web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ushqimi i zi, trendi i ri në tavolinë që po “çmend” universin e gastronomisë

23 Mars 2018, 14:20, Lifestyle CNA

Kjo është tendenca e fundit që po ?çmend? universin e gastronomisë: ushqimet me ngjyrë të zezë gjithnjë e më të pranishëm në menutë e të gjitha kategorive, shkruan tgcom.it

 

Ajo që bëri të ?shpërthente kjo lloj mode?, ishte sigurisht ngjyra e zezë e sepies, e cila ngjyroste fillimisht makaronat sipas traditës veneciane. Një tjetër ?mbret i zi? i kuzhinës është orizi i zi që derivonte nga Azia.

Kohët e fundit është shtuar shumë në menu ushqimi në ngjyrë të zezë falë elementit që i bën të tilla: karboni vegjetal. Një substancë natyrale që ndihmon në thithjen e gasrave të stomakut, përdoret në brumin e makaronave dhe picat për të ofruar variantin e saj të kromuar që tërheq si ata që duan ushqimin e shpejtë, ashtu edhe ata që preferojnë pjatat me 5 yje. Karboni vegjetal është futur edhe në përpunimin e djathrave, i cili u jep një ngjyrë të zezë shumë interesante, pa i ndryshuar shijen./CNA





Lajmet e fundit nga