web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një bankë që nuk i duhet as dreqit

25 Maj 2018, 13:03, Aktualitet CNA

Sistemi bankar shqiptar duket se ka mjaft probleme, jo vetëm për tarifat që përdor, por edhe mënyrës sesi funksionon.

Nuk janë të pakta rastet e denoncuara jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga bizneset. Një rast të tillë po sjellim sot. Një nga bankat që si duhet as dreqit, që mesa duket është Tirana Bank.

Për të bërë një procedurë të thjeshtë shkruan një biznes pranë CNA.al do të duhet të lësh kokën ose siç thotë populli, duhet të ?lësh lesht?, dhe xhepat në fund i ke të shpuar, pasi në fund t?i ka marrë banka lekët që ke pasur nëpër llogari.

Një rast ekskluziv denoncohet sot në CNA.al, ku një biznes pasi kishte hapur një numër llogarie për të kryer veprime pranë Tirana Bank, shkon dhe ndryshon administratorin tek një nga filialet e kësaj banke në kryeqytet.

Administratori i ri shkon për të kryer veprimet pas dy javësh por nuk mundet. I thonë se procedurat nuk janë bërë dhe se departamenti përkatës ligjor po i shikon ende.

Për ta bërë shpejt e rekomandojnë të shkojë te filiali mëparshëm ku janë hapur llogaritë apo ku është regjistruar. E ky avaz e ky muhabet zgjat disa javë.

Më pas administratori më në fund ndërrohet. Por çfarë ndodh?

Pas këtij vendimi apo sorollatje, administratori vendos që të mbyllë llogaritë bankare dhe të shkëpusë çdo marrëdhënie me Tirana Bank.

Shkon në filialin e caktuar, për të mbyllur llogaritë. Do ti duhet të kalojë një kalvar prej dy orësh dhe të firmosë një sërë dokumentash dhe të heqë një stres, pa folur në fund për rrjepjen që i bën në xhepa vetë banka.

Së pari, në bankë i kërkojnë llogari pse do mbyllte numrat.

Së dyti, i bëhet presion me faktin pse duhet të paguajë 20 euro për të mbyllur dy llogaritë.

Më pas ju tha se janë nga 20 euro për secilën llogari, pra 40 euro për të dyja, e kështu me radhë.

Pasi pranon gjithçka dhe shkon të tërheqë lekët, duhet të presë akoma edhe rreth një orë sepse ka një urdhër të vjetër bllokimi për një shumë e cila është bllokuar në lekë, por më pas lekët janë zhbllokuar. Një shumë qesharake nga një institucion, por ka qënë një gabim që është zgjidhur dhe kompania vetë i ofron dokumentin, duke i thënë se institucioni përkatës ka gabuar dhe ja ku është edhe shkresa e institucionit përkatës, i cili ju ka ardhur edhe ju këtu, por ju nuk keni kryer procedurat, ashtu sic na vonuat edhe me ndryshimin e administratorit dhe kështu siç po merrni sot 40 euro për të mbyllur dy llogari.

Me disa tarifa të shtrenjta që nuk i gjen kudo në Europë, tarifa me të cilat veprojnë bankat shqiptare, të cilat janë të zhytura në një sistem qerfull korrupsioni, por edhe një shërbimi thuajse të turpshëm ndaj qytetarëve shqiptarë.

Tirana Bank është nga ato banka që nuk i duhen më askujt dhe s?kanë përse ti duhen kur sorollasin bizneset dhe në fund duhet t?ju rrjepin edhe ndonjë para nga xhepi sepse po ju mbyllin llogaritë për të cilat ju kanë marrë kosto e kosto, ju kanë mbajtur para pas çdo fature me tarifa, të cilat në Europë nuk i gjen askund./ CNA.al





Lajmet e fundit nga