web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ishte shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh/ Arrestohet 36 vjeçari

14 Mars 2018, 20:07, Kronika CNA

Policia e Durrësit, ka vënë në pranga, në portin e qytetit një shtetas të shpallur në kërkim, për trafikim narkotikësh.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se i arrestuari është shtetasi Dino Abazi, 36 vjeç.

Ky shtetas më datë 14.03.2018 ka ardhur i deportuar nga shteti Italian dhe pas verifikimit nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në Drejtorinë e Policisë Kufitare dhe Migracionit Durrës, rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë pasi:

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, më datë 22.11.2017, ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest me burg?, për veprat penale ?Trafikim i lëndëve narkotikë?, ?Pastrim i produkteve të veprës penale? dhe ?Grup i strukturuar kriminal?. /CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga