SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Pjesë e axhendës së takimeve të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit rural, Niko Peleshi në qarkun e Vlorës, ka qenë dhe vizita në një stabiliment të përpunimit të peshkut dhe akuakulturës. Ky takim është zhvilluar në kuadër të strategjisë për orientim dhe informin të biznesit, shoqatave të bizneseve, dhomave të tregtive, fermerëve dhe agropërpunuesve për skemën IPARD-it, dy masa të cilës do të hapen gjatë muajit maj.
Ministri Peleshi bëri një përmbledhje të këtij programi duke permendur me tej edhe mundesite e tjera qe foron fondi i garancise
?Pra masa e parë janë investime në fermë, që mbështeten nga 50 -70 %, për investime maksimalisht 500 mijë euro. Masa e dytë janë investime në përpunim, agropërpunim, përpunimin e peshkut, akuakulturës, meqënëse jemi dhe këtu tek Muharremi. Mbështeten investimet deri në vlerën 2 milionë euro, me 50 ? 60 % të masës së investimit në grant. Masa e tretë është diversifikimi i ekonomisë, ku futet agroturizmi, përpunimi i bimëve medicinale, edhe disa proçese të tjera, ato mbështeten për investime deri në 400 mijë euro, me 50 apo 60 % të vlerës së investimit. Dy masat para do të shpallen në maj, masa e tretë, e diversifikimit të ekonomisë, pra e agroturizmit etj, do të shpallet në shtator
Minsitri ka shpjeguar në detaje se si kjo mbështetje mund të kombinohet me fondi e Garancisë,
?Për kreditë kemi një fond, që quhet Fondi i Garancisë, ku janë tri, katër banka. ……. Në këto katër banka, janë pjesë e marrëveshjes me qeverinë dhe me BERZH-in, ne mbështesin riskun, që do të thotë që këto banka janë më të prirura dhe më ?dorëlëshuar? për dhënien e kredive me interesa të më mira, dhe pa shumë kushte, kolateral etj?.
E plotë:
Unë sot jam në Vlorë, kam bërë disa takime, por për mua takimi më i rëndësishëm i ditës, është ky takim që po zhvillojmë këtu, sepse në fakt programi më i madh që bujqësia, por është një nga programet kryesore të qeverisë shqiptare është IPARD-i. IPARD-i është një program mbështetje nga Bashkimi Evropian dhe qeveria shqiptare 94 milionë euro, por është shumë i bukur për të qenë i vërtetë, në kuptimin që këtë fond kaq të madh duhen kapacitete.
Duhet mund e djersë dhe punë profesionale për ta përthithur. Kjo është sfida jonë, si ta bëjmë biznesin, fermerin apo agropërpunuësin, të aftë për t?i marrë këto fonde. E kam thënë dhe më parë, duke filluar nga ky vit, bujqësia nuk do të ketë më, problemin e mungesës së fondeve, por do të ketë problemin e aftësisë për t?i thithur fondet në dispozicion. Kemi më shumë para, se sa kemi aftësi për t?i përthithur. Ndaj, unë kam disa ditë bashkë me zëvendësministrat, me kolegët, po takojmë intesivisht biznesin, shoqatat e biznesit, dhomat e tregtisë, por edhe vizita nëpër qarqe si ky që po zhvilojmë sot, për të folur dhe për t?ju përgjigjur pyetjeve sy ndër sy.
Pastaj në fund të çdo takimi, siç do bëjmë dhe në këtë takim, ia kërkoj Edit, deputetit, të na furnizojë me një listë tuajën dhe të gjithë interesave që keni me numrin e telefonit. Unë përsonalisht do të ndjek çdo kërkesë të shprehur në këto takime, apo interes të shprehur për të kthyer një projekt ? ide në një aplikim për IPARD-in, do t?i ndjek personalisht. Në qoftë se biznesi do të jetë i vendosur t?i shkojë deri në fund, ne do ta asistojmë me pyetje-përgjigje, më dërgim të specialistëve tanë në terren, derisa t?a arrijë ta kthejë projekt ? idenë në një projekt, në një aplikim fitues. Pastaj është e drejta e çdo biznesi të vendosë, nëse do ta zhvillojë atë projekt- ide apo jo.
Nuk kemi ndërmend që këtë promovim ta bëjmë me spote televizive, sepse nuk është çështja e një spoti. Mund ta shohësh një spot, sa për t?u informuar, por pastaj duhet shumë punë, shumë pyetje, lexime të materialeve. Është një burokraci e domosdoshme, të cilën nuk e shmangim dot, sepse e kërkon dhe Bashkimi Evropian, me të cilën shumë prej bizneseve nuk janë mësuar, por është detyrim. Shumë vende të tjera kanë patur probleme të mëdha në përthithjen e fondeve. Psh Maqedonia, ku është hapur IPARD-i që në vitin 2010, pra janë 7-8 vjet, ka përthithur vetëm 13% të fondeve. Ne nuk duam të kemi këtë fat. Të mësojmë nga gabimet e të tjerëve, ndaj jemi intensivisht në takime me biznesin.
Tani për ta mbyllur këtë pjesë të përgjithshme, IPARD-i do të shpallet në mes të muajit të ardhshëm, në mes të majit. Thirrja do të qëndrojë dy muaj e hapur. Gjatë këtyre dy muajve do të presim aplikimet, siç bëmë me skemën tonë të AZHBR-së, e cila mbyllet në datën 27. Por, unë nuk dua të flas për atë skemë, dua të flas tani për IPARD-in. Natyrisht po të keni pyetje dhe për skemën kombëtare të AZHBR-së mund t?ju përgjigjem. Po mirë është të përqendrohemi te IPARD-i, sepse është një program i komplikuar. Ka tri masa që mbështet IPARD-i. Mbështet investimet në fermë, po e them me një fjali, me vlerë deri në 500 mijë euro, dhe jep nga 50 ? 70 % të investimit grant. 70% është për zonat malore.
Në qoftë se është një zonë malore, investimi bën 500 mijë euro, IPARD- i jep grant 350 mijë euro pjesën tjetër duhet ta vendosësh vetë ose ta marrësh kredi nga banka. Për kreditë kemi një fond, që quhet Fondi i Garancisë, ku janë tri, katër banka. Them, tri, katër, sepse e katërta është Raiffeisen që do t?i bashkohet tani Fondit, është Intesa Sanpaolo, Pro Credit edhe banka Societe Generale, pak më vonë do të shtohet dhe Raiffeiseni. Në këto katër banka, janë pjesë e marrëveshjes me qeverinë dhe me BERZH-in, ne mbështesin riskun, që do të thotë që këto banka janë më të prirura dhe më ?dorëlëshuar? për dhënien e kredive me interesa të më mira, dhe pa shumë kushte, kolateral etj.
Pra masa e parë janë investime në fermë, që mbështeten nga 50 -70 %, për investime maksimalisht 500 mijë euro. Masa e dytë janë investime në përpunim, agropërpunim, përpunimin e peshkut, akuakulturës, meqënëse jemi dhe këtu tek Muharremi. Mbështeten investimet deri në vlerën 2 milionë euro, me 50 ? 60 % të masës së investimit në grant. Masa e tretë është diversifikimi i ekonomisë, ku futet agroturizmi, përpunimi i bimëve medicinale, edhe disa proçese të tjera, ato mbështeten për investime deri në 400 mijë euro, me 50 apo 60 % të vlerës së investimit. Dy masat para do të shpallen në maj, masa e tretë, e diversifikimit të ekonomisë, pra e agroturizmit etj, do të shpallet në shtator.
Siç ju thashë dhe njëherë, vlera e këtij takimi nuk është thjesht për të thënë disa fjalë të përgjithshme, por është që gjithësecili, shkurt do t?ju lutesha, sepse kam një axhendë shumë të ngjeshur sot, për fat të keq të këtij takimi që duhet ta mbyll shkurt, gjithësecili të shprehë interesin që ka, ndonjë pyetje paraprake, por më e rëndësishmja është të na japë kontaktin, numrin e telefonit, dhe të jetë në kontakt pastaj me ne, të vendosim një urë komunikimi në kontakt të vazhdueshëm.
Nuk zgjidhet çështja e aplikimit të IPARD-it me një takim si ky, as me dy a tre takime. Por ky takim ka vlerën e vendosjes të urës së komunikimit. Ndaj do t?ju lutesha të fokusoheni tek ndonjë pyetje bazike që keni për IPARD-in, dhe gjithësecili që është i interesuar, për këtë formë bashkëpunimi, të na japë numrin e telefonit në një listë, të plotësohet formulari. Kaq duke ia ?hequr ujin?, sepse ?ujë? dëgjoni shpesh, por ky duhet të jetë një takim shumë teknik. Faleminderit dhe fjala për juve!
Kryeministri Edi Rama e ka uruar mirëmëngjes me një video ng...
Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka lëshuar alarmin se jeta e ...
Gjyqtarët dhe prokurorët, vlerën më të madhe të pasurisë e k...
Në një intervistë ekskluzive për CNA.al,ish-themeluesi i PD-...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
“Hapat e mëtejshëm do të diktohen nga realitetet e ardhshme,...
Ish-ministri i qeverisë Berisha, Arben Imami, në një intervi...
Ish-themeluesi i Partisë Demokratike Arben Imami ka komentua...
Pas përfshirjes nga flakët e kompanisë së riciklimit në Kash...
Rreth orës 10:00 të paradites flakët kanë përfshirë një maga...
Vijon zjarri i përmasave të mëdha në magazinën e cila u përf...
Gjykata ka lënë në burg Kastriot Gjuzin, ekzekutuesi i Marjo...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një magazinë ric...
Pas shumë daljeve të filozofëve dhe mendjellinjve që ka Lulz...
Në vijim të aksionit për parandalimin e aksidenteve rrugore,...
Një hetim dy ditor i nisur nga prokuroria e Tiranës ndaj kom...
Ky është parashikimi i motit, për ditën e sotme 22 prill 201...
Një sasi e konsiderueshme eksplozivi ka shpërthyer një makin...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në vendin ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të gazetave për ditën e...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...