E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka në një intervistë ekskluzive për CNA.al ka zbuluar detajet e aksionit opozitar.
I pyetur nga CNA.al, se çfarë pritet të ndodhë në protestën e nesërme, Duka tha se ?Do të jetë një protestë qytetare, si të gjitha ato që kemi zhvilluar deri tani, ku ne do të marshojmë me bashkëqytetarët tanë nga Ministria e Brendshme deri tek Kryeministria.?
Gjithashtu Duka tha se nëse nuk do të ketë reagim nga qeveria, protestat do të vazhdojnë, sepse sipas tij tashmë mazhoranca njeh vetëm forcën e numrave dhe reagimin e shesheve.
Ndër të tjera, kreu i PAA-së tha se ?Unë gjykoj, se në një farë mënyre, protestat janë si një referendum, dhe masin më së miri pulsin e situatës.”
Sipas tij, mazhoranca duhet të nxjerrë mësime nga protesta dhe nga pakënaqësia që po shkakton vetëm në vitin e parë të këtij mandati.
Intervista e plotë:
Çfarë pritet të ndodhë në protestën e nesërme?
Nesër pritet të jetë një ditë e mirë për të gjithë ata që besojnë se shteti nuk mund të ketë asnjë lidhje me dorgën dhe krimin. Qytetarët do të mblidhen në paqe për t?i dhënë një mesazh të qartë mazhorancës: Boll më! Do të jetë një protestë qytetare, si të gjitha ato që kemi zhvilluar deri tani, ku ne do të marëshojmë me bashkëqytetarët tanë nga Ministria e Brendshme deri tek Kryeministria.
Cili është mesazhi që do të përcillni?
Mesazhi është tashmë i qartë, Ministri i Brendshëm nuk mund të jetë një person që ka një konflikt të pastër interesi, duke pasur vëllain të dënuar për trafik droge. Ne nuk mund të pranojmë këtë standart, mbi të gjitha nuk mund të pranojmë delegjitimimin e institucioneve tona, të cilat janë mbushur me individ që prishin imazhin e Shqipërisë, dhe cënojnë besimin e njerëzve tek këto institucione. Si mund t?ju imponohet shqiptarëve një anti model kaq i dëmshëm? Unë z. Xhafaj e kam mik, nuk kam asgjë personale me atë, por, ai nuk mund të mbajë më atë pozicion. Të bëhet Ministër Bujqësie, apo diçka tjetër, por aty nuk mund të qendrojë. Moralisht po jep mesazhin e gabuar, edhe ndaj vartësve të tij, apo ndaj funksionarëve të policisë, të cilët në të njëjtat pozita do të ishin larguar nga detyra. Por jo vetëm kaq. Pozicioni i vështirë i ministrit, dhe ortakëria e mazhorancës me krimin, i ka dhënë zemër këtij të fundit. Bastisia e prokurorisë së Durrësit tregon se institucionet kanë rënë, krimi guxon të sulmojë shtetin sepse nuk ka frikë nga forca e tij. Nëse mund të bastisin një prokurori, atëherë mund të bëjnë çfarë duan në këtë vend, prandaj ne duhet të reagojmë sepse kjo situatë rrezikon themelet e shtetit dhe sigurinë e të gjithëve.
Cfarë do të sjellë kjo protestë në aksionin politik?
Unë gjykoj, se në një farë mënyre, protestat janë si një referendum, dhe masin më së miri pulsin e situatës.
Në 11 muaj, kjo do të jetë protesta e dytë më e madhe, më pak se një vit pas zgjedhjeve. Nëse kjo protestë do të përsërisë numrat e asaj të 27 janarit, do të jetë treguese që mazhoranca është e tillë vetëm në mandatet parlamentare. Duhet të jetë mazhoranca e cila duhet të nxjerrë mësime nga protesta dhe nga pakënaqësia që po shkakton vetëm në vitin e parë të këtij mandati. Në një shtet demokratik, shumë nga faktet e ndodhura, do ta kishin detyruar mazhorancën të largohej, apo të paktën të ndryshonte disa eksponentë; por këta e kanë ngrënë turpin me bukë, duke treguar se nuk kanë qëllim tjetër përveç tepsisë.
Frika e humbjes së tepsisë, do të bëjë që shumë drejtime të ndryshohen, dhe, nëse kjo nuk ndodhë, ne do të përshkallëzojmë patjetër aksionin tonë.
Si do vijojë aksioni politik në të ardhmen, nëse nuk do të ketë reagime nga Qeveria?
Protestat do të vazhdojnë, sepse tashmë të gjithë kemi kuptuar se mazhoranca njeh vetëm forcën e numrave dhe reagimin e shesheve. Rasti i Kukësit është ilustrimi më i mirë, detyroi mazhorancën të tërhiqet nga taksa e rrugës së Kombit. Kjo na tregon se rruga e vetme është protesta, dhe përballja frontale me opozitën. Megjithatë, unë mendoj se Ministri i Brendshëm do të largohet; edhe pse mazhoranca këmbëngul me arrogancë në qëndrimin e saj, i cili po e turpëron dhe po i jep kosto politike, shumë shpejt do të tërhiqet pasi është qartazi kundër çdo morali qytetarë dhe shoqëror./ CNA.al
Në fillim të javës që vjen përmes një shorti do të përzgjidh...
Institucioni i Prokurorisë shqiptare është lëkundur. Një dit...
Sot përreth një orë në Akademinë e Shkencave janë zhvilluar ...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e sotme në fsha...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së d...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka në një inter...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka në një inter...
Kryetari i PD-së, Lulzim Bash aka reaguar pas thirrjes së kr...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e opozitës, e...
Avokati Altin Goxhaj, vijon të denoncojë çështjen e arrestim...
Cfarë po ndodh në Romë prej dy ditësh?Një prokuror i çështj...
Një tjetër skandal i Ministrisë së Arsimit, ka shqetësuar pr...
Më 17 dhjetor 2017, me 69 vota pro dhe 2 vota kundër, Arta M...
Në rast se nuk respektohen afatet për të penguar derdhjen e ...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Pr...
Pas akuzave publike nga Partia Demokratike, vëllai i Ministr...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi sot në një cere...
Sistemi bankar shqiptar duket se ka mjaft probleme, jo vetëm...
Opozita e bashkuar ka thirrur shqiptarët në protestë kombëta...
Prokuroria për Krime të Rënda dhe dhe sektori i antiterrorit...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...