Shkatërrimet nga tërmetet në Venezuelë/ Vendet evropiane ofrojnë ndihmë dhe avionë transporti
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Disa media kanë filluar të kundërshtojnë vendosjen e taksës në Rrugen e Kombit, duke bërë parimorin, duke u sjellë si mendimtarë marksistë kanë filluar një sulm mbi një koncesion, i cili në fakt vendoset për herë të parë në vendin tonë, i cili ka të bëjë me taksën për të kaluar në autostradë, por në fakt është shumë i vonuar.
Me stilin e Ben Blushit si populist dhe komunist i pandreqshëm, Top Channel dje tha se në raportin konfidencial të siguruar nga Egnantia Odhos, çmimi maksimal i përballueshëm për familjet shqiptare është 3.5 euro për 100 km. Ndërsa me tej thekson se çmimi i rekomanduar është 1-2.5 euro për 100 km.
Top Channel ndoshta e lexon raportin së prapthi, ndoshta duhet që Ben Blushit dikush t’ja mësojë disa të vërteta, pasi u bë kohë e gjatë në opozitë dhe ndoshta ka humbur orientimin.
Ka një studim të bërë nga IFC që qëndron mbi kompaninë greke, ka një projekt fillestar të rrugës, i cili e parashikon traun dhe afërsisht kostot që duhen për mirëmbajtjen e rrugës.
Në vitin 2009, qeveria shqiptare e drejtuar nga ish-kryeministri Berisha shpalosi tarifat e cila ishte 500 lek për autoveturat. Sot tarifa është 5 euro, rreth 20% më e lartë se ajo e parashikuar në vitin 2009. Nuk kemi tarifë 4 apo 5 herë më të lartë. Kemi një tarifë afër standardeve që kërkojnë të gjitha normat e Bashkimit Europian. Që parashikojnë kosto 1 euro për 20 km.
Rruga e Kombit është 5 euro tarifë për 118 km. Pra, afërsisht dhe më lirë se standardet e vendosura nga BE.
Në Greqi, Itali, Maqedoni autostradat janë me taksë, sepse kanë një kosto për mirëmbajtje, por edhe për të çuar në buxhetin e shtetit të ardhura të cilat mund të shkojnë për investime të tjera.
Dje Top Channel na tha se tarifa ishte katër herë më e lartë dhe solli shembull kompaninë greke. Ndoshta Blushi dhe ndoshta vetë pronarja Hoxha kur shkojnë rrugës për në Selanik e kuptojnë sesa kushton të udhëtosh në një autostradë.
Një sqarim në lidhje me tarifen e vendosur për kalimin në Rrugen e Kombit
Rruga e Kombit ende nuk është një autostradë me parametrat e kërkuara dhe standardet e BE-së, dhe tarifa 5 euro nuk ka brenda thjeshtë dhe vetëm kalimin. Por ka edhe investimin në mbikalime, rrethimin e plotë të 118 km rrugë, investime në hyrjet dhe daljet e autostradës, uren e papërfunduar mbi lumin Drin. Pra, ajo që thotë Top Channel se tarifa është 4 herë më e lartë sipas një kompanie greke është një gënjeshtër dhe ka përballë dy fakte, e para studimin e IFC-së , por edhe projektin e qeverisë Berisha në 2009 ku tarifa fillon nga 500 lekë, si dhe një fakt tjetër shumë i rëndësishëm, tarifa 5 euro nuk është vetëm për kalim, por është kalim dhe investim. Kjo tarifë do të bëjë të mundur që kjo rrugë të kthehet në një autostradë me parametrat e sigurisë së Bashkimit Europian.
Për ata që nuk e dinë, të gjitha palët politike në vend kanë qënë pro vendosjes së taksës, pasi rruga që kushtoi 1.2 miliard euro dhe ende nuk ka përfunduar ka një kosto mirëmbajtje prej 30-35 milion euro në vit.
Një fakt tjetër i rëndësishëm është se në vitin 2005 kur PD erdhi në pushtet, taksa e famshme ?Majko? që do ndërtonte Rrugen e Kombit, nuk u gjet kurrë në Thesarin e Shtetit, pra lekët që shqiptarët kishin paguar për taksën ?Majko? ishin bërë rrush e kumbulla.
Duhej një iniciativë e qeverisë Berisha për të bërë një investim madhor, por 118 km rrugë, e cila ende nuk ka përfunduar, kërkon investime, kërkon mirëmbajtje. Në asnjë rast nuk do të jemi në anën e qeverisë, por edhe mediat kurrësesi nuk mund të bëjnë lajme populiste duke gënjyer publikisht.
Ngatërresa e studimit për taksen e kalimit në Rrugen e Kombit, duke mos përmendur faktin se atje do të duhen ende mbi 100 milion euro investime nuk është ?infanilitet? i gazetarëve, por është një gënjeshtër e neveritshme që serviret nga një linjë editoriale totalisht e neveritshme.
Media e dytë kombëtare në vend niset nga hiçi dhe raporton asgjë, kur në fakt në vitin 2018 në Shqipëri për herë të parë po vendosen trarët në autostradë, por ky projekt nuk është një projekt që fillon te PS dhe përfundon te PD, as te LSI-ja. Qeveritë do ikin dhe vinë, por rrugët kërkojnë investime, kërkojnë mirëmbajtje, prandaj duhen dhe tarifat nëse duam të kemi autostrada si standardet e BE-së dhe Shqipërisë i duhen shumë autostrada, më shumë se gënjeshtrat e Top Channel./ CNA.al
FAKTET/ Të gjithë pro taksës në Rrugën e Kombit
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim po zh...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Moti për diten e sotme do të jetë me vranësira mesatare dhe ...
DASHI21. mars – 20. prill Sot një pozitivitet i vogël është...
Në kohën kur ishte drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Rreg...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spa...
Emisioni “Real Story” i gazetarit Sokol Balla, në televizion...
Një vit më parë, Orjola Pampuri, në atë kohë sociologe, thos...
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i është përgjigjur in...
Drejtori i Zyrës për Kosovën pranë qeverisë serbe,Marko Gjur...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë fjalimit të ti...
Një ndër personat që akuzohet për përvetësim prone në rrugë ...
Zëvendëskryeministri dhe ministry i Jashtëm i Kosovës, Behgj...
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e ftuar në studion e ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas arrestimit të ...
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostollova ka r...
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë th...
Prodhuesit kosovarë edhe më tutje nuk po mund t’i thyejnë ba...
Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairí O’Connell ka thënë se ...
Pas situatës së fundit të krijuar në veri, për shkak të mosl...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasje dhe një pla...
Një i arrestuar dhe një i proçeduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...