web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Habit këngëtari shqiptar:"Unë kam dy të dashura"

9 Maj 2018, 08:10, Lifestyle CNA

Këngëtari Devis Xherahu ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re me titull ?Ëmbël ti më pe? me muzikë të Genti Myftaraj dhe tekst të Marly dhe Santi. Këngetari ishte i ftuar në një bisedë me gazetaren Rudina Magjistari në televizionin ?Klan?, për të promovuar klipin e tij më të ri. Por teksa moderatorja Rudina Magjistari e prezantonte, këngëtari pranoi me humor se është i martuar prej kohësh me besniken e tij, kitarën.

?Jam i martuar me kitarën, Rudina? ? u shpreh Devis Xherahu.

?Prandaj nuk po martohesh ti, se qenke i zënë?- iu përgjigj me humor moderatorja shqiptare.

Këngëtari Devis Xherahu është në një lidhje dashurie me Ertemiona Mejdani, ish-Miss Shqipëria në vitin 2009. Ajo jeton mes Hong Kong-ut dhe Shqipërisë, për shkak të angazhimeve të saj si modele. Por duket se këngëtari e ndjen shumë mungesën e partneres së tij.

?Unë nuk ndërhyj në karrierën e saj. Por një ditë i thashë se do ia shkul veshin se po bën mungesa. Po të sjell kartonin e verdhë. Unë dy të dashura kam në jetë, Erionën dhe kitarën? ? u shpreh Devisi.





Lajmet e fundit nga