Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Në rast se nuk respektohen afatet për të penguar derdhjen e ujërave të patrajtuara në lumë, biznesi nuk do të lejohet të ushtrojë aktivitetin e tij. Nga turi i llogaridhënies në qytetin e Cërrikut ,Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi përsëriti apelin e tij për biznesin që ndot mjedisin. Duke iu referuar ndotjes në Elbasan, ministri Klosi u shpreh se inspektoriati i Mjedisit është duke monitoruar situatën e krijuar dhe se nuk do të lejohen abuzime me mjedisin. Për ta shndërruar Shqipërinë në një destinacion turistik europian duhet më shumë vëmendje ndaj Mjedisit ku problematikat e shumta janë të trashëguara prej vitesh.
Në bashkëbisedimin e tij më qytetarët ministri Klosi ftoi gjithashut të gjithë ato biznese që kanë mundësi të orientohen drejt agroturizmit me qëllim ngritjen e pikave agroturistike dhe afrimin e turistëve të huaj nëpërmjet produkteve bio të zonës dhe aktiviteteve argëtuese.
Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla gjatë takimit të ?Llogaridhënies? në Cerrik ju përgjigj interesimit të qytetarëve përsa i përket punësimit duke vënë theksin tek meritokracia, ndërkohë që vuri në dukje se emërimeve politike u ka ardhur fundi.
Ndërsa në takimin me qytetarët e Librazhdit ministri Klosi kërkoi banorëve që të denoncojnë në portalin e bashkëqeverijes për cdo inspektor, punojës apo drejtor që nuk i përgjigjet kërkesave të qytetarëve. Edhe këtu ministri i Turizmit dhe Mjedisit vuri theksin në mbrojtjen e pasurive të shumta natyrore të zonës si edhe në zhvillimin e pikave agroturistike, në mënyrë që bizneset e zonës të përfitojnë nga paketa me lehtësitë fiskale.
Nga fjala e ministrit Klosi
Jemi në programin e 100 fshatrave ku kemi zgjedhur fshatra që duhet t?i paraqisim si zona ku do të shkojë zhvillimi rural për të forcuar atë cfarë bëmë në qytete që ta bëjmë edhe në zonat rurale, për të forcuar potencën e njerëzve tanë të zakonshëm e njerëzve të thjeshtë dhe tëkemi mundësi të kemi zhvillim më të madh turistik, kulturore, por edhe mirëqënie e para. Dhe realisht Cërriku mund të prodhojë shumë ngjarje interesante të cilat mund të jenë tashmë magnete për kaq shumë turistë. zona e Belshit dhe e Dumresë ka ndryshuar komplet dhe turistët që vijnë në bregdet mund të vijnë e të vizitojnë liqenet e Dumresë, padyshim që mund të ndalojnë edhe në Cërrik, por duhet të jetë vetë biznesi lokal për të krijuar këto bërthamat e agroturizmit që të kemi mundësinë që të zhvillojmë ekonominë rurale.
Dhe për këtë ne jemi përpjekur që të krijojmë një program i cili lehtëson nga taksat të gjitha ata që duan të ndërtojnë një qendër agroturistike e cila ka 3 kritere të thjeshta; të ketë një hotel të vogël nga 6 deri ne 30 dhoma, të ketë mundësi që të prodhojë në disa hektarë tokë dhe të ketë arsye që njerëzit kur të vijnë atje përvecse të kenë një restorant të mirë, të testojnë edhe produktet e zonës dhe të jenë të kënaqur për t?u rikthyer në këtë zonë turistike. Që ta kthejmë Shqipërinë në një destinacion turistik europian duhet të punojmë shumë për turizmin. Dhe cfarë turizmi mund të kemi kur jemi të rrethuar nga mbetjet. Edhe operacioni që ne bëmë për të pastruar lumin Shkumbin ku falenderoj të gjitha institucionet e Elbasanit që morën pjesë, dëshmoi sesa shumë probleme kishim për pastërtinë në këtë zonën tonë. Tregu i gjësë së gjallë është problem dhe pushteti lokal duhet ta trajtojë krejt ndryshe. Po ashtu kemi problem me trajtimin e lumit nga industria në kombinat.
