web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rrufeja godet për vdekje një 14-vjeçar teksa fliste në telefon

14 Mars 2018, 20:03, Kronika CNA

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Përlat të Mirditës, ku rrufeja ka goditur për vdekje një 14-vjeçar.

Sipas informacioneve paraprake nga vendi i ngjarjes, mësohet se i ndjeri është shtetasi me inicialet, B.D., i cili ka qenë duke kullotur bagëtinë.

Korenspondenti i News24, Pjetër Gjini, është shprehur se, 14-vjeçari ka qenë duke folur në telefon gjatë kohës që ndodhi ngjarja, ndërsa personi tjetër që po komunikonte me të dëgjoi zhurmën e madhe dhe më pas lajmëroi familjarët.

I mituri është gjetur i pajetë nga familjarët e tij, që kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku janë përballur me ngjarjen e rëndë. /CNA.al





Lajmet e fundit nga