web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Shpërthen" Florian Binaj: Kur popullit nuk i dëgjon hallet, do t'i durosh forcën!

1 Prill 2018, 07:50, Lifestyle CNA

Kryengritja e Veriut të Shqipërisë kundër tarifës së Rrugës së Kombit është kthyer në kryefjalën e rrjeteve sociale ditën e sotme, duke marrë mbështetje të gjerë nga qytetarët.
Edhe pse qeveria ka premtuar arrestimin e protestuesve që ushtruan dhunë kanë qenë të paktë figurat publike që i kanë dalë në krah kuksianëve.

Sipas tyre protesta në Rrugën e Kombit duket se hapi një fazë të re të rezistencës popullore, kundër goditjeve politike.

I fundit që ka reaguar mbi këtë ngjarje ka qenë aktori i Portokallisë, Florian Binaj i cili shprehet se kur popullit nuk i dëgjohen hallet, do i durosh forcën.

Në një postim në Facebook, aktori shprehet se sot populli dallonte vetëm nga uniformat, pasi hallet janë të njëjta.

Floriani shkruan se:

Nuk jam pro dhunës por kur popullit nuk i dëgjohen hallet, do i durosh forcën…Dhe vendimet e gabuara ose të pamenduara të qeveritarëve dhe qeverive, i vuajnë mbi supe ata që i sollën n? pushtet…populli i shkretë që sot ndryshonte vetëm nga uniforma por jo nga halli…Nuk duhet të rrahim njëri tjetrin për gabimet e pushtetit!Respekt për ata që u çuan të protestonin paqësisht dhe për policët që u përpoqën ta mbanin paqsore!/CNA





Lajmet e fundit nga