web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshoi identitetin dhe "çmend" me pasuri të dyshimtë/ Gjyqtari tallet me ministren Gjonaj?

8 Maj 2018, 11:23, Aktualitet CNA

Këshilli i Lartë i Drejtësisë refuzoi të shkarkonte një gjyqtar të Gjykatës Administrative Vlorë, i cili në mënyrë diskredituese për figurën dhe pozitën e gjyqtarit, kishte plot 212 vendime gjyqësore të arsyetuara me vonesë.
85 prej këtyre vendimeve janë arsyetuar përtej një afati pesëmujor nga data e shpalljes dhe disa prej tyre edhe pothuajse me një vit vonesë, duke cënuar rëndë interesat e qytetarëve të përfshirë në proceset e mbetura në dorën e këtij gjyqtari me veprime haptazi të papërgjegjshme.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka reaguar ashpër pas këtij vendimi, duke thënë se kjo është një ditë e zezë për drejtësinë.

Po kush është gjyqtari Ken Dhima, që me firmën e Ilir Metës si kryetari i KLD ?së, vendosi që ai mos shkarkohej?

Gjyqtari Ken Dhima, rezulton të ketë ndryshuar emrin dhe mbiemrin.

Nuk dihen arsyet, por në formularin e vetedeklarimin Ken Dhima deklaron se emri i tij i parë ka qenë Krenar Gjoka.

Më herët Dhima është akuzuar nga ILDKP për fshehje të pasurisë, ndërsa është proceduar nga Prokuroria. Por, ai i shpëtoi shkarkimit.

Sipas raportimit të mëhershëm të mediave, Ken Dhima ka deklaruar një apartament banimi me sipërfaqe 51,65 m2, pjesa 1/5, sipas vërtetimit të dokumentit hipotekor, datë 01.03.2014.

?Për këtë ambient, i cili është rezultat i ligjit nr. 7652, kam marrë dijeni nga babai im, vetëm në tetor të vitit 2016.  Për këtë arsye nuk e kam deklaruar këtë pasuri në deklaratat periodike të pasurisë. Kam menduar se ka qenë regjistruar vetëm në emër të babait?, mësohet të ketë deklaruar Dhima.

Denoncim i ILDKPKI-së për gjyqtarin Ken Dhima në 24 mars 2014

Deklarim i rremë i vlerës së këstit të parë të paguar për blerjen e apartamentit në favor të shoqërisë ndërtuese në shumën prej 2.770.000 lekë.

Mungesa e burimit të krijimit të depozitës prej 1.050.000 lekë nga subjekti, përdorur për blerjen e apartamentit.

Deklarim i rremë për huamarrjen nga shtetasi A.Ç. të shumës prej 2.000.000 lekë për blerjen e apartamentit në Rr.?Don Bosko?. Huamarrja është e pashlyer deri në vitin 2011, megjithëse sipas kontratës me këtë shtetas, afati përfundimtar i shlyerjes është 20.06.2010.

Deklarim i rremë për shumën prej 59.300 euro në total, dhënë në formën e shpërblimeve, dhuratave, sponsorizimeve për periudhën 2008 ? 2011 nga shtetasi me inicialet A.M. Mosmbulim me burime të ligjshme dhe me dokumentacion ligjor justifikues i kësaj shume.

Fshehja e kontratës së porosisë të lidhur midis shoqërisë së ndërtimit, porositësit A.Ç. dhe garantuesit Ken Dhima. Në këtë kontratë është porositur ndërtimi i një dyqani në Rr.?Don Bosko?, me sip.124 m2 me vlerë 150.000 euro.

Fshehje e depozitës në Bankën Kombëtare Tregtare në shumën prej 5.000 euro në emër të personave të lidhur.

Mosdeklarim i raportit të huadhënies midis subjektit dhe shtetasit A.Ç. e shprehur kjo në formën e pagesës së kësteve të kredisë në favor të ketij personi pranë Raiffeisen Bank.

Mosparaqitja e dokumentave justifikues që duhet t?i bashkëlidhen deklarimit të interesave private në momentin e dorëzimit, bazuar në nenin 24 të Ligjit nr.9049, datë 10.04.2003, si dhe mosparaqitja e dokumentave provues të kërkuara nga ILDKPKI, bazuar në nenin 27 të Ligjit nr.9049, datë 10.04.2003, i ndryshuar.

