PD bojkoton sërish seancën
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...
Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti në një konferencë për ka thënë se protestat e ditëve të fundit kundër taksave është dëshmi e qartë e një modeli të gabuar ekonomik.
Sipas tij, i gjithë reagimi qytetar dhe protestat e ditëve te fundit kundër tarifave, taksave dhe tatimeve, janë jo vetëm për opozitën, por mbi të gjitha për intelektualët e këtij vendi, profesionistët, sipërmarrësit e thjeshtë, shtresat në nevojë, pensionistët dëshmia më e qartë e një modeli te gabuar ekonomik të zhvillimit.
Deklarata e plotë e Panaritit
I gjithë reagimi qytetar dhe protestat e ditëve te fundit kundër tarifave, taksave dhe tatimeve, janë jo vetëm për opozitën, por mbi te gjitha për intelektualet e këtij vendi, profesionistët , sipërmarrësit e thjeshtë, shtresat në nevojë, pensionistët dëshmia më e qartë e një modeli te gabuar ekonomik te zhvillimit. Dëshmia se si një qark i shkurtër dhe i mbyllur klientele, zhvat dhe përdor fondet publike te krijuara nga taksat te cilat rëndojnë vetëm mbi shpinën e shtresave me te varfra dhe te diskriminuara të shoqërisë se këtij vendi. Ky model zhvillimi ka vetëm një rezultante, kolapsi ekonomik, polarizim, rritje te varfërisë, braktisje masive te vendit nga shqiptarët. Shqipëria renditet ne vendet e para për numrin e azil kërkuesve, por edhe te emigranteve qe duan te lënë shtetësinë shqiptare ne vendet ku emigrojnë.
Kjo ne vetvete flet shume qarte se për ku jemi drejtuar dhe se ku po përfundojmë . Bujqësia e cila është dega me e madhe prodhuese e ekonomisë së vendit, përgatitet të financohet nga skema të cilat nxjerrin jashtë loje, fermerët e vegjël të mesëm, bujqit dhe blegtoret e varfër, të cilët ndodhen në nevojë urgjente për mbështetje me fonde dhe favorizon vetëm te mëdhenjt dhe të fuqishmit. Mesazhi qe jepet është qartë, të mëdhenjtë të gëlltisin te vegjlit , duke i shndërruar këta te fundit ne rastin me te mire ne punëtore me mëditje, sigurisht nëse latifondistët dhe landlordet e rinj do kenë nevojë për ti punësuar. Madje kjo ne qëndrimin zyrtar te qeverise konsiderohet edhe si mekanizmi I konsolidimit te tokës bujqësore dhe i zgjerimit të sipërfaqes.
Por nëse zgjerimi i tokës bujqësore dhe konsolidimi I sipërfaqeve të fragmentuara të bujqësisë shqiptare do të bëhet sipas këtij modeli duke hedhur në emigracion dhe në mjerim me qindra fermerë të vegjël dhe të pambrojtur atëherë ky model i konsolidimit të tokës bujqësore ne nuk na duhet.
Propozimi ynë është ky, fondet e mbështetjes financiare për fermerët blegtorët, bujqit kalojnë si mbështetje direkte për ta. Ndërsa Sipërmarrja e madhe bujqësore të mbështetet me kredi të favorshme, sepse për këtë qellim qeveria shqiptare nënshkroi marrëveshjen me Bankën Europiane për rindërtim dhe zhvillim duke vendosur në dispozicion një fond garancie që kishte për qëllim sidomos mbështetjen me kredi të favorshme të sipërfaqes së mesme dhe të madhe . Ndërsa fondet, grantet, paratë e dhuruara duhet të shkojnë vetëm për fermerët për bujqit e varfër të cilët kanë nevojë të qëndrojnë në këmbë në mënyrë që mos të braktisin bujqësinë, fshatin dhe vendin ku kanë lindur. Vetëm në këtë mënyrë ne do të krijojmë një substrat të një ekuilibri social i cili është prishur tashmë rëndë dhe po e çon vendin drejt një polarizimi të rrezikshëm.
Për sa I takon zgjerimit te sipërfaqes dhe luftës kundër fragmentimit të tokës, pozicioni ynë është shumë I qartë, kjo mund të bëhet vetëm nëpërmjet bashkimit të fermerëve duke I mbështetur ata direkt me grante dhe duke i orientuar drejt tregut në raport me kërkesat e këtij të fundit. Kjo nuk mund të bëhet duke i gëlltitur duke i asgjesuar ata në emër të zgjerimit të sipërfaqes sepse kjo do ta zbraste fshatin sikundër po ndodh dhe do ta linte bujqësinë vetëm në duart e një grupi oligarkësh apo latifondistë të cilët do të kontrollon prodhimin, shpërndarjen, tregtimin e produkteve bujqësore dhe në këtë mënyrë bujqësia nuk do të rrezatonte zhvillim por do të hidhte në dëshpërim dhjeta , qindra familje të varfra të pambrojtura fermere.
Agjencia e Pagesave dhe Ministria e Bujqësisë te jene administrueset e vetme te fondeve te buxhetit për bujqësinë dhe te Bashkimit Europian. Larg duart nga këto fonde te OJQ-ve të cilat po I shikojmë tashmë të jenë prezente nëpër korridoret e Ministrisë së bujqësisë dhe qe janë në konflikt te hapur interesi për përdorimin e këtyre fondeve të alokuara nga BE, dhe nga Ministria e Bujqësisë për mbështetjen e fermerëve. Vetëm fermerët dhe sipërmarrësit duhet të jenë përfituesit e këtyre fondeve të cilat janë të alokuara dhe të destinuara vetëm për ta. Është koha të reflektohet sa më parë dhe sa më shpejt në mënyrë që ti jepet fund këtij modeli i cili jo vetëm nuk nxit zhvillimin e bujqësisë por përkundrazi nxit braktisjen e fshatit, të tokave bujqësore dhe hedh në mjerim me dhjetëra qindra familje të vogla fetë cilat shpresojnë me të drejtë nga mbështetja e shteti me fonde për ta dhe nga përfitimi I fondeve të alokuara nga BE vetëm për ta.
Pas debateve të shumta në lidhje me tarifën për Rrugën e Kom...
Paraditen e sotme, deputeti i LSI-së, Edmond Panariti në një...
Ka nga ata që po humbin nga kjo situatë, sidomos eksportuesi...
Personat e tatueshëm, subjekte të Tatimit mbi Vlerën e Shtua...
Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli, i ftuar në studion e laj...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj në një dek...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës se biznesit t...
Kreu i PD –së, Lulzim Basha ka thënë se nuk ka asnjë arsye e...
Në Lushnje bizneset nuk e kanë mbështetur protestën një orës...
Kreu i grupit parlamentar të LSI –së, Petrit Vasili, ka reag...
Ashtu siç ishte paralajmëruar një ditë më parë, biznesi i vo...
Në një konferencë për shtyp të zhvilluar paraditen e sotme, ...
Biznesi i vogël, i cili do të përfshihet në TVSH , nuk do ...
Mbi 1000 ankesa për procedura të parregullta në prokurimet p...
Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku ka fol...
Ka një mungesë historike besimi ndaj monedhës vendase, që i ...
Të ardhurat e përgjithshme, për muajin e dytë të vitit 2018,...
Euro hyn sërish në trendin rënës. Monedha e përbashkët ra so...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi k...
Ndërkohë që opozita po proteston në Gjykatën e Tiranës, Mini...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...