"FMN kundër skemës së re të TVSH"
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond...
KUR TË TJERËT TË NJOHIN NGA VEPRAT ÇIRRU E BËRTIT SA TË DUASH PËR TË KUNDËRTËN NËPËRMJET TEORIVE, NUK TË BESON MË NJERI
Mu kujtua sot sesi 4 vite më parë plot të rinj me shpirt dhe energji iu përveshën punës në Partinë Demokratike për të marrë përgjegjësitë që ndërgjegja dhe ideali ua impononte, duke përfaqësuar hapjen e Partisë Demokratike në garat e saj të strukturave.
Një pjesë e tyre përfshi edhe mua, u bënë pjesë e garave politike dhe plot ndershmëri dhe vizion, në sajë të një pune sfilitëse pa gjumë ku emocioni dhe kembëngulja na prodhonte adrenalinë, u bëmë shembuj të guximit dhe bashkëpunimit për të ndërtuar struktura të degëve dhe si dallëndyshe tu ngjallnim shpresë e besim demokratëve, pas humbjes që Partia pësoi në Qershor 2013, edhe pse vinte nga një 8 vjecar punësh të mëdha për Shqiptarët.
Sot pas 4 vitesh punë në krye të strukturës së partisë, me shumë të rinj e të reja të Forumit Demokrat, për të cilët kam vetëm mirënjohje, kujtoj se kamë ndarë me ta adrenalinën e garave për ta kompozuar FRPD në vitin 2015. Nëpërmjet një procesi model një anëtar një votë, I ramë Shqipërisë 2 herë në 6 muaj, ku na u desh të zgjidhnim kryetarët e FRPD në 63 qytete.
Dhe falenderoj këtu të gjithë që kontribuan me kohë, me shpenzime familjare, energji dhe mund për të përmbudhur këtë detyrë me përgjegjsi të madhe, sic të rinjtë demokrat kanë treguar se dinë ta bëjnë.
Por nuk mjaftoi kjo edhe pse forumi I të rinjve demokrat u rrit në numër dhe në cilësi, Partia u rrudh e humbi me një rezultat të thekshëm në dy palë zgjedhje ato lokale ku mori vec 14 bashki dhe ato parlamentare ku mori vec 43 mandate, rezultate këto disa herë edhe më të ulta nga vitet e mëparshme sec kish pësuar nga konsumi në pushtet.
Sic ta do llogjika duhej të ndodhte e kundërta.
Arsyet ende sot janë të paqarta. Kurrë nuk u bë një analizë serioze. Kurrë nuk u pranua e vërteta, ndërsa fatkeqësisht u përdorën emra ?kundërshtaresh? se, votat e demokratëve përkrahës nuk I sollën tek kutia për fitoren e merituar.
Sot më erdhi vërtet keq që teksa dëgjoja kryetarin e partisë time, m?u kujtua vetja jo shumë vite më parë kur e shikoja në dritë të syrit dhe ngazëllehesha me fjalët e bukura dhe dritën e shpresës, sikurse këta 72 të rinj të shkencave politike sot do ta shikonin atë.
Sot pas 4 viteve punë në parti unë mësova se nga e thëna në të bërë, fjalët me veprat, I ndan në mes një det I tërë.
Luli u tha të rinjve sot se po përgatitet që brenda partisë të bëjë transformime që do iu përgjigjen nevojave të politikës.
Po, krejtësisht dakort.
Por së pari do ti kërkoja unë Zotit Basha që transformimin t?a nisë nga vetia.
T?u japë demokratëve shembullin I pari, se për të mirën e përbashkët të partisë dhe shqiptarëve, ai e mposht egon dhe pranon garë të ndershme lidershipi brenda partisë, sepse ajo që bëri në korrik të 2017 nuk ishte garë.
Mediat transmetuan para shqiptarëve sesi u mbushën kutitë me vota duke manipuluar një proces që duhej të ishte sa demokratik aq edhe statutor.
Ky është principi që duhet të japim si shembull nëse duam që ky vend të ndërtohet dhe politika, mos të na marrë peng të ardhmen !
I pari duhet t?u dëshmosh të rinjve, garancinë dhe vullnetin për të respektuar demokracinë e brendshme, duke mbledhur dhe pyetur për të respektuar statutin, Këshillin Kombëtar që nuk është mbledh asnjëherë në 4 vite.
Sot para se t?u flasësh të rinjve për një politikë të ndryshuar, duhet t?u japësh atyre shembullin, sesi respektohet statuti, kur njihen kontributet e gjithëkujt, e kur duhet të ndërtohet meritokracia, e cila nuk është thjesht një fjalë e fjalorit për t?u mbushur mendjen demokratëve, por veprim e objektiv, që përfaqëson interesat publike nëpërmjet njerëzve të profileve të rëndësishme profesionale dhe publike, të cilët I ka me shumicë struktura qëndrore e Partisë, si Kryesia a K.K.
Por lipset vullnet për ta respektuar strukturën dhe kohë për ta njohur atë.
Ndryshe ngasa deri më tani, ku në pozicionet e rëndësishme publike të politikës shqiptare, interesin e shqiptarëve e përfaqësojnë profile të ulta profesionale nga ata që I gjen me shumicë në ? tregun kinez?.
I dashur kryetar,
Para se t?u flasësh të rinjve për nevojat e kohës në politikë, zhvillo zgjedhjet për lidership në parti, që ato të jenë legjitime, mos ki kurrëfarë frike, përkundrazi, ?kundërshtarëve? do t?u mbyllet goja dhe do t?u ulet koka përpara teje, duke u dhënë shembullin se ti mbi cdo gjë vë interesin statutor dhe principin demokratik të rregullave të barabarta për gara dhe shtrëngimit të dorës ndaj kundërshtarit.
Vetëm kështu ti do të triumfosh dhe ngjallësh shpresë jo vetëm për demokratët, por edhe shqiptarët, që nuk po dinë kujt ti besojnë më.
Forumet e partisë që kanë punuar 4 vjet për ty, tërësisht me kontributet e tyre, ku më të cmuara ishin koha dhe integriteti profesional e moral që të dhuruan, janë ekipi më I afërt dhe rëndësishëm, të cilin duhet ndershmëri ta besosh dhe frymëzosh!
Ti thua se : ?Ne po përgatitemi të bëjmë transformime në PD, jo vetëm për gjendjen e brendshme, por edhe për t?iu përgjigjur nevojave të politikës dhe se sistemi aktual ka falimentuar, për shkak të varfërisë, krimit dhe korrupsionit?. Sipas teje njerëzit e zot nuk ecin dot përpara, pa patur një ndërhyrje tek pushteti.
Cfarë bëre ti për të ndërtuar meritokracinë në 4 vjet brenda strukturave të PD ? Cfarë quhet meritokraci ? Kush punon më shumë apo kush paguan më shumë ? kush ka investuar për CV e për shkollim apo kush ka investuar në bisnes ?
Ju pyesni të rinjtë sesi mund të ndryshohet ky sistem? Dhe vetë u përgjigjeni atyre se ky sistem ndryshohet me meritë, me zgjedhje të lira dhe të zgjedhurit të japin llogari para të zgjedhurve dhe jo para kryetarëve të partive dhe kryeministrave.
Po ju Zoti Basha ku jepni ju llogari sepse kryesia e partisë mblidhet rrallë e po kaq rrallë në kohën e duhur, ndërsa këshilli kombëtar asnjëherë.
Ftesë e hapur për ju me dorë në zemër se sygjerimet e mia do t’i merri parasysh, ato përfaqësojnë edhe mendimin e cdo të riu demokrat që sot e shqetëson mungesa e shpresës dhe demokracisë.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond...
Gjykata e Imperias në Itali dha dënime të rënda për një band...
Ekzaminimet prenatale, Bi-testi zbulon anomalitë gjatë shtat...
Helmimi i ish-spiunit rus Sergei Skripal, ka sjellë një sërë...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë ku ...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) paralajmëron inves...
Shoqata e industrialistëve italianë në Shqipëri, gjatë aktiv...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim të...
Shkrimtarja e madhe Isabel Allende, një nga kryeveprat e saj...
Shivai gatuan ndërsa Omkara dhe Rudra e pyesin për Anikën. S...
Aslihan rrëzohet nga froni. Bahadir bej arrin të bëhet i par...
Kamera e fshehtë e “Stop” sjell sonte një rast të një person...
Për çfarë do të flitet në mbledhjen mes Ejlylit, Aliut dhe S...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nëpërmjet një deklarate për ...
Të tjera lëvizje kanë ndodhur sot në institucionin e Ministr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur sot n...
Bashkimi Evropian ka ofruar mbështetje për zgjidhjen e probl...
Mediat greke shkruajnë sot se kryeministri shqiptar Edi Rama...
Komisionit i Integrimit është kthyer në arenë debati mes dep...
Dje Lulzim Basha me stilin e tij të “show man-it” bëri një f...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...