Ish-presidenti "sulmon" Ramën/ Shqiptarët nuk pranojnë më gënjeshtra
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se qeveria do të bë...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili paralajmeron se e enjtja e neserme nuk do te jete nje seance normale ne Parlament. Ne nje prononcim për Top Channel, Vasili thote se ?dita e nesërme është pikërisht një ditë anormale pasi po nesër një nga çështjet që do të diskutohen dhe janë parashikuar të diskutohen, është një ligj i rëndësishëm nga ana shoqërore siç është ligji për strehimin social i cili në mënyrë të dhunshme është futur nga mazhoranca në rend të ditës duke mbledhur në mënyrë të njëanshme komisionet dhe duke u përpjekur të uzurpojë në të gjitha drejtimet parlamentin shqiptar?.
Z.Vasili ju sapo përfunduat mbledhjen e grupit tuaj parlamentar, a dolët me një qëndrim zyrtar? A do të jetë ajo e nesërmja një seancë normale?
Përfundimisht për zgjedhjen e qëllimtë edhe tinëzare të mazhorancës ky parlament ka hyrë në një rrugë anormale dhe dita e nesërme është pikërisht një ditë anormale pasi po nesër një nga çështjet që do të diskutohen dhe janë parashikuar të diskutohen, është një ligj I rëndësishëm nga ana shoqërore siç është ligji për strehimin social I cili në mënyrë të dhunshme është futur nga mazhoranca në rend të ditës duke mbledhur në mënyrë të njëanshme komisionet dhe duke u përpjekur të uzurpojë në të gjitha drejtimet parlamentin shqiptar. Pra mazhoranca ka bërë zgjedhjen e saj për deformimin, dëmtimin dhe shkatërrimin e parlamentarizmit shqiptar dhe ka imponuar pikërisht ajo një qëndrim të fortë nga ana jonë dhe të papajtueshëm pasi pa kthimin e parlamentarizmit në gjendjen e tij normale, Republika jonë është e rënë pasi republika jonë është një republikë parlamentare.
A ka një dakordësi z.Vasili në vazhdim për aksionin që do të ndjek opozita bashkë me PD, siç ishte rasti i protestës së 31 Marsit, apo lufta dhe përballja me qeverinë do të bëhet vetëm në parlament. A do të vazhdojë mosbindja civile edhe jashtë sallës së Kuvendit?
Nuk ka asnjë ndryshim të qëndrimit, ky vendim që fronti opozitar ka marrë sepse qytetarët shqiptarë kanë imponuar dhe kanë kërkuar ata një qëndrim të tillë, do të vazhdojë sepse kjo qeveri do të vazhdojë të sjellë dëme të vazhdueshme në të gjitha fushat e jetës dhe pikërisht për këtë arsye të madhe ne sot jemi në një moment kritik pasi SHBA, jo më larg se pak ditë më parë kanë bërë publik një raport tronditës, ku Shqipëria është kthyer jo vetëm në lavatriçen e parave të pista, së dyti është kthyer në vend kyç të trafikut të mariuanës dhe heroinës në nivel ndërkombëtar dhe tashmë dhe botëror pra është një situatë tronditëse e cila kërkon qëndrim në të gjitha frontet. Padiskutim parlamenti është një prej tyre por edhe të gjitha format e tjera të protestës tashmë të kërkuara dhe imponuara nga qytetarët do të vazhdojnë të jenë të tilla, shumë të rrepta dhe shumë të forta.
Në një prononcim për Top Channel Donald Lu tha se politikanët kanë frikë ndaj dhe thonë se reforma po dështon. Ju keni qenë ministër I drejtësisë, dhe kritik për ecurinë Kush ka faj që institucionet e drejtësisë të rejat ende nuk janë ngritur?
Ambasadorët nuk mund të akuzohen për faje sepse jemi ne shqiptarët që marrim vendimet tona. Fajtori është një dhe i vetëm, mazhoranca. Pasi sot në këtë moment që flasim opozita nuk ka asgjë në tavolinë kur i kërkohet një dakordësi, një votim apo një qëndrim. Të gjitha institucionet që duhet të ngriheshin janë sabotuar nga mazhoranca për të bllokuar Reformën në Drejtësi. Pasi sot nuk kemi as Gjykatë Kushtetuese, as Gjykatë të lartë , as KLP, as KLGJ dhe as inspektorë të lartë të drejtësisë. Të gjitha institucionet e drejtësisë të cilat do duhej të ngriheshin dhe për të cilat Kushtetuta e përcakton qartë dhe për të cilat opozita ka votuar në mënyrë unanime, janë sabotuar në mënyrë të përditshme nga mazhoranca për ta rrëzuar Reformën në drejtësi. Arsyeja ka qenë një dhe vetëm një. Pandëshkueshmëria e mazhorancës sot, se në Gjykatën Shqiptare në mënyrë të veçantë ato supreme dhe qeverisje gjyqësore, nuk ekzistojnë. Sot askush nuk mund ti drejtohet Këshillit të Lartë të Drejtësisë, dhe gjyqësorë sepse nuk ekziston një i tillë, nuk mund të drejtohet në gjykatën Kushtetuese në Gjykatën e Lartë dhe thënë më thjeshtë le të mbetet në rekordet tuaja, qytetarët e thjeshtë, duke filluar nga unë që po intervistohem, ju dhe gazetarët tuaj, nuk kane ku të ankohen sepse institucioni i lartë i drejtësisë nuk ekziston dhe i vetmi institucion që do të mblidhte ankesat e qytetarëve është vetëm ai. Sot Shqiptarët për shkak të mazhorancës janë pa drejtësi dhe mazhoranca ka bërë të pamundurën për ta deformuar për ta shkatërruar reformën në drejtësi dhe fajtori është vetëm ajo.
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se qeveria do të bë...
Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias në një intervistë për...
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ishte në Korçë ku u mbaj...
Kryeministri Edi Rama ka pritur paraditen e sotme, Patriakun...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili vijon aku...
Sekretarja e Organizatave Partnere në PD, Valbona Mezini, ka...
Fato Murraj anëtarja më e moshuar në Kuvendin Kombëtar të Pa...
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Kjo Javë...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati tako...
Pas takimit të kryeministrit Rama me përfaqësues të biznesit...
Kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi në një dekla...
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëkohësisht në...
Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë Romana Vlahu...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili shprehet kun...
Përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës ka...
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar sot një vizitë në fam...
Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani me anë të një postim...
Në kuadrin e vizitës zyrtare në Asamblenë Parlamentare të Kë...
Pas rekomandimit pozitiv të Komisionit Europian për çeljen e...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...