web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dalin emrat: Zbulohet juria shqiptare në 'Eurovizion'

1 Maj 2018, 10:25, Lifestyle CNA

Vetëm pak ditë na ndajnë nga gjysmëfinalja  e parë e festivalit europian të këngës ?Eurovizion?. Si çdo vit tjetër edhe këtë herë  shtetet do të përfaqësohen nga një juri profesioniste e cila voton dhe pikëve të saj i bashkohen votave të publikut duke vlerësuar me pikë kështu çdo shtet.

Ditën e sotme është publikuar edhe lista me emrat e të gjithë personazheve të njohur shqiptar, të cilët do të jenë pjesë e jurisë shqiptare në ?Eurovizion?.

Juria e vendit tonë do të përbëhet nga këngëtarët: Rosela Gjylbegu, Kamela Islamaj, Elton Deda, Bojken Lako dhe Ben Andoni.

Ata përveç se do të votojnë për këngën më të mirë duke u bazuar në performanc, vokal, paraqitje dhe në skenografi do të mbajnë të informuar edhe publikun për performancat gjenerale të dy gjysmëfinaleve.

Ndërkohë që kënga përfaqësuese e Shqipërisë ?Mall? që do të këndohet nga këngëtari i njohur Eugent Bushpepaj është pritur mjaft mirë nga mediat e huaja dhe  në bazë të një klasifikimi është renditur e dyta si më e pëlqyera pas Lituanisë.





Lajmet e fundit nga