web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTO+VIDEO/ Plas grushti dhe sharja mes pasagjerit dhe fatorinos

8 Prill 2018, 14:20, Kronika CNA

Vijojnë problemet në transportin urban.

Mesditën e sotme një tjetër incident është shënuar në autobusin e linjës Qendër-Kamëz, ku një pasagjer dhe fatorinoja janë përfshirë në një sherr verbal, i cili ka degjeneruar në grushte.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij sherri, por CNA.al ka siguruar foto dhe video nga përplasja. Me rritjen e temperaturave, po rriten edhe incidentet në urbane, ku mbipopullimi i tyre shkon paralel me mungesën e kondicionerëve, çka jo rrallë herë ka sjellë përplasje mes qytetarëve dhe punonjësve të transportit. Në rastin e sotëm nuk dihen ende cilat kanë qenë shkaqet e këtij incidenti.

Pak ditë më parë në autobusin e linjës Tiranë-Vorë degjeneroi në përdorimin e thikave, ku pasagjeri mbeti i plagosur ndërsa u shpallën në kërkim fatorinoja dhe kontrollori.

Për më shumë shihni videon dhe fotot e mëposhtme:





Lajmet e fundit nga