Mosmbulim i vlerës së krijimit të aseteve dhe shpenzimeve me burime të ligjshme për vitet 2005, 2007 dhe 2008.

Për sa më sipër, subjekti Ken Dhima ka konsumuar elementë të veprës penale të ?Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim?, të parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe ndaj tij u depozitua kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme, njoftim Ministrit të Drejtësisë për shkeljet e konstatuara dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Edhe bashkëshortja e Dhimës, gjyqtarja Klorinda Çela është kallëzuar më herët për fs

hehje të pasurisë.

?Klorinda Çela ka konsumuar elementët e veprës penale të ?Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë? të parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe ndaj saj u depozitua kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme, njoftim Ministrit të Drejtësisë për shkeljet e konstatuara dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit te Pastrimit te Parave? ?thuhet në  raportin e ILDKPI ?së, të vitit 2014.

Denoncimi i ILDKPKI-së për gjyqtarem Klorinda Çela

? Deklarim i rremë i vlerës së këstit të parë të paguar për blerjen e një apartamenti.

? Mungesa e burimit të krijimit të depozitës në Tirana Bank përdorur për blerjen e një apartamenti.

? Deklarim i rremë për huamarrjen nga shtetasi A.Ç. për blerjen e një apartamenti në Rr.?Don Bosco?.

? Deklarim i rremë për shumën prej 59.300 Euro në total, dhënë në formën e shpërblimeve, dhuratave, sponsorizimeve për periudhën 2008 ? 2011 nga shtetasi A.M.

? Fshehje e shumës së derdhur në katër transaksione në llogarinë në RFZ Bank, nga burime të dyshimta.

? Fshehja e blerjes së automjetit tip Benz

? Fshehje e gjendjeve të mbetura në llogarinë e RFZ Bank

? Fshehje e gjendjeve të mbetura në llogarinë rrjedhëse në Union Bank.

? Fshehje e depozitës në Bankën Kombëtare Tregtare ? Mosdeklarim i raportit të huadhënies midis Çelës dhe shtetasit A.Ç. e shprehur kjo në formën e pagesës së kësteve të kredisë në favor të ketij personi pranë Raiffeisen Bank.

? Mosparaqitja e dokumentave provues të kërkuara nga ILDKPKI

? Mosmbulim i vlerës së krijimit të aseteve dhe shpenzimeve me burime të ligjshme

Edhe në shqyrtimin e pasurisë së bashkëshortit të znj. Çela, z.Ken Dhima, gjithashtu gjykatës, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ka gjetur fshehje dhe deklarime të rreme. 150 mijë euro ka fshehur vetëm në një kontratë dyqani. Disa nga pikat e renditura për këtë gjykatës janë:

? Deklarim i rremë i vlerës së këstit të parë të paguar për blerjen e një apartamenti

? Mungesa e burimit të krijimit të depozitës përdorur për blerjen e një apartamenti.

? Deklarim i rremë për huamarrje nga shtetasi A.Ç.

? Deklarim i rremë për shumën prej 59.300 euro në total, dhënë në formën e shpërblimeve, dhuratave, sponsorizimeve për periudhën 2008 ? 2011 nga shtetasi me inicialet A.M.

? Fshehja e kontratës së porosisë të lidhur midis shoqërisë së ndërtimit, porositësit A.Ç. dhe garantuesit Ken Dhima. Në këtë kontratë është porositur ndërtimi i një dyqani në Rr.?Don Bosko?, me sip.124 m2 me vlerë 150.000 euro.

? Fshehje e depozitës në Bankën Kombëtare Tregtare

? Mosdeklarim i raportit të huadhënies midis tij dhe shtetasit A.Ç. e shprehur kjo në formën e pagesës së kësteve të kredisë në favor të ketij personi pranë Raiffeisen Bank.

? Mosparaqitja e dokumentave justifikues të kërkuara nga ILDKPKI

? Mosmbulim i vlerës së krijimit të aseteve dhe shpenzimeve me burime të ligjshme//CNA.al

 





Lajmet e fundit nga