Balla reagon ndaj Athinës: Narta është tokë shqiptare, autoktone
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Dr...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Dr...
Janë mbi 300 mbetje mortore në Institutin e Mjekësisë Ligjore që datojnë që nga Lufta e Parë Botërore e deri në luftën e vitit 1999 në Kosovë, e që nuk janë identifikuar ende se kujt i përkasin.
Por, shumica e këtyre mbetjeve mortore janë të personave që nuk ndërlidhen me luftën e fundit, por që aktualisht janë në morgun e Prishtinës.
Në morg ka trupa të foshnjave të porsalindura, por edhe shtetas të huaj të cilët kanë vdekur në mënyra të ndryshme që nga paslufta, por që asnjëherë askush nuk i ka kërkuar.
Këta të fundit do të varrosen në një lokacion që komuna e Prishtinës ka ndarë afër varrezave në Dragodan.
Por në këto varreza nuk do të varrosen mbetjet mortore që kanë mbetur nga lufta e fundit.
Udhëheqësi i Departamentit të Mjekësisë Ligjor Arsim Gërxhaliu ka treguar për KosovaPress se për shkak të mbingarkesës të frigoriferëve me mbetje mortore, janë rastet e shtetasve të huaj, fetuset, të porsalindurit dhe rastet të cilat familjarët nuk dëshirojnë t?i marrin, ato të cilat do të varrosen për të liruar hapësira në frigoriferë në mënyrë që të krijohet hapësirë për prurjet e reja nga punët që priten të fillojnë së shpejti në terren.
Ai ka theksuar se janë përkujdesur që varrimi i tyre të bëhet me kujdes të veçantë, në mënyrë që nëse del diçka e re pas analizave të ADN-së, këto mbetje të mund të zhvarrosen dhe t?iu jepen familjarëve.
?Ne do të jemi të kujdesshëm se cilat raste do t?i dërgojmë në varrezën e përbashkët. Ato do të varrosen me kode. Bën edhe filteri i gabimeve, do të thotë do të jetë me pllakë metalike të lartë si dhe pjesën metalike si dhe pjesën të cilën e kanë nëpër qeskat që ne i përdorim. Thjesht nëse lind diçka e re, pas analizave të ADN-së, dhe ndërlidhen me rastet që janë në interes të Institutit të Mjekësisë Ligjore, ato do të zhvarrosen dhe do t?iu dorëzohen familjarëve?, sqaroi ai.
Gërxhaliu tha se mbetjet mortore të luftës së fundit do t?i mbajnë sepse ato kanë mbetur çështje e hapur dhe se së shpejti do të del një strategji nga Qeveria lidhur me qasjen ndaj tyre.
E udhëheqësi i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, thekson se problem në vete për mosidentifikimin e deritashëm të këtyre mbetjeve ka qenë mënyra e punës e Tribunalit të Hagës fillimisht, mosinteresimi i familjarëve të të vdekurve, si dhe fakti se janë mbi 100 familje të cilat ende nuk kanë dhënë gjak, e për të cilat sipas tij duhet të shikohet mënyra se si të gjendet qasja ndaj tyre në mënyrë që të mund të pastrohet çështja.
?Deri më 2002 ka punuar Tribunali i Hagës, të cilët kanë punuar me metoda klasike, pa ato të ADN-së. Pastaj e kemi fazën e UNMIK-ut dhe së fundmi edhe EULEX, i cili faktikisht ekspertët e huaj kanë bërë një pastrim relativisht të mirë të mbetjeve të cilat kanë qenë mos të them gati 500 mbetje mortore dhe të cilat janë dërguar për analiza të ADN-së. Por analizat të cilat i kemi tani nuk përputhen me dhënësit e gjakut nga familjarët, që janë së paku 3 anëtar. Ne i kemi diku rreth 2 mijë e 900 familje të cilat kanë dhënë gjak. I kemi edhe mbi 100 familje të cilat nuk japin gjak, për të cilat duhet të shikohet të gjendet një rrugë e qasjes me ata familjarë në mënyrë që të mund ta pastrojmë çështjen?, tha Gërxhaliu.
Të enjten është bërë e ditur edhe lokacioni ku do të varrosen mbetjet mortore të personave që kanë vdekur e s?i marr askush.
Kjo është bërë me kërkesë të Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur për ta liruar hapësirën e morgut pasi që nuk ka edhe shumë vend.
Arsyen e këtij veprimi që ka ndërmarr Komisioni e ka shpjeguar Jahja Lluka që është edhe bartës i dosjes për persona të zhdukur në Qeverinë e Kosovës.
Lluka ka thënë se familjarët e personave të vdekur ngurrojnë t?i marrin e t?i varrosin ata për shkak të, siç tha ai, ?veprimtarisë së dyshimtë të familjarëve të tyre?.
?Pasi që morgu i Prishtinës është i mbingarkuar me mbetje mortore, ne së bashku me Institutin e Mjekësisë Ligjore kemi ardhur deri te një përfundim që është mirë që të gjithë ata njerëz ta kenë një varr. Aty në morgun e Prishtinës ka njerëz të cilët kanë prejardhje të ndryshme nga shumë shtete , por edhe nga shumë qytete të Kosovës… kemi raste kur familjarët nuk duan t?i marrin mbetjet mortore të familjarëve të vet për arsye se kanë qenë bashkëpunëtorë të okupatorit, kemi raste edhe të disa personave që janë shtetas të huaj dhe askush nuk interesohet për ta?, ka thënë tha Lluka.
Edhe Lluka ka theksuar se hapësira e ndarë do të jetë për ata që nuk janë të zhdukur dhe nuk kanë qenë pjesë e luftës dhe në rast se paraqitet ndonjë familjarë do të u jepet mundësia që t?i marrin të afërmit ë tyre, ka shkruar koha.net.
Në Kosovë aktualisht janë 1652 persona që figurojnë të zhdukur në luftën e vitit 1999 dhe i përkasin të gjitha përkatësive etnike.
Të paktën 70 persona kanë vdekur pas një sulmi të dyshuar ki...
Francezët si një popull i mbrojtur me idealet e larta të lir...
Një i vdekur dhe 4 të plagosur është bilanci aktual, në Kull...
Tragjedia e Münsterit, ku humbën jetën tre vetë, si edhe aut...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Gjermani, ku...
Disa politikanë rumunë, që janë të akuzuar për korrupsionin ...
Policia ka konfirmuar 14 të vdekur pasi një kamion dhe një a...
Samiti i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor që do t...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka pritur sot ushtrue...
Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka thënë se dialogu ndërmj...
Presidentët e Iranit, Turqisë dhe Rusisë janë takuar sot në ...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është përgjigjur në ...
Presidentët e Iranit, Turqisë dhe Rusisë janë takuar sot në ...
Lista Serbe nuk shqyrton kthimin e saj në Qeverinë e Kosovës...
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha në një intervist...
“Ajo që ndodhi nuk ishte vetëm kapje e terroristëve dhe sjel...
Ndahet nga jeta gruaja e Nelson Mandelës, Winnie Mandela.Mës...
Katër fëmijë kanë denoncuar prindërit e tyre në komisariatin...
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçic, ka thënë se nuk ka ind...
Ministria e Jashtme e Turqisë ka bërë një reagim duke i quaj...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...