web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagoset me armë gjahu 39-vjeçarja në Korçë/ Ja për çfarë dyshon policia

9 Prill 2018, 11:49, Kronika CNA

Një 39-vjeçare është plagosur në këmbë me arme gjahu sot në fshatin Hoçisht, Devoll.

Policia bën të ditur se në orën 12:05 në Spitalin e Korçës ka mbërritur e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, e plagosur në këmbë me armë gjahu shtetasja L.B, 39 vjeçe, banuese në fshatin Hoçisht, Devoll.

Uniformat blu bëjnë të ditur se nga të dhënat e para dyshohet se kjo shtetase është plagosur aksidentalisht në banesë, në momentin kur  bashkëshorti, shtetasi P. B, rreth 50 vjeç, ka qenë duke pastruar armën e gjahut./ CNA.al





Lajmet e fundit nga