Edhe ndaj me inspektoriatin e Mjedisit, inspektori i ri është këtu, ka marrë porosi që do të ketë një luftë të vërtetë për të mos lejuar që trajtimi i lumit të jetë pa asnjë kriter mjedisor. e kemi dërguar disa herë Inspektoriatin dhe Agjencinë e mbrojtjes së mjedisit, për të monitoruar situatën. Realisht situata është për t?u parë me shumë seriozitet dhe jo vetëm do t?i vendosim sanksione të forta atyre bizneseve, por gjithashtu do t?i vemë një afat. Dhe në rast se nuk respektohen afatet për të penguar derdhjen e ujërave të patrajtuara në lumë, biznesi të mbyllet fare. Ne nuk jemi kundër biznesit, biznesi të punojë, të fitojë e të punësojë sa më shumë njerëz, por mjedisin e përbashkët ta trajtojë krejt ndryshe. Prandaj na duhet kjo bashkëqeverisja me njerëzit, sepse edhe problem i ndotjes erdhi nga ankesat e qytetarëve, si shprehje e opinionit kritik të cilët nuk duan të bashkëjetojnë me ndotjen. Kjo bëri që në zonë të shkojë deputeti, prefekti bashkia, ministria dhe kuptuam që ka shumë punë për të bërë për të pasur një mjedis të pastër
Nga fjala e deputetit Balla
?Shteti duhet të funksionojë në mënyrë të tillë që në punë të hyjnë më të mirët. Ne nuk bëjmë atë që bën Kryetari i Bashkisë së Cerrikut. Kryetari i Bashkisë së Cerrikut është rasti më i keq, që Bashkia e Cerrikut nuk përfiton sot nga Fondet e Zhvillimit të Rajoneve,për arsyen e thjeshtë, sepse një nga korfiçentët e Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, është që buxheti i një bashkie të mos shkojë vetëm për të punësuar, por një pjesë e buxhetit të shkojë për investime. Ne i themi Bashkisë së Cerrikut, bëjmë shkollën e Mollasit, por 20% të fondit duhet ta vendosësh ti, por ai do të harxhojë buxhetin për të mbajtur në punë njerëzit e LSI. T?i mbajë edhe 10 muaj, por në krye të 10 muajve na ka sërish këtu për t?ja kthyer bashkinë, banorëve të Cerrikut.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Pr...
Pas akuzave publike nga Partia Demokratike, vëllai i Ministr...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi sot në një cere...
Sistemi bankar shqiptar duket se ka mjaft probleme, jo vetëm...
Opozita e bashkuar ka thirrur shqiptarët në protestë kombëta...
Prokuroria për Krime të Rënda dhe dhe sektori i antiterrorit...
Deputetja demokrate Jorida Tabaku, në prag të protestës së t...
Fahri Balliu është kapur në Durrës, ndërsa nxitonte për në ...
Grabitja e Prokurorisë së Durrësit ka shkaktuar tërmet në si...
Një shpërthim legjitim nervoziteti pësoi ditët e fundit depu...
Protesta e opozitës e paralajmëruar se do të mbahet ditën e ...
Pas largimit të ambasadores së BE në Tiranë, Romana Vlahutin...
Ambasadori amerikan, Donald Lu, do ta largohet këtë verë nga...
Ka përfunduar takimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim ...
Përplasja nga një makinë afër Kryeministrisë ka rezultuar fa...
Ish-deputeti I Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu ka sulm...
Një mjek me detyrë në QSUT është proceduar penalisht, pasi p...
“Mendoj se është shumë herët”, kështu është shprehur kryetar...
“Qendra Shëndetësore e Gërdecit dhe ajo e Vorës do të rehabi...
Interpol Tirana ka kryer ekstradimin nga Londra të një shtet...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...