Zbardhen të tjera detaje/ Gjenden 3 armë në stanin ku fshihej Braçellari
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Kompania AL.Global Oil -që në muajin janar 2018 finalizoi blerjen e Uzinës së Naftës në Fier për 5 milionë dollarë, pas një ankandi të bankave për shitjen e uzinës që prodhonte bitum, pjesë e rafinerisë ARMO, ? tashmë po bëhet gati që ta vënë atë në punë duke ndjekur procedurat standarde të lejeve mjedisore. Burime pranë kompanisë thanë se së shpejti do të nisë edhe aktiviteti, nisur nga fakti që kërkesa në treg për bitum nxitur nga investimet publike është e lartë dhe se tregu ka gjithmonë nevojë, si ai vendas ashtu dhe eksporti. Ndryshe nga rafineria e Ballshit, po pjesë e ARMO, që përpunon naftë, uzina që prodhon bitum vlerësohet se është e leverdishme.
Al Global Oil që aktualisht ushtron aktivitetin në import dhe eksport të hidrokarbureve të gjitha llojeve, të karburanteve, naftës, gaz dhe nënprodukteve të tyre me shumicë si dhe përpunimi i naftës bruto dhe nënprodukteve te saj ka kërkuar pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit rinovim të lejes mjedisore. Më herët Uzina e Fierit ka ushtuar aktivitetin nën një leje të vjetër të dhënë në vitin 2008.
Referuar dokumenteve zyrtare aktiviteti do të zhvillohet në një sipërfaqe prej 70 mijë metrash katrorë të vendosur në dispozicion të Uzinës e ndodhur në Jug Perëndim të Azotikut në kompleksin industrial të Fierit. Të njëjtat dokumente japin edhe detaje mbi kapacitetin si dhe teknologjinë e instaluar në uzinë.
Kapaciteti përpunues 500 mijë tonë/vit
?Uzina e Përpunimit të Naftës Fier është ndërtuar në vitet ?60 dhe ka filluar aktivitetin e saj përpunues në vitin 1968. Është projekt sovjetik dhe e vënë në punë nga specialistë shqiptar. Teknologjia është e vjetër dhe funksionon me një proces primar dhe jo te thelluar si K.P.TH.N.Ballsh. Produkti përfundimtar, i cili është i destinuar për tregtim, me standard përkatës, është bitumi. Kapaciteti i projektuar përpunues i Impiantit të Distilimit është 500 000 ton/vit nafte bruto? thuhet në dokument.
Vetë rafineria është e përbërë nga të paktën shtatë njësi që janë reparte dhe parqe. Konkretisht reparti A.V.T Distilimit Atmosferik dhe në Vakum, reparti Mekanik, reparti i Kip Elektrikut, reparti i bitumit, parku i rezervuarëve të lëndës së parë, parku i rezervuarëve të gjysëmprodukteve dhe holluesit, parku i rezervuarëve të bitumit.
Impiantet e rafinerisë janë teknologji sovjetike dhe në nevojë të vazhdueshme për remonte për shkak të vjetërsisë.
Zvarritja në ankande dhe lidhja me ARMO
Blerja e Uzinës së përpunimit të naftës në Fier u bë nga AL.Global Oil, e vetmja kompani që paraqiti ofertë, pasi kishin dështuar tre ankande radhazi për shitjen e uzinës. Uzina, pjesë e rafinerisë ARMO, ishte vënë në shitje nga bankat, për shkak të detyrimeve të papaguara të rafinerisë.
Fillimisht, në ankandin e parë uzina me gjithë pronat e saj u vlerësua me 20.6 milionë euro, por që pas tre ankandeve vlera kishte zbritur në 3.5 milionë euro. Ankandi i parë ishte zhvilluar në tetor dhe i treti në fillim të dhjetorit. Në 9 janar, përmbaruesi TDR u propozoi palëve kreditore, Albpetrol, Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj, Dega e Doganës Fier dhe Bankën Raiffeisen, se pas dështimit të tre ankandeve për shkak të mungesës së interesit, ligji parashikon që ?Kur kreditorët që kërkojnë të marrin sendin kundrejt kredisë ianë disa, përmbaruesi gjyqësor deklaron blerës kreditorin që brenda 3 ditëve nga propozimi iep çmimin më të lartë se çmimi i caktuar për ankandin e ri?.
Por, disa ditë më pas është paraqitur oferta e AL.Global Oil prej 5 milionë dollarësh, e cila është pranuar nga përmbaruesi, i cili ka vendosur që të kalojë në pronësi të shoqërisë pronat e pranuara prej tij. Blerësi është një kompani e krijuar në vitin 2016 dhe aksionerë të saj janë Arjan Dhimertika, Qazim Qazimi dhe Ridgers Mema. Ndërsa në bordin mbikëqyrës të kompanisë janë dy sipërmarrës të njohur në fushën e naftës, Shefqet Kastrati i grupit më të madh të naftës në vend, ?Kastrati? dhe Frident Kuqi i ?Europetrol Durrës Albania?, operatori i dytë më i madh i naftës në vend.
ARMO, e krijuar në vitin 1999 si kompani shtetërore, ka dy rafineri, atë të përpunimit të naftës në Ballsh dhe të bitumit në Fier. Rafineria e naftës deri pak javë më parë ishte në përdorim nga kompania offshore IRTC, e cila së fundmi e braktisi atë duke lënë rreth 60 milionë euro të papaguara dhe punonjësit pa paga. Aktualisht rafineria e ballshit i ka kaluar një tjetër kompanie, Allum Enterprise, ndërsa puna nuk ka filluar ende, ndonëse po negociohet me punonjësit.
Historia e ARMO
Në vitin 2008 ARMO u privatizua nga grupi Taçi Oil, që mori në kontroll 85% të aksioneve të ARMO nëpërmjet kompanisë Anika Mercuria Rafinery Associated Oil, AMRA Oil, për 128 milionë euro. Grupi Taçi është tashmë i falimentuar dhe pronari i saj Rezart Taçi është në ndjekje penale për evazion fiskal.
Në vitin 2013, azerët e Heaney Assets Corporation blenë paketën e aksioneve të AMRA Oil. Azerët e përdorën për pak kohë kompaninë dhe më pas u tërhoqën. Në 2014-2015, përmes qiradhënies ARMO-n e shfrytëzuan Deveron Oil Albania, TPD-Trading Petrol & Drilling. Pas një periudhe disamujore ku aktiviteti mbeti pezull në shtator 2016 erdhi ITRC, që e mbylli si gjithë të tjetër, me një fund pa lavdi.
15% të aksioneve të ARMO-s janë ende në pronësi të shtetit, por nga institucionet shtetërore historikisht ka munguar transparenca se çfarë po ndodh me një nga kompanitë më të rëndësishme në vend.
ARMO ka një mal me detyrime ndaj shtetit dhe të tretëve, ku vetëm ndaj shtetit detyrimi në total (pa llogaritur fshirjet nga amnistia) i ka kaluar 250 milionë euro. /Monitor
Grupi i punës në Ministrinë e Financave dhe Institutin e Sig...
I ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, eksperti i ekono...
Skema e ndihmës ekonomike, ditët e fundit është shndërruar n...
Janë 8201 individë, të cilët në vitin 2016 kanë deklaruar el...
Biznesmenët shqiptarë tashmë nuk kanë kurrfarë kompleks infe...
Zoti i ka dhënë Shqipërisë një natyrë kaq të bukur në kaq pa...
FAO ka prezantuar sot një platformë të re online për raporti...
Ministri Niko Peleshi ka pritur sot pranë ambienteve të mini...
Nëse keni ndërmend të merrni një taksi në Tiranë nuk ua sugj...
Shqipëria duke përfshirë njerëzit, pasuritë natyrore dhe pro...
Autoriteti i Konkurencës ka gjobitur me rreth 48 milionë lek...
Pas akuzave të opozitës, sipas të cilës ekonomia është në ko...
Banka Botërore ka bërë publik të plotë dokumentin e Vlerësim...
Biznesi i veshjeve të përdorura, i njohur si “Gabi” ka shënu...
Konfindustria njofton se do t’i kërkojë zyrtarisht qeverisë ...
Gjatë vizitës një ditore në Qarkun e Gjirokastrës, Ministri ...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka mbajtu...
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili në një int...
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj në një kon...
Deri dy vjet më parë, importet nga Kolumbia ishin minimale. ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...