Vendimi i Kushtetueses për sekuestrimin/ Braho: Ka nevojë për rregullim ligjor procedural
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Nga Prof. Dr. Arben Manasterliu
Pas rënies së komunizmit vetëm dy momente do mbahen mend në historinë e këtij vendi, dhe vetëm pak njerëz do mbeten protagonist të kësaj historie: ata që kontribuan në rrëzimin e sistemit të Enver Hoxhës në vitin 1990, dhe ai, ajo, apo ata që do rrëzojnë Edi Ramën. Rrëzimi i Edi Ramës do jetë moment historik dhe cilido që do e arrijë këtë do hyjë pa asnjë dyshim në historinë e politikës Shqiptare.
Dihet nga të gjithë ata që e njohin që pavarësisht ambicieve personale për pushtet, privilegjeve, etj, Rama e nisi rrugëtimin e tij me bindjen që di ta qeverisë këtë vend më mirë e në mënyrë më moderne se sa paraardhësit e tij ?të prapambetur e pa vizion? siç mund ti ketë konsideruar ai. Dhe, ishte i bindur që do bënte e do të hynte në histori. Rama është ende në qeverisje, dhe këtë dëshirë e aspiratë, ëndërr e fantazi, tashmë e ka të humbur. Ka dështuar përpara historisë dhe pritshmërive të tij për të qenë në të – dhe ky fakt po e çmend.
Si makievelist shembullor, Rama e di fare mirë këshillën e Makiavelit, që: Është mirë nëse populli të do dhe të ka frikë, por nëse nuk i arrin dot të dyja këto, është më mirë të të ketë frikë. Sepse frika është ndjenjë më e fortë se sa mirënjohja.? Dhe duke e ditur të vërtetën shumë të hidhur që populli nuk e do më, po përpiqet të qëndrojë ende në pushtet me anën tjetër të medaljes, me frikën. Por, ditët e fundit, madje sa herë bëhen protesta, është vetë Rama që frikësohet i pari.
Po kush do e hedhë nga pushteti Ramën? Nuk do jetë as Basha e as Mona, por vetë arroganca e Ramës. Ajo arrogancë kolosale e tij dhe e qeverisjes së tij do jetë edhe mundësia e artë për dikë pranë e tij, i cili si Kasius dhe Bruti do e eliminojnë politikisht Cezarin Edi Rama. Por ndryshe nga Cezari i Romës, kryeministrin e Shqipërisë nuk do e përmendë as historia e as ndonjë penë e artë për ti kushtuar dy rreshta. Thjeshtë do jetë subjekt shakashë e barsaletash nëpër kafenetë e shumta anë-e-mbanë Shqipërisë.
Ka zëra që puçistët janë shumë pranë tij dhe kanë bekimin e Vëllait të Madh. Le të presim e të shohim se si do shpaloset drama.
Në krahun tjetër kemi çiftin Basha ? Mona, një shartim i çuditshëm opozitar. Të dy të tredhur përpara opinionit të shqiptarëve. Të dy impotentë për të rrëzuar një kryeministër që krahason popullin e tij me organin gjenital mashkullor, e të mos flasim për të tjerat, të cilat janë komentuar e stër-komentuar gjatë pesë viteve të fundit. Fatkeqësisht, kjo impotencë e çiftit opozitar prodhon një kosto të jashtëzakonshem mbi të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve. Madje është pikërisht ky çift që e ka mbajtur e vazhdon ta mbajë në këmbë Edi Ramën. Basha i dhuroi një mandat të dytë me marrëveshjen e 17 Majit, ndërsa partia e Monës punoi vetëm që të siguronte postin e Presidentit.
Rama, Basha, Meta, Mona. Të gjithë duken të lumtur. Me përjashtim të shqiptarëve të cilët duan me tërë zemër e gjithë shpirt të largohen sa më parë nga ky vend, e t?ua lënë Presidencën, Kryeministrinë, Opozitën, e çdo institucion këtyre hijenave e robëruesve të jetës së tyre.
Shqipëria është një skenë dhe teatër i bukur, por aktorët që e drejtojnë atë janë kaq të ligë e të paaftë. Të humburit në këtë histori janë shqiptarët të cilët po e shohin këtë shfaqje me një çmim shumë e shumë të lartë, me vetë jetën e tyre, dhe me të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Policia italiane e qytetit Rovato arrestoi 2 shqiptarë me ak...
Gjatë këtyre ditëve, karshi opinioneve të mia rreth taksës a...
Njëri nga gjashtë të arrestuarit dhe deportuarit në Turqi s...
Një i burgosur në Burgun e Fushë Krujës, raportohet të ketë ...
Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur një hetim ndaj dy punonjë...
Kuvendi i Kosovës, gjatë seancës së fundit, me votat e deput...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të shkojë në Berli...
Ohri pritet të jetë vendtakimi i radhës i ministrave të Jas...
Policia e Beratit ka shpallur në kërkim një 25-vjeçar, pas d...
Analisti Fatos Lubonja, në një lidhje me skype për rubrikën ...
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka vlerësuar se çështj...
Barrierat e vazhdueshme të cilat u bëhen bizneseve nga insti...
Shërbimi Informativ refuzon të pajisë me certifikatë sigurie...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, ka shpërthyer në akuza nd...
Përkundër se nuk po marrin pjesë në mbledhjet e kabinetit, m...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur një natë më p...
Pas protestës së zhvilluar në “Rrugën e Kombit” kundër tarif...
Deri në fund të muajit prill pritet të përfundoj rikonstruim...
Pak më parë u raportua se gazetari Ismet Drishti është sulmu...
Samiti i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor që do t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...