web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kandidatët për kryebashkiakë të PS/ Top Channel publikon lajmin disa muaj me vonesë

7 Maj 2018, 19:50, Aktualitet CNA

Edhe pse një vit larg zgjedhjeve lokale, Partia Socialiste ka ndezur motorët për të siguruar dhe një mandat tjetër në Bashkitë e vendit.

Sikurse CNA.al (CityNews Albania) ka raportuar kohë më parë, në Tiranë sërish do të rikandidojë Erjon Veliaj.

Ndërsa në qytetet e tjera do të kandidojnë përkatësisht: në Durrës Vangjush Dako, në Korçë Sotiraq Filo, në Fier Armando Subashi, në Rrëshen Ndrec Deda, në Dibër Muharrem Rama, në Lezhë, deputeti Pjerin Ndreu, në Vlorë Dritan Leli, në Maliq Vaske Çinoku dhe në Kukës Safet Gjici.

Por me disa ndryshime të vogla dhe gjasme me burime të vetat, televizioni ynë i madh Top Channel, është me vonesë në dhënien e informacionit, gjithmonë pas nesh dhe duke kopjuar shumicën e materialit.

Top Channel shkruan:

Në Tiranë do të rikandidojë sërish Erion Veliaj, në Shkodër flitet të kandidojë Senida Mesi, në Lezhë ka shprehur dëshirën Pjerin Ndreu, në Elbasan pritet të kandidojë Evis Kushi, në Durrës drejtori i OSHEE-së Ardian Cela, në Kamëz Rakip Suli, në Kukës Safet Gjici.

Ndërsa në Has, përveç kryetarit aktual Adem Lala pretendent është edhe ish-kryetari Liman Morina, në Fier, Armando Subashit, i jepet një rikandidim i sigurt, njësoj si Kastriot Gurra në Librazhd.

Një pikëpyetje qëndron mbi fatin e Dritan Lelit në Vlorë, ku nuk përjashtohet zëvendësimi me deputeten Vilma Bello, ndërsa për Korçën deri tani socialistët nuk kanë një alternativë të konsoliduar ndaj Sotiraq Filos.

Në Lushnje jepet i sigurt zëvendësimi i Fatos Tushes, për arsye shëndetësore tij.

Ndërsa në Berat, si një kandidaturë e mundshme socialiste flitet Eugen Kallfani.

Më poshtë po ju sjellim lajmet e publikuara nga CAN.al muaj dhe javë më parë të cilat paraprijnë lajmin e Top Channel dhe tregojnë qartazi sa me hapin e kohës ecën televizioni ynë i madh. /CNA.al

PS ndez ?motorët? për zgjedhjet lokalet/ Zbulohen kandidatët për bashkitë kryesore

Të konfirmuar zyrtarisht nga Rama/ Zbulohen kandidatët për bashkitë kryesore





Lajmet e fundit nga