Kur do të votohen në PD Gaz Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj?
Dje është zhvilluar mbledhja e dytë e Këshillit Kombëtar, ...
Dje është zhvilluar mbledhja e dytë e Këshillit Kombëtar, ...
Autoriteti i Konkurencës ka gjobitur me rreth 48 milionë lekë dy kompanitë celulare Vodafon dhe Telecom për shkelje të rëndë të konkurencës. Në vendimin e marrë në muajin shkurt por të publikuar vetëm 2 ditë më parë, thuhet se AK ka konstatuar mospërmbushjen e detyrimeve të vendosura nga Komisioni i Konkurrencës me Vendimin Nr. 475, datë 21.09.2017 nga ndërmarrjet ?Vodafone Albania? SHA dhe ?Telecom Albania? SHA, ndaj dhe këto dy kompani gjobiten për shkelje të rëndë të konkurrencës, në masën 0.02 % të xhiros së secilës ndërmarrjeje për vitin paraardhës financiar, përkatësisht në shumën 3 011 173 lekë për Vodafone Albania dhe në shumë 1 779 108 lekë për ndërmarrjen ?Telecom Albania?. Pra të dy kompanitë celulare janë gjobitur në total me afro 48 milionë lekë të vjetra.
Shkeljet e 2 kompanive celulare
Në vendimin Nr. 475, Datë 21.09.2017, Autoriteti i Konkurencës u kërkonte kompanive që operojnë në tregun e telefonisë celulare që brenda 90 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi të merrnin masa për aplikimin dhe publikimin e çmimit për njësi për çdo shërbim (lekë/min., lekë/sms, lekë/MB, etj.) që përmbajnë paketat standarde, duke informuar Autoritetin e Konkurrencës. Po në këtë vendim, AK bëri me dije se do të fuste nën monitorim tregun me pakicë të shërbimeve celulare për një periudhë 1 vjeçare, duke filluar nga data 1 tetor 2017, pra një muaj pas këtij vendimi. AK kërkoi që gjatë periudhës së monitorimit, kompanitë celulare të njoftojnë paraprakisht pranë Autoritetit të Konkurrencës të gjitha ndryshimet e kryera në paketa standarde, oferta promocionale, tarifa standarde, etj., që do të hedhin në treg. Mesa duket kompanitë celulare nuk i kanë plotësuar kërkesat e AK, për çka dhe janë ndëshkuar me gjobë. AK thotë në vendimin e publikuar 2 ditë më parë se kompanitë Vodafon dhe Telekom kanë shkelur nenin 74 të Ligjit Nr. 9121/2003. Por çfarë parashikon ky nen? ?Komisioni vendos gjoba, në masën deri në 10 për qind të xhiros së ndërmarrjes, të vitit financiar paraardhës, për çdo ndërmarrje pjesëmarrëse që: shkel nenet 4 e 9 të këtij ligji; nuk zbaton vendimin për marrjen e masave të përkohshme, sipas nenit 44; nuk përmbush kushtet dhe detyrimet në mbështetje të një vendimi të marrë, sipas neneve 45, 50 pika 2, 56, 57 dhe 60 pika 2 të këtij ligji; realizon një përqendrim i cili ka efekte të kufizimit të konkurrencës në treg, duke mos respektuar detyrimin e nenit 14, përveç rastit kur realizimi i përqendrimit është autorizuar shprehimisht, sipas nenit 60 të këtij ligji; realizon një përqendrim të ndaluar nga Komisioni ose nuk merr masat e nevojshme për rivendosjen e konkurrencës, sipas nenit 62 të këtij ligji?, thuhet në nenin 74 të ligjit Nr.9121, Datë 28.7.2003, për mbrojtjen e konkurrencës./ Gazeta Sot
Pas akuzave të opozitës, sipas të cilës ekonomia është në ko...
Banka Botërore ka bërë publik të plotë dokumentin e Vlerësim...
Biznesi i veshjeve të përdorura, i njohur si “Gabi” ka shënu...
Konfindustria njofton se do t’i kërkojë zyrtarisht qeverisë ...
Gjatë vizitës një ditore në Qarkun e Gjirokastrës, Ministri ...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka mbajtu...
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili në një int...
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj në një kon...
Deri dy vjet më parë, importet nga Kolumbia ishin minimale. ...
Rritja e çmimeve botërore për drithërat kryesore dhe produkt...
Totali i kursimeve në banka në muajin janar qëndroi në nivel...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, gjatë viz...
Themeluar 85 vite më parë mbi një ide sa të thjeshtë aq edhe...
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka nisur pozitivisht ...
Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë në axhendën e tyre një se...
Po bëhen gati dy dekada nga mosfunksionimi i Aeroportit të K...
Kontraktorët i janë vënë pas kompanisë Ionian Refining dhe T...
Ekonomia shqiptare dominohet nga sipërmarrjet e vogla, ndërs...
Skema e pensioneve që qeveria ka përgatitur, parashikon që p...
Banka e Shqipërisë ka publikuar në faqen e saj një njoftim t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...