web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekskluzive-“Krimi” në zyrën e Prokurorit/ Afrim Shehu flet pas grabitjes

25 Maj 2018, 15:42, Aktualitet CNA

Institucioni i Prokurorisë shqiptare është lëkundur. Një ditë më parë Prokuroria e Durrësit ka rënë pre e krimit.

Në zyrën e prokurorit Afrim Shehu, krimi është ulur këmbëkryq.

CNA.al ka mësuar se grabitësit kanë përdorur karta me çip për të hyrë brenda në Prokurori, ku janë ndalur më pas në katin e katërt, duke thyer derën e zyrës së prokurorit Afrim Shehu.

Që nga dita e djeshme janë lakuar edhe versione të tjera, siç është ajo e hyrjes së grabitësve nëpërmjet dritareve të tualetit, të cilat u tha se ishin lënë hapur, por ende nuk ka një version zyrtar.

CNA.al ka intervistuar prokurorin Afrim Shehu, të cilit iu thye zyra dhe iu morën materialet.

Prokurori Shehu për herë të parë  është rrëfyer për mediat dhe ekskluzivisht për CNA.al, se çfarë materialesh janë marrë nga zyra e tij.

?Janë marrë vetëm disa akte ekspertimi, të një dosjeje që ka lidhje me hetimet për komunën Ishëm. Gjithashtu janë grisur disa dokumenta. Nuk është marrë asgjë tjetër?, ka thënë prokurori Shehu.

Prokurori më tej, ka hedhur dritë dhe rreth çështjes së grabitjes së serverit me të dhënat e Prokurorisë dhe ngritjen e një Prokurorie tjetër paralele nga ana e krimit.

?Është marrë pajisja që monitoron kamerat. Është marrë serveri i kamerave, jo serveri  i të dhënave kompjuterike për institucionin?, ka thënë Shehu.

Sipas tij materailet që janë marrë nuk i dëmtojnë hetimet.

?Është thyer zyra që është ngjitur me mua, ku janë dy oficerë të Policisë gjyqësore, por objektivi ka qenë zyra ime dhe jo e atyre. Qëllimin e kanë pasur për të prishur hetimet, por kjo gjë nuk do të ndodh.  Nuk  dëmtohen hetimet, është rast që rikuperohet, pasi materialet janë të administruara dhe në pjesën tjetër të dosjes. Çdo gjë është në rregull, nuk është dëmtuar asgjë nga hetimi?, ka saktësuar prokurori Afrim Shehu.

Gjithashtu ai ka hedhur poshtë zërat, se çështja po hetohet nga Krimet e rënda, pasi një ditë më parë në Prokurorinë  e Durrësit u paraqit prokurori i Krimeve të Rënda Olsian Çela.

CNA.al mëson se prokurori Çela, pasi ka parë situatën ka arritur në përfundimin se çështja nuk është për t?u kaluar tek Krimet e Rënda.

Ndërkaq ditën e sotme, Policia ka njoftuar se ka ndaluar shtetasit  Artur Isa dhe Besnik Bushi, në cilësinë e të dyshuarve për grabitjen në Prokurorinë e Durrësit.

Gjithashtu është caktuar masa e ndalimit edhe për rojën e objektit Nias Lena i cili ka qenë në shërbim gjatë kohës që grabitësit kanë mundur të hyjnë në zyrat e institucionit dhe të kryejnë vjedhjen e dokumenteve.

Ndalimi i dy personave është bërë pas hetimit të nisur nga prokuroria për këtë ngjarje të rëndë. Ndërkohë mësohet autorët e dyshuar i kanë hedhur poshtë prendimet e Porkurorisë, gjatë marrjes në pyetje./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga