shkallë industriale të Lega-s, presidenti ka bërë një gabim tjetër taktik, duke rënë në kurthin e Salvinit. Formimi i një qeverie tjetër teknike, nën drejtimin e një tekniku të FMN-s, është dhuratë fantastike për partinë e Salvinit.
Salvini po uron në fshehtësi për zgjedhje të reja, në të cilat nuk do të luftojë më si një populist përçarës e mizantrop që është në të vërtetë, por si mbrojtës i demokracisë kundër sistemit. Që tani ka marrë epërsi morale me fjalët: ?Italia nuk është koloni. Nuk jemi skllevër të Gjermanisë, Francës, të bonove qeveritare apo të financave.?
Nëse Matarela qetësohet nga fakti që presidentët e mëparshëm italianë arritën të vendosin qeveri teknike të clilat vazhdonin punën e sistemit (aq mirë sa qendra politike po shkatërrohej përbrenda) , gabohet shumë rëndë. Ndryshe nga paraardhësit, ai nuk ka një shumicë qeveritare që t?i miratojë buxhetin, apo edhe që qeveria e tij të marrë vetëbesimin. Presidenti do të detyrohet të shpallë zgjedhje të reja, dhuratë e gabimeve të tij teknike, të cilat do t?i rikthejnë partitë ksenofobike të Italisë edhe më të forta se më parë, ndoshta në aleancë me Forza Italia-n e Berluskonit.
Po pastaj, çfarë do të bëhet, president Matarela? /The Guardian- Titulli është i CNA.al/
* Yanis Varoufakis, ish Ministër i Financave të Greqisë dhe bashkëthemelues i Lëvizjes Demokracia në Europë.
Në vitin 2017, në Shqipëri, u kryen 199 vetëvrasje, sipas të...
Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet në kuadër të rritjes ...
Nga sa duket edhe tentativa e dytë e presidentit italian Ser...
Në rrjete sociale është publikuar një profil i Xhon Magufuli...
Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov nuk është informuar p...
Ditën e sotme u bë publik lajmi se këngëtarja e modelja More...
Me treqind mijë euro të ndara nga Qeveria, një mijë e pesëqi...
Shqipëria është kthyer në një kantier ndërtimi, ku lejet për...
Policia shqiptare dhe ajo greke thanë se zhvilluan një opera...
Kriza ekonomike që goditi Shqipërinë pas vitit 2009 ka bërë ...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se Kosova ka bërë p...
Kryeministri Edi Rama në overdozë është një foto e mbërritur...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në takim Sekretarin...
Kryetari i PArtisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar pas ...
Dispozita ligjore për pezullimin dhe largimin e zyrtarëve pu...
Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, përfun...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të vijojë seancat dëgj...
Deputeti i PD-së Ervin Salinjani ka reaguar pas dy ngjarjeve...
Kryeministri Ramush Haradinaj e ka cilësuar “lajm të madh” ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...