web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sherri me dy të plagosur/ Kapet pas 1 muaji bashkëpunëtori

8 Prill 2018, 08:24, Kronika CNA

Policia ka vënë në pranga një shtetas një nga bashkëpunëtorët e ngjarjes të ndodhur me datë 16 Shkurt 2018 ku mbetën të plagosur dy shtetas.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale, R.P, vjeç 22, banues në Tiranë.

Shtetasi R.P ishte i shpallur në kërkim nga shërbimet e Policisë për veprat penale ?Vrasjes me paramendim? e kryer në bashkëpunim mbetur në tentative, dhe ?Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak?.

Ngjarja ka ndodhur më datë 16.02.2018, në rrugën ?Irfan Tomini?, gjatë një konflikti të çastit mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasi Gjon Pelivani dhe R.H., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet proceduariale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme. /CNA.al

 





Lajmet e fundit nga