Patriarku rus Kirill takon Ramën/ I kujton kohën kur ishte kryebashkiak
Kryeministri Edi Rama ka pritur paraditen e sotme, Patriakun...
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ishte në Korçë ku u mbajt Forumi Qytetar për Siguri Publike, një format i llogaridhënies së Policisë përballë qytetarëve. Drejtori Vendor Lorenc Panganika prezantoi problematikat dhe punën e policisë lokale. Pyetjeve dhe shqetësimeve të ngritura nga banorët e Korçës iu përgjigjën drejtuesit e Policisë dhe ministri Fatmir Xhafaj.
?Ju korçarët jeni nga më të shëtiturit që në origjinë dhe e dini shumë mirë se si kanë funksionuar dhe si funksionojnë disa gjëra jashtë nesh. E dini shumë mirë marrëdhënien që njerëzit kanë me policinë. Fakti që vetë qytetarët vendosen në ruajtje të qetësisë, të rendit, praktika të kësaj natyre, si kjo që ne po duam të ndërtojmë, janë të zakonshme në vendet e BE-së?, nënvizoi ministri.
Duke u ndaluar tek lufta kundër krimit të organizuar, ai theksoi se shumë çështje nën hetim kanë avancuar.
?Krimi i organizuar cenon sigurinë kombëtare, pronën dhe jetën, cënon, pengon zhvillimin ekonomik, jetën sociale të shoqërisë edhe imazhin e vendit. Ne jemi fort të angazhuar. Kemi ndërmarrë një operacion shumë konkret, operacionin ?Forca e Ligjit?. Kemi evidentuar grupet kriminale që veprojnë në territor, brenda dhe jashtë territorit të vendit. Kemi goditur një pjesë të tyre. Kemi një sërë hetimesh të rëndësishme me Task Forcat që janë në kuadrin e operacionit ?Forca e Ligjit?, në bashkëpunim me Prokurorinë, për të goditur shumë shpejt një pjesë të këtyre grupeve kriminale?- u shpreh ministri Xhafaj.
Duke iu përgjigjur pyetjeve për procesin e Vetting-ut, ministri tha se në radhët e Policisë së Shtetit ka një shumicë dërrmuese, burra dhe gra, djem dhe vajza të pakorruptuar, të ndershëm, të përkushtuar, të përgjegjshëm, që nuk janë thjesht për një punë të zakonshme, por janë në një shërbim të veçantë, ndaj vendit dhe qytetarëve.
?Besimi tek polici është i rëndësishëm, se është besimi te shteti. Po a është ky një proces që e dëmton policinë? Jo, unë nuk besoj. Besoj fort që e ndihmon Policinë.
Pjesa tjetër që është folur për një ngarkesë etj., është e gjitha një spekulim. Është një spekulim i qëllimshëm. E para, sepse ne e kemi ndërtuar këtë proces që të jetë sa më i lehtë dhe i mbështetur nga pikëpamja e trajnimit, e asistencës. E dyta, sepse ne e kemi lehtësuar nga të gjitha llojet e detyrimeve që kanë për të mbledhur dokumente pa fund.
Këto Agjenci të rëndësishme ligjzbatuese si Policia, Prokuroria e Gjykata që jep drejtësi, nëse janë misione të ndershme e të afta profesionalisht, nuk korruptohen nga politika dhe zyrtarët e shtetit. Dhe kjo është pikërisht ajo që do çojë në pritshmërinë e lartë për t?u dhënë më pas ndëshkimin e duhur gjithë zyrtarëve që kanë abuzuar me pushtetin ? ose siç i quani ndryshe ju me të drejtë ?peshqit e mëdhenj?. Sepse që ?peshku i madh? të përfundojë aty ku duhet, duhet të ketë rrjetë, dhe rrjeta janë Policia ? Prokuroria ? Gjykata. Pa këto të treja nuk është e mundur. Pasi nëse njëra prej tyre nuk funksionon, nuk funksionon i gjithë sistemi?, tha Xhafaj.
Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu deklaroi se është në proces ri-struktutrimi i shërbimit të Policisë Rrugore si dhe vijimi i projektit të krijimit të zonave policore, për të qenë më afër qytetarit. Në përgjigje të një shqetësimi për ndotjen nga antenat, ai tha se do të ketë një nismë të përbashkët të policisë dhe pushtetit vendor për të trajtuar në thelb çështjen.
?Në lidhje me ndotjen elektromagnetike, është një fenomen i cili ekziston edhe në qytete të tjera, jo se duam të përjashtojmë përsëri veten nga përgjegjësia, ne e kemi përgjegjësinë në këto raste, por nga të gjitha studimet dhe korrespondecat që ne kemi ndër policitë lokale, operatorët të cilët janë duke shfrytëzuar këto lloj antenash, kanë marrë në shumicën e rasteve leje nga Këshillat Bashkiakë, si autoritete të cilat kanë të drejtë të pajisin me këto leje operatorët. Nuk e di këtu në Qarkun e Korçës në rast se janë pajisur apo jo me këto leje, por ne si Polici Shteti, jemi të gatshëm, në bashkëpunim me pushtetin vendor, nëqoftëse do të merret një iniciativë nga Pushteti Vendor, shumë mirë, në të kundërt po e marrim ne si iniciativë, Drejtori Vendor është këtu, të ngremë një grup të përbashkët edhe me Agjensinë e Mjedisit, edhe me përfaqësues të Pushtetit Vendor, le të bëhet një ristudim apo një evidentim i gjithë antenave, ato që janë me leje, janë me leje, kurse ato që s?janë me leje të marrin masa me mbështetjen e Policisë, por ne vetëm ju mbështetim që të ushtrojmë autoritetin. Prefekti është i gatshëm, ndoshta mund t?i shërbejë Prefektit si Kryetar i Task Forcës, për të eliminuar këtë fenomen?, u shpreh Drejtori Veliu.
Forumet Qytetare për Siguri janë mbajtur më herët në Elbasan, Dibër, Fier e Berat. Dhe pas 12 qarqeve llogaridhënia e policisë do të shtrihet në javët e ardhshme në 61 bashkitë në vend.
Kryeministri Edi Rama ka pritur paraditen e sotme, Patriakun...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili vijon aku...
Sekretarja e Organizatave Partnere në PD, Valbona Mezini, ka...
Fato Murraj anëtarja më e moshuar në Kuvendin Kombëtar të Pa...
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Kjo Javë...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati tako...
Pas takimit të kryeministrit Rama me përfaqësues të biznesit...
Kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi në një dekla...
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëkohësisht në...
Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë Romana Vlahu...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili shprehet kun...
Përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës ka...
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar sot një vizitë në fam...
Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani me anë të një postim...
Në kuadrin e vizitës zyrtare në Asamblenë Parlamentare të Kë...
Pas rekomandimit pozitiv të Komisionit Europian për çeljen e...
Pas rekomandimit pozitiv të Komisionit Europian për çeljen e...
Ministrit i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili ka marrë pjesë në...
Partia Demokratike ka sulmuar ashpër Eduard Selamin dhe Majl...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...