web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Flasifikimi i ligjit për ekstradim/ Kryemadhi zbulon të vërtetën

15 Maj 2018, 19:51, Aktualitet CNA

?Çështja Xhafaj, një plan mafioz uzurpimi?, kështu është shprehur kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një intervistë për Report TV, ndërsa ka folur për aktualitetin politik të ditëve të fundit.

Kryemadhi ka thënë se ligji për ekstradim është ndryshuar me qëllim nga qeveria pasi synonte mbrojtjen e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Kujtojmë këtu se opozita akuzon se neni 491 i Kodit të Procedurës penale mbi ekstradimet, është falsifikuar.

Në nenin 491 të Kodit të Procedurës Penale, në vitin 2017, është shtuar vetëm një pikë, e cila parashikon: ?Nuk mund të jepet ekstradimi kur personi i kërkuar është dënuar në mungesë, me përjashtim të rastit kur shteti kërkues jep garanci për rishikimin e vendimit?, kohë në të cilën ministër Drejtësie ka qenë, Petrit Vasili.

Lidhur me këtë Kryemadhi është shprehur se ky ligj i miratuar nga qeveria nuk ka kaluar në komisionin e Ligjeve, por një tjetër variant.

?Nuk e menduam se maskarallëku do të shkonte në këtë farë feje.

E-maili nuk është zyrtar, Vasili nuk e ka lexuar.

Nuk e kshim përpara pikën “F” kur e votuam.

Në Komision të Ligjeve dhe në Parlament, deputetët janë njohur me një variant tjetër. Ky nen nuk ka kaluar në Komision?,- u shpreh Kryemadhi. /CNA.al





Lajmet e fundit nga