VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Ish-drejtori i Arkivit pranë Ministrisë së Brendshme, studiuesi Kastriot Dervishi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar pas deklaratave të historianit Pëllumb Xhufi, i cili e ka cilësuar Dervishin një njeri që ?përdhos? historinë, duke keqinterpretuar dokumentet e së shkuarës.
Madje në postimin e tij, Dervishi fut në një thes Xhufin e Auron Taren.
Dervishi thotë se Xhufi nuk mund të interpretojë faktet historike për shkak të lidhjeve të ngushta me regjimin. Duke iu referuar kampit të Tepelenës, Dervishi thotë se Xhufi nuk është i saktë, pasi të internuarit e Tepelenës janë internuar si antikomunistë e antijugosllavë që në vitin 1945 fillimisht në Berat e më pas janë zhvendosur në Tepelenë.
Njoftimi i plotë:
Xhufit dhe avokatëve të mesjetës komuniste
Për të ardhur keq që shokët e një ndërmarrje agjitpropi komunist, Auron Tare, Pëllumb Xhufi, etj, kanë vënë në mënyrë diletante këto ditë të më përmendin në komentet apo postimete tyre të mjera. Madje për këtë sajojnë edhe emisione të kota pa asnjë bosht e rend të duhur. Po ua them hapur se as më nevojitet dhe as më hyjnë në punë vlerësimet nga njerëz që adhurojnë kriminelë të njerëzimit. E kundërta do më bënte të më vriste ndërgjegjja. Historian bëhesh me punë dhe vepra dhe nuk emërohesh nga partia. Mbase këta janë mësuar të emërojnë historianë. Punë e tyre. Unë mendoj se Xhufi ndikohet fort nga origjina e tij, e cila e ka kthyer në agjitator dhe avokat të çdo krimi të komunizmit në Shqipëri. Xhufi që dikur rrezatonte lumturi kur fotografohej në krah të Enver Hoxhës, që përzgjidhej si përkthyes special për familjen Popa në ambasadën italiane, apo qëndronte i mrekulluar si përkthyes i Ramiz Alisë (mbajti edhe fjalimin në varrimin e tij), nuk është personi që mund t?i besosh për ato që thotë.
Dy fjalë për kampin e Tepelenës. Xhufi i kënaqur për dërrmën që iu dha partia “armiqve të popullit” (gra, pleq dhe fëmijë) aludoi krejt kot se kampi është hapur në vitin 1949 për familjarët e të arratisurve në Jugosllavi. Nuk e di nëse këtë e ka dëgjuar nga ndonjë polic i kampit nga Progonati nga rrëfime familjare. Në të vërtetë, të internuarit e Tepelenës janë internuar si antikomunistë e antijugosllavë qysh në vitin 1945 fillimisht në Berat e më pas janë zhvendosur në Tepelenë. Në vitet e para pas lufte, elementi nacionalist nuk mund të arratisej në Jugosllavi pasi ishte një regjim i përbashkët, si këtu e atje. Dhe pikërisht në kohën kur babai i Pëllumbit, Muharem Xhufaj ishte drejtues komunist i brigadës së 5-të dhe luftonte kundër shqiptarëve në Kosovë (nuk kishte asnjë nazist në këtë kohë atje). Tani Muharremi me yll të kuq në ballë që luftonte krah për krah brigadave të shokut Tito kundër elementit nacionalist në Kosovë çfarë i bie që të jetë?
Ta sqaroj edhe punën e ?dokumentit të CIA-s? që Xhufi nuk di as ta kuptojë dhe as ta interpretojë. Në vitet 1949-1953, në kuadër të armiqësimit me Stalinin, Tito tuboi emigrantët shqiptarë që ndodheshin në Jugosllavi. Këta nuk arritën të bëjnë kurrgjë, pasi pas vitit 1953, politika e Hrushovit me Titon erdhi drejt pajtimit. Të njëjtën gjë bëri edhe Enver Hoxha me emigrantët jugosllavë në Shqipëri, por edhe ai, pas vdekjes së Stalinit nuk bëri gjë me to. Pikërisht këto dy lloj lëvizjesh të kota e pa kurrfarë peshe të Titos dhe Enverit, vlerësohen prej Xhufit sikur të ishin lëvizje të mëdha. Pas vitit 1953 Tito dhe Enveri u ?pajtuan? midis tyre, etj (histori e gjatë, që nuk lidhet me kampin e Tepelenës).
Xhufi që ka studiuar mirë mesjetën, në të vërtetë mbron mesjetën më të veçantë të historisë së Shqipërisë, komunizmin.Unë kam bindjen se një njeri që ka origjinën e mëposhtme nuk mund të jetë kurrë objektiv e të dënojë krimet e komunizmit:
-Babanë sekretar në komitet partie
-Nënën me punë në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit
-Motrën me punë në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit
-Dajën prokuror
-Burrin e tezes kryetar dege në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit
Jetojmë në një botë absurde, të nonsensit, mospërjetimit, ng...
Pëllumb Xhufi zemëroi studiuesit dhe pasardhësit e të mbijet...
Autoritet Kombëtar i Ushqimit në vijim të masave për disipli...
Zgjatet afati i aplikimit për masat e investimeve në skemën ...
Ndryshimet në ligjin e ri “Për taksat vendore”, ka zgjeruar ...
Ditë me diell për gjithë vendin në këtë fund mars por edhe 1...
I ftuar në emisionin e “Arena” në Ora News, historiani i njo...
Kreu i ALUIZNI-it, Artan Lame ka reaguar sot në lidhje me tj...
Këshilli i Ministrave ka miratuar kontratën me firmën “Gjoka...
Kryetari i FRPD-së, Belind Kelliçi ka reaguar në lidhje me v...
Hotel Hilton Garden in do të nisë rezervimet në Tiranë pas d...
Drejtuesit kosovarë të mjeteve të rënda kanë protestuar këtë...
Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në rrje...
Avokati Altin Goxhaj vijon të denoncojë fushaten e LGBT nëpë...
Tarifa e vendosur nga Qeveria e Shqipërisë për kalimin në Rr...
Tarifat e larta që kanë nisur të testohen në rrugën e Kombit...
Dhënia e seminareve në shkolla publike për çështjet LGBT ka ...
Një raport i ri ngre alarmin lidhur me rritjen e nivelit të ...
Moti në vendin tonë vijon të jetë i paqëndrueshëm dhe me res...
Grupi Balfin si shumë biznese të tjera i është bashkuar nism...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...