web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Kujt ti besojmë nevojës për Teatër të ri, apo kundërshtimit për arsye politike"?!

21 Prill 2018, 18:29, Aktualitet CNA

Megjithse prej vitesh jetoj në SHBA, si çdo artist apo koleg, e ndjek me interes dhe shqetësim gjendjen e krijuar në Teatrin Kombëtar dhe raportin midis artistëve të skenës Ministrisë së Kulturës dhe publikut.

Të vjen keq vërtet për atë hamulli artistike disa mujore, ose më sakt disavjecare. Një situatë që do të vijoj të jetë e tillë për sa kohë forma me te cilën kërkojnë të zgjidhin shumë gjëra në Shqipëri është dhe ngelet prej vitesh ??dhuna?? dhe jo biseda ,dialogu e mirekuptimi, pa të cilat dhe pa njera tjetrën palët nuk funksionojnë dot.

Fakti që ka disa grupe edhe brenda vetë artistëve të cënuar nga sipërmarrja e Qeverisë me projektin e ri të Teatrit Kombëtar, për të mbrojtur të drejtat e tyre, e vështirëson më shume idene se çfarë përfaqëson njera apo tjetra palë .

Ndodh kjo ndërsa të gjithë duhet të ishin në një krah dhe të përballeshin me Shtetin, Kryeministrin dhe Ministren përkatëse..

Mbrojta e idesë se godina ekzistuese historike e Teatrit nuk duhet prishur të jep mundësine  të kuptosh se aty mbrohen interesa partiake, jo profesionale, pse jo dhe klientelistem përsa kohë dilet me një projekt alternativ.

Gjendja teknike e Teatrit Kombëtar lë shumë-shumë për të dëshiruar. Kushtet në të cilën përballen vetë aktorët, pas amortizimit shumë vjecare të Teatrit, nuk garanton cilësinë e një Teatri Shteteror.

Historia e Teatrit nuk mbrohet me atë godinë ku në dimër është tepër e vështirë të ndjekësh shfaqje midis një salle të ftohtë akull dhe në verë nga një sallë ku i nxehti është i padurushëm.

Në një Teatër ku vjen era myk dhe spektatori sa hyn, prezantohet me WC-në e institucionit, me duket se dhe vet ?Historia? do humbiste  durimin aty brenda.

I takon nje komoditet me i madhe skenik  Robert Ndrenikes, Yllka Mujos, Ndricim Xhepes apo Bujar Asqeriut etj., më të rinjve të talentuar, për ta ndjerë veten e tyre në nivelin e aktorëve europian,apo botëror.

Shkak për këtë debat është bërë propozimi bashkiak apo qeveritar. Domosdoshmërine e ngritjes së një Teatri të ri nuk e kundërshon askush, sepse vërtetë do ishte kënaqësi për të gjithë aktorët e sotëm dhe brezat e tjerë që do vijnë të kemi një godinë të re të Teatrit Kombëtar.

Gjë që nuk do ta kemi kurrë, ashtu siç ja vlen ta kemi, nëse do të vazhdohet si deri më sot. Pra gjithë këto vite me ankesa dhe pretendime, që ndryshojnë, që ulen e ngrihen me ndërimin e qeverive.

Duke parë vrullin e sotëm të kundërshtive agresive natyrshëm të lind pyetja: A nuk ishin shumica e këtyre aktorëve, që nën drejtimin tetë vjeçar të qeverisë nga Partia Demokratike nuk ngritën as gishtin e protestës, ndërkohë që Teatri Kombëtar jetoi ditët më të vështira të historisë së tij, duke u kthyer madje edhe ne Bingo?!

Dhe askush nuk mendoi e jo të bënte thirrje për ??grevë urie?, apo të përmendëte Vojo Kushin etj.

Nisur nga realitetet dhe realiteti natyrshëm lind pyetja : Kujt ti  besojmë sot, protestës për nevojën emergjente të pasjes së një Teatër të ri modern, apo domosdoshmërisë për të kundërshtuar paarsye objektive këtë propozim të qeverisë Rama?/ Aleksandër Rrapi-Aktor SHBA/





Lajmet e fundit nga