web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Sfida e deodorantit”, vajza 14 vjeçare pëson djegie të tmerrshme në lëkurë pas lojës me shokët. Paralajmërimi i prindërve

9 Maj 2018, 10:53, Lifestyle CNA

Adoleshentët në kohët e sotme janë të prirur drejt rreziqeve. Qasja me internetin dhe teknologjia po ndikon keq në formimin e tyre, sa edhe lojërat që ata praktikojnë, po i rrezikojnë jetën. Të gjithë e kujtojmë sfidën e ?Balenës Blu?, e cila shkaktoi vdekje të shumta adoleshentësh nëpër botë. Por mesa duket në Britaninë e Madhe po qarkullon një tjetër trend nëpër shkolla.

Quhet ?Sfida e Deodorantit? dhe konsiston në spërkatjen e trupit me kimikate të cilat përdoren për të pastruar paisjet metalike. Kontakti i këtij solucioni me lëkurën, shkakton djegie dhe dëmitime gati të pariparueshme. Adoleshentët sot e spërkasin trupin e tyre me këtë solucion, dhe sfidojnë njëri-tjetrin se cili e mban më tepër në lëkurë. Viktimë e kësaj sfide ka rënë edhe një 14-vjeçare, e cila u detyrua nga shokët e saj të bëhej pjesë e sfidës.

Ellie Prescott u spërkat nga bashkëmoshatarët me solucionin e rrezikshëm, dhe kjo i shkaktoi adoleshentes djegie të forta në lëkurë. Mamaja e vajzës u skandalizua kur pa se çfarë po ndodhte. Ajo madje u detyrua ti ndërronte shkollë vajzës së saj, por zbuloi se edhe në shkollën tjetër nxënësit i kishin treguar adoleshentes shenja në trupin e tyre.

Ajo u bën thirrje për sensibilizim prindërve, pasi kjo sfidë po kthehet në virale dhe po i vendos adoleshentët në një rrezik potencial. Daily Mail ka publikuar pamjet e lëkurës së adoleshentes në shenjë sensibilizimi.

 





Lajmet e fundit nga