Zbulohen arsyet pse “llum-kazani” sulmoi deputetin gjerman
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Në një intervistë ekskluzive për CNA.al,ish-themeluesi i PD-së, Arben Imami, me nota kritike, ka komentuar ndryshimet e fundit statutore që u vendosën në mbledhjen e Këshillit Kombëtarë të PD ?së. Sipas Imami, debati dhe idetë ishin një hap para, por mbledhja e KK një hap mbrapa.
Ndër të tjera Imami, është ndalur edhe tek terri dhe mungesa e transparencës në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.
“Nëse nuk ka analizë dhe diskutim në organin më të lartë të partisë, atëherë çfarë mbetet përveç se drejtimit monokratik të partisë”, pyet ndër të tjera Imami. Më tej ish-ministri i Qeverisë Berisha ka treguar se cilat janë hapat që do të ndiqen më tej, me qëllim çlirimin e Partisë Demokratike. « Hapat e mëtejshëm do të diktohen nga realitetet e ardhshme, e veçanësisht nga ato të pritshme, si dhe nga vendosmëria jonë për ta kthyer PD-në në partinë e madhe të opozitës, shpresën e vendit, partinë që rrëzoi diktaturën, integroi vendin në rrugën europiane, i dha një zhvillim ekonomik etj”, ka thënë Imami për CNA.al.
Intervista Ekskluzive :
CNA: Këshilli Kombëtar vulosi ndryshimet statutore, hap përpara apo çimentim i Lulzim Bashës?
Arben Imami: Në pikëpamje formale, statuti mbetet afërsisht ai që ishte. Pra as para, as mbrapa. në pikëpamje të zhvillimeve politike në PD. Kurse në kontekstin politik të debatit për vendosjen e rregullave më të mira të të bashkëjetesës në PD, të një kulture demokratike, të kritikës që ka mbizotëruar në PD veçanërisht vitin e fundit për rolin e kryetarit dhe të institucioneve brendapartiake, të bashkimit të PD-së së përçarë nga kryetari i saj, të fuqizimit mandej të opozitës dhe veprimit të saj politik kundrejt një qeverie të përfshirë në krim, grabitje, shkallmim të ekonomisë së vendit etj., ky ishte një hap mbrapa. Debati dhe idetë ishin një hap para, mbledhja e KK një hap mbrapa. Nga ana tjetër, nuk shoh ndonjë konsolidim. Përkundrazi shoh mbyllje; strkturat e mbyllura janë të përcaktuara për vetëshkatërrim dhe ky nuk është lajmi i mirë.
CNA: Komenti juaj për mungesën e analizës dhe bllokimin e fjalës së lirë në KK?
Arben Imami: Në KK u paraqitën dy propozime. Së pari, KK të bënte analizën e zgjedhjeve dhe gjendjessë partisë dhe rolit të saj në opozitën e dalë nga zgjedhjet e vitit 2017. KK nuk është mbledhur asnjëherë në katër vjet dhe do të ishte e arsyeshme që të shqyrtonte, madje ky është funksioni statutor i tij, punën e bërë. U votua: Nuk ka analizë!!! Së dyti u kërkua të hapej diskutim në parim për statutin, procedura normole e shqyrtimit. U votua, gjithashtu: Nuk ka diskutim!!! Nëse nuk ka analizë dhe diskutim në organin më të lartë të partisë, atëherë çfarë mbetet përveç se drejtimit monokratik të partisë? Ky është modeli i opozitës sot dhe qeverisë nesër, model i cili duhet t’i kundërvihet regjimit autokratik të kryeministrit Rama? Kësisoj opozita nuk jep shpresë, nuk bind se nuk është e të njëjtit model si qeveria. Por z. Basha duket i vendosur ta çojë partinë nga humbja në humbje.
CNA: Cilat janë hapat e mëtejshëm?
Arben Imami: Hapat e mëtejshëm do të diktohen nga realitetet e ardhshme, e veçanësisht nga ato të pritshme, si dhe nga vendosmëria jonë për ta kthyer PD-në në partinë e madhe të opozitës, shpresën e vendit, partinë që rrëzoi diktaturën, integroi vendin në rrugën europiane, i dha një zhvillim ekonomik etj. Një parti të djathtë që i qëndron vlerave dhe traditës së saj dhe që gjithashtu është e aftë dhe e hapur për vetëkritikë e rinovim – por jo nga pozicioni dhe interesi i PS-së dhe platformës sorosiane për të djathtën shqiptare, një parti e aftë për t’iu përgjigjur problematikave të gjendjes së rëndë ku ndodhet vendi, një parti të shpresës se ky vend do të bëhet. Partia Demokratike do të ketë jetë më të gjatë se ky kryetar i saj. /CNA.al
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
“Hapat e mëtejshëm do të diktohen nga realitetet e ardhshme,...
Ish-ministri i qeverisë Berisha, Arben Imami, në një intervi...
Ish-themeluesi i Partisë Demokratike Arben Imami ka komentua...
Pas përfshirjes nga flakët e kompanisë së riciklimit në Kash...
Rreth orës 10:00 të paradites flakët kanë përfshirë një maga...
Vijon zjarri i përmasave të mëdha në magazinën e cila u përf...
Gjykata ka lënë në burg Kastriot Gjuzin, ekzekutuesi i Marjo...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një magazinë ric...
Pas shumë daljeve të filozofëve dhe mendjellinjve që ka Lulz...
Në vijim të aksionit për parandalimin e aksidenteve rrugore,...
Një hetim dy ditor i nisur nga prokuroria e Tiranës ndaj kom...
Ky është parashikimi i motit, për ditën e sotme 22 prill 201...
Një sasi e konsiderueshme eksplozivi ka shpërthyer një makin...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në vendin ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të gazetave për ditën e...
Gjatë ditëve të fundit keni qenë të tensionuar dhe ky tensio...
Të afërm dhe miq janë mbledhur këtë të shtunë në ceremoninë ...
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, njëherësh dhe ...
Partitë politike pritet të ulen për të diskutuar në një trye...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...