Shtypi i ditës, 8 maj 2018
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Këshilli i Lartë i Drejtësisë i drejtuar nga Ilir Meta u ka shpallur luftë të hapur ndërkombëtarëve.
Departamenti Amerikan i Shtetit dhe ERUALIUS në dy raporte të ndryshme të publikuara pak javë më parë, shfaqën kritika të forta ndaj KLD, duke e akuzuar se mbron gjyqtarët e korruptuar. Raportet i referoheshin një kërkese të Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e 13 gjyqtarëve, por që KLD e rrëzoi. Por pavarësisht kritikave të SHBA-BE në këto raporte, KLD dje ka ecur sërish në të njëjtën rrugë. -shkruan gazeta Sot.
Ministria e Drejtësisë pak ditë më parë kërkoi nga KLD shkarkimin e 4 gjyqtarëve, më konkretisht: Të Petraq Currit në Durrës, të Ergys Selmanit në Fier, të Ken Dhimës në Gjykatën Administrative të Vlorës dhe Ahmet Jangullit të Shkodrës. Por në mbledhjen e djeshme KLD rrëzoi sërish ministren, duke lënë në detyrë gjyqtarët dhe minuar vendimmarrjen në këtë institucion. Ky vendim vjen në një kohë kur KLD mund të shkrihet brenda disa javësh.
Sapo komisioni i vetingut të mbyllë procesin e rivlerësimit për emrat prioritarë, menjëherë ngrihet KLGJ dhe pas kësaj KLD shkrihet dhe po ashtu presidenti Meta nuk do ketë më role në drejtësi. Por tani KLD po vijon me qokat ndaj gjyqtarëve, duke i amnistuar pavarësisht shkeljeve që kanë kryer. Sipas kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë, Petraq Curri shkeli ligjin në një proces ekstradimi, por nga hetimet e KLD ka rezultuar se ky vendim nuk është dhënë nga Curri, por nga një tjetër gjyqtar dhe nuk ka pranuar shkarkimin. Një tjetër gjyqtar për të cilin kërkohej shkarkimi është gjyqtari i Fierit, Ergys Selmani, i cili ishte gjyqtari që vonoi zbardhjen e urdhrit të mbrojtjes të shtetases Liljana Ruka që u vra më pas nga bashkëshorti i saj. Ndaj tij u vendos masa disiplinore ?Vërejtje?. Po ashtu Ministria e Drejtësisë u refuzua dhe për masën e kërkuar për gjyqtarin administrativ të Vlorës, Ken Dhima. Ndaj këtij të fundit ka qenë ILDKP fillimisht që ka vënë re parregullsi në pasuri dhe më pas ka qenë ish-ministri Nasip Naço që ka kërkuar procedim disiplinor. Tani kërkesë të ngjashme ka bërë dhe ministrja Gjonaj, por KLD e ka refuzuar. Për gjyqtarin administrativ të Shkodrës, Ahmet Jangulli, KLD do të vendosë në mbledhjen e radhës.
Gjithashtu, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur dje të rikthejë në detyrë gjyqtaren Shpresa Beçaj. Kjo e fundit pasi mbaroi mandatin në krye të Gjykatës së Lartë ju drejtua KLD që ta emëronte atë në Gjykatën e Apelit Tiranë, por kërkesa e saj nuk u pranua. Beçaj paditi KLD, e cila drejtohej nga Bujar Nishani dhe fitoi betejën në të dyja shkallët e gjyqësorit. Mirëpo sërish nuk u lejua rikthimi i saj në detyrë. Por dje KLD ka vendosur emërimin e saj si gjyqtare në Apelin e Tiranës. Beçaj është një emër i njohur në drejtësi.
Një vit më parë ajo garonte për anëtare të komisioneve të vetingut, por u skualifikua sepse vajza e saj ishte kandidate për deputete në radhët e LSI. Përveç saj, KLD ka rikthyer dje në detyrë dhe gjyqtaren e Gjykatës së Elbasanit, Pajtime Fetahu, e cila u pezullua një vit më parë, pas një videoskandali që u publikua në media. Në video, gjyqtarja Fetahu kishte marrë një vendim, që favorizonte të pandehurin, ndërsa u shkarkua menjëherë nga KLD për ?korrupsion pasiv?. Prokuroria nga ana tjetër nisi një hetim penal ndaj saj, por që më pas hetimet u pushuan.
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Moti për ditën e sotme parashikohet të jetë me kthjellime e ...
DASHI 21. mars – 20. prill Kjo e martë nuk do të jetë aspak...
Kreu i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, të hënën, deklaro...
Kreu i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, të hënën, deklaro...
Kryetari i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, në emisionin “O...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, i ftuar n...
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në “Tonigh Ilva Tare” në Ora Ne...
I ftuar në emisionin “Tonight me Ilva Taren”, gazetari inves...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, tashmë kryetar i partisë ...
Fiks Fare iu rikthye mbrëmjen e sotme temës së sigurisë ushq...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integri, Petrit Vasili...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, tashmë kryetar i partisë ...
“Ka ende shumë emra zyrtarësh që pritet të shpallen non grat...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, tashmë kryetar i partisë ...
Edhe pse një vit larg zgjedhjeve lokale, Partia Socialiste k...
Një ditë më parë, në media qarkulloi lajmi se hotel “The Pla...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant...
I ftuar në emisionin “Tonight me Ilva Taren” në Ora News, ga...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ka kund...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...