Protesta e 46 kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Gjykata e Faktit në Tiranë ka hedhur poshtë padinë që dy ministret teknike të Lulzim Bashës, Helga Vukaj dhe Xhuljeta Kertusha bënë pas një shkrimi që Gjergj Lezhja, një nga zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike, bëri në atë kohë në CNA.al (CityNews Albania).
Akti, pra vetëpadia është një rast unik për Partinë Demokratike në 27 vite, ku zyrtarë të PD-së që përfitojnë karrige pushteti pa asnjë kontribut, padisin pas një shkrimi politik një zyrtarë të lartë të partisë.
Gjergj Lezhja është një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Sali Berishës, një nga njerëzit që ka kontribute politike në qeverinë e parë të PD-së, më pas tetë vite si zyrtarë dhe drejtues i organizimit të PD-së, më tej Lezhja zgjidhet zv.ministër i Brendshëm në kohën e betejës së qeverisë Berisha kundër krimit, më pas është sekretar i përgjithshëm dhe krahu i djathtë i Berishës në kryeministri. Në vitin 2013 është këshilltari i presidentit Nishani për sigurinë.
Pas disa qëndrimeve publike dhe politike kundër Lulzim Bashës dhe kastës së tij elektorale, Lezhja i duhej të përballej në gjykatë me dy ministre teknike të Lulim Bashës, të cilat kurrësesi nuk kishin peshën politike të Lezhjes.
Artikulli i kësaj kohe, që po e sjellim më poshtë ka qënë një qëndrim i qartë i tij politik, si janë përfituar ato poste, akuza të bëra fort edhe nga kritikët e Bashës, se postet e ministrave dhe deputetëve ishin shitur nga kreu i PD-së dhe njerëz afër tij.
Basha pas padisë së ministreve të tij?!
Ka pasur në fakt një tentativë të Lulzim Bashës për të detyruar ish-ministret e tij teknike që të tërhiqen, por jo vetëm që ato nuk janë tërhequr, kanë çuar çështjen deri në fund në Gjykatën e Faktit, ku kanë humbur dhe më tej e kanë ankimuar në apel. Larg qoftë nëse ndodh si zakonisht me Bashën që ndryshe flet me njërën palë e ndryshe me palën tjetër, gënjeshtra kudo dhe ngado, a mund të ketë pajtim në PD duke përdorur të tillë skenarë?
Dhe pajtim nuk mund të ketë në rast se zyrtarët e partisë, ata me kontribute dhe vlera politike do të përplasen me të sjellët e Bashës në dyert e gjykatave. Në kohën e Berishës ka pasur kritika të ashpra mes palëve, edhe më të ashpra se këto të Lezhjes, edhe më të ashpër se shkrimet në media, por kurrësesi nuk lejohej që për të tilla gjëra palët të shkonin drejt gjykatës. Kishte një pakt të heshtur që përtej përplasjeve dhe kritikave i mbante bashkë trupen elektorale të PD-së.
Kjo histori tregon edhe një herë degradimin moral, por edhe organizativ të Partisë Demokratike, ku dy ministre të përkohshme teknike, të vëna në poste në mënyrë krejt të dyshimtë, padisin një zyrtar të lartë të partisë sepse tha shqip dhe hapur se nuk kanë kapacitetet e duhura për të mbajtur atë post.
Gjyqin e humbën. Trupin po e hanë me bukë Lulzim Basha dhe ata që i vijnë nga pas. Ndoshta Berishës i shkon shumë shprehja e një filmi shqiptar ?shiko o gjysh i madh si po të digjet kulla?./ CNA.al
Nga Gjergj Lezhja/Basha një hileqar
Në emisionin “Opinion” të së enjtes së djeshme ish-ministri ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Në Rrugën e Kavajës, në Tiranë, aty ku më parë ishte vendos...
Zonat bregdetare dhe të ulëta dominohen kryesisht nga kthjel...
DASHI 21. mars – 20. prill Sot çiftet më të rrezikuara janë...
Shkodra është tronditur mbrëmjen e sotme nga disa të shtëna ...
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka ndërhyrë me anë t...
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka ndërhyrë me anë t...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në një lidhje telef...
Nuk ka dhënë një përgjigje të qartë kryeministri Edi Rama në...
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuari...
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, është bërë epiqendra...
Ish Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, duke folur për refo...
Teksa në studion e emisionit ‘Studio e Hapur’ po diskutohet ...
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka ndërhyrë me një l...
Kryeministri Edi Rama është i ftuar mbrëmjen e sotme në emis...
Ka qenë analisti Andi Bushati, i cili i qenë prezentë në emi...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, të enjten në darkë,...
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka ndërhyrë me anë t...
Kryeministri i vendit Edi Rama, i ftuar në studion e emision...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...