Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati priti sot në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Ministri Bushati dhe Thomas Greminger diskutuan çështje me interes për rritjen e efikasitetit të politikave të OSBE në të tre dimensionet e veprimtarisë së saj në kuadër të organizatës si dhe të rajonit të Ballkanit. Ministri Bushati dhe Sekretari i Përgjithshëm Greminger diskutuan për rolin që mund të luajë organizata në funksion të adresimit të një sërë çështjesh të rëndësishme të sigurisë. Ministri Bushati theksoi pjesëmarrjen aktive të Shqipërisë në organizatë dhe gatishmërinë e saj për të ndihmuar më tej edhe në kuadër të reformimit të saj.
Ministri i Jashtëm shqiptar dhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE u ndalën gjithashtu edhe tek bashkëpunimi i Shqipërisë me organizatën dhe rolin e Pranisë së OSBE-së në vendin tonë, duke vlerësuar kontributin e saj në mbështetje të reformave në vend, si pjesë e agjendës integruese të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ministri Bushati u shpreh në takim se kontributi i OSBE në mbështetje të reformave në fushën ligjore, diplomacisë parlamentare, mirëqeverisjes, reformës zgjedhore, luftës kundër korrupsionit, etj., ka qenë i mirëpritur. Ministri Bushati dhe Thomas Greminger shkëmbyen mendime edhe për raportin e fundit të Komisionit Evropian, i cili rekomandonte në mënyrë të pakushtëzuar hapjen e bisedimeve midis Shqipërisë dhe BE, ku kontributi i OSBE me ekspertizë në përmbushje të reformave në vend do të ishte i vlerësuar.
Ministri Bushati nënvizoni në takim rolin konstruktiv të Shqipërisë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. Ai u shpreh se angazhimi i OSBE për të krijuar një klimë të favorshme bashkëpunimi rajonal do të ndihmonte në ruajtjen dhe forcimin e paqes në rajonin e Ballkanit e më gjerë. Ministri Bushati përshëndeti me këtë rast përzgjedhjen e Shqipërisë si qendër për zhvillimin nesër të takimit rajonal midis Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE dhe shefave të misioneve të OSBE të vendeve të Evropës Juglindore, pikërisht për të trajtuar çështje në interes të organizatës, por edhe bashkëpunimit rajonal.
Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, nga ana e tij, vlerësoi në takim partneritetin me Shqipërinë, i shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë si në dialogun politik, ashtu dhe në fushën e sigurisë, ndërlidhjes, bashkëpunimit rajonal, etj. Ai veçoi reformën zgjedhore në vend, ku OSBE është e angazhuar, për të përgatitur një kuadër ligjor zgjedhor me standarde të larta, i gatshëm për t?u zbatuar në zgjedhjet e ardhshme në vend.
Thomas Greminger përshëndeti Shqipërinë edhe për përpilimin e ligjit për mbrojtjen e pakicave kombëtare, ku Zyra e Përfaqësuesit të Lartë për Minoritetet e OSBE ka ofruar ekspertizën e saj në procesin e përgatitjes së akteve nënligjore. Në takim u vlerësua edhe kontributi që shqiptaret japin në strukturat e OSBE dhe u kërkua nga palët që Shqipëria të jetë e mirë përfaqësuar në to.
Ambasadori Italian në Tiranë, Alberto Cutillo i ka drejtuar ...
Presidenti Ilir Meta ka dekoruar, sot kardinalin Ernest Tro...
Sot në orën 12:00 Forumi Rinor i Partisë Demokratike, do të ...
Opozita e bashkuar shpreh mirënjohjen dhe respektin e thellë...
Kryetarja e LSI –së Monika Kryemadhi ka falënderuar qytetarë...
Gjatë fjalës së kreut të PD –së Lulzim Basha një grua është ...
Ashtu siç ishte paralajmëruar opozita ka nisur protestën.Kre...
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Edith Harxhi ka rend...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi priti sot në selinë e L...
Gazetari Ylli Dylgjeri ka komentuar emërimin e ambasadorit ...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një takim me zëd...
Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës ka shkarkuar sot me votat e...
Zbardhet takimi i kryeparlamentarit Gramoz Ruçi me deputetin...
Mazhoranca ka miratuar sot me votat e aletaëve, rezolutën e ...
Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Polici, kërkesën për ...
Braktisja e seancës parlamentare nga Opozita, nuk eka pengu...
Ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka shpalosur në Kuvend, pa...
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kukës, Qemal ...
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka thirrur sot në një mble...
Me 26 maj në orën 11:00 pritet të fillojë protesta e opozitë